Ajetullah Kermani udhëhoqi namazin e Kurban Bajramit në Teheran
Besimtarët në Teheran të dielën, duke shënuar Kurban Bajramin, falën namazin e Kurban Bajramit nën udhëheqjen e Ajetullah Muhammed-Ali Muvahedi Kermani, në Universitetin e Teheranit.
Miliona muslimanë anembanë Iranit po festojnë Kurban Bajramin, e cila shënon kulmin e vjetor të Haxhit.
Gjatë kësaj feste fetare, muslimanët presin kurbanë dhe shpërndarjnë mishin në mesin e miqve, familjes dhe të varfërve.
Me këtë festë përkujtohet Profeti Ibrahim ose Abraham (a.s,) me bindjen e tij për qëllim hyjnor për të sakrifikuar djalin e tij, Ismailin (a.s.). Megjithatë, Zoti i siguroi Ibrahimit (a.s.) një qengj për të sakrifikuar.
Miliona muslimanë në mbarë botën e festojnë këtë ngjarje të mbarë dhe mblidhen me xhematë në mëngjes për të falur bashkarisht Namazin e Kurban Bajramit.
Ritualet kryesore të Haxhit kryhen gjatë një periudhe pesë-ditore nga dita e 8-të deri në ditën e 12-të të muajit Dhul-Hixhxhe, sipas Kalendarit Hënor të Hixhretit (Kalendari Musliman).
Haxhi është një ritual fetar, i cili duhet të kryhet të paktën një herë në jetë nga çdo mysliman e muslimane që ka mundësi materiale e shëndetësore.