Xhamia mirëpret të gjitha fetë
Nxitur nga shpresat për të përcjellë imazhin e vërtetë të Islamit, myslimanët në qytetin Somerset Bridgwater, në Jug Perëndim të Anglisë, janë duke planifikuar një Qendër të Re Islame dhe Xhaminë që do të mirëpret jo-muslimanët që dëshirojnë të mësojnë më shumë mbi Islamin.
Ne do të hapë dyert tona për të gjithë në mënyrë që njerëzit mund të shohin se çfarë ne jemi, tha Muhammed Miah, arkëtari i grupit, për BBC të hënën, më 22 shtator 2014.
Qendra e Re Islame do të zëvendësojë ish-shtëpinë-faltore ku mbledheshim, në qytetin Bridgwater cila është shitur në një ankand verën e kaluar për £ 100,000.
Marrja e një granti prej £ 2500 nga Këshilli i Qarkut Sedgemoor, riparime të vogla dhe renovimet do të ndërmerren për të përgatitur sallën kryesore për për namaz.
Aktualisht, faljet e namazit të Xhumasë janë duke u mbajtur në një ndërtesë, derisa salla kryesore të përfundohet.
Xhamia, duke hapur dyert e saj për jo-muslimanët, do të organizojë udhëtime shkollore dhe udhëtime ditore për të moshuarit për edukimin e tyre në Islam.
Së bashku në udhëtime, me ndërgjegjësime, mësimet në gjuhën arabe do të ofrohen edhe për fëmijët.
Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që komuniteti në Bridgwater dhe Sedgemoor të kenë mundësinë për të zbuluar të vërtetën në Islam, jo, për fat të keq, të kërkojnë në media dhe duke parë se çfarë bëjnë një pjesë e vogël e ekstremistëve, tha John Swayne, një konservator nga Diskritkti Sedgemoor i Komitetit për Grante në Këshillin e Rrethit.
Britania është shtëpia e një pakicë të konsiderueshme muslimane prej rreth 2.7 milion.
Në korrik 2012, një raport nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Ekonomike në Universitetin e Essex ka zbuluar se muslimanët janë më shumë gjasa të të gjitha grupeve të identifikohen me konceptin e 'Britishness.'
Në vitin 2011, sipas një sondazhi, është zbuluar se myslimanët në Mbretërinë e Bashkuar janë më atdhetarë se pjesa tjetër e popullsisë.
Në përgjigje të deklaratës Unë jam krenar që jam një qytetar britanik, 83% e muslimanëve thanë se janë krenarë që janë britanik!
Përqindja ishte më e lartë se mesatarja e popullsisë e cila shënoi vetëm 79%.