Iraku

Oferta ushtarake e Rusisë në Irak

Deri më tani, shpërbërja e shpejtë e Irakut nuk ka qënë një shqetësim i madh për Moskën. Situata në këtë vend rralë ka gjetur vend në raportimin e lajmeve ruse- ku Ukraina dhe çështjet e brendshme ruse kanë dominuar – dhe nuk duket të jetë një prioritet për zyrtarët e lartë rusë, edhe pse presidenti rus Vladimir Putin ka shpreshur “mbështetjen e plotë” për përpjekjet e kryeministrit iraken Nuri al-Maliki për të luftuar militantët, të cilët arritën të përzënë ushtrinë nga qytetet në veri dhe në perëndim të Irakut. Pavarësisht disa interesave të rëndësishme në Irak dhe në Lindjen e Mesme, qeveria e Rusisë nuk ka gjasa të përzihet shumë atje.

Duke folur në përgjithësi, siç shkruante edhe Fyodor Lukyanov për Al-Monitor, zhvillimet në Irak kanë konfirmuar kryesisht pikëpamjet ekzistuese të Rusisë. Kjo ka komponentë të shumtë. Së pari, në lidhje me Shtetet e Bashkuara, kriza e re ka qënë e tipit – të pata thënë – duke treguar atë që mintri i jashtëm rus Sergey Lavrov thoshte se Moska ka pohuar gjithmonë në kohën e pushtimit amerikan se “aventurizmi i amerikanëve dhe britanikëve atje nuk do të përfundonte mirë.” Ky ka qënë një refreni i vazhdueshëm i zyrtarëve rusë dhe i komentatorëve që prej vitit 2003.

Së dyti, kriza e re në Irak përputhet me kënvështrimin e Moskës se ishte një gabim nga Shtetet e Bashkuara zgjatja e luftës civile në Siri, duke ndihmuar rebelët, në vend të që mbështeste, apo të paktën të toleronte regjimin e Bashar al-Asadit në përpjekjet e tij për të luftuar grupet islamike, të cilat po përpiqeshin të rrëzojnë regjimin e tij, ashtu siç po bëjnë tani në Irak. Këtu, ankesa e Rusisë është e  fokusuar jo vetëm te Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, megjithatë, përhapja e krizës siriane edhe në Irak përforcon idenë e Rusisë se duke vepruar si padronët e milicive sunite në Siri dhe vende të tjera, Arabia Saudite dhe Katari nuk kanë vepruar mirë.

Nuk është akoma shumë e qartë se çfarë do të bëjë Kremlini në lidhje me Irakun. Sigurisht, Rusia perferon stabilitetin në Irak në vend të kaosit dhe preferon al-Malikin në vend të Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit (ISIS); në mënyrë ironike, Rusia ka fituar një rol më të rëndësishëm në sektorin e naftës në Irak, shumë më tepër nga ç’prisnin zyrtarët rus një dekadë më parë, duke përfshirë edhe fushën e madhe me naftë Kurna-2. Megjithatë, pavarësisht kritikave të Putinit dhe Lavrovit për administratëm e presidentit Xhorxh W. Bush për të mos shkuar në luftë në Irak, Rusia nuk e bëri këtë të madhe në marrëdhëniet SHBA-Rusi në atë kohë. Dhe më e rëndësishmja, Rusia nuk krijoni probleme për SHBA-të gjatë pushtimit, apo gjatë kohës së okupimit amerikan në vend.

Megjithatë, Rusia raportohet se i ka shitur Irakut një duzinë avionësh ushtarakë Su-25 të kohës sovjetike që do ta ndihmojnë të sulmojë militantët. Disa nga vionët janë dërguar tashmë -  edhe pse në copa, ato erdhen me avionë kargo bashkë me ekspertët rusë, të cilët do t’i bëjnë ata të fluturojnë. Duke qortuar Amerikën, al-Maliki ka murmuritur se Iraku është i “zhgënjyer” nga “procesi i gjatë” që kërkohet për të blerë avionë luftarakë amerikanë, dhe argumentoi se arsyeja pse ai bleu më përpara avionë britanikë, francezë apo rusë, ishte për të shmangur krizen. Ai shpreson se “në emër të Zotit, brenda kësaj jave kjo forcë do të jetë në funksion dhe do të shkatërrojë strofkat e terroristëve.” Ndërkohë pilotët irakenë kanë pasur tashmë disa përvoja me Su-25 dhe duhet të jenë në gjëndje t’i ngrenë ata në ajër shumë shpejt, por al-Maliki duke se është disi më shumë optimist se ç’duhet në lidhje me ndikimin e tyre.

Shitja e avionëve rus, në thelb paraqet vazhdimin e politikës së Moskës në Siri, në anën tjetër të kufirit Siri-Irak. Dhe është interesante se zëdhënësja e Departametit Amerikan të Shtetit Marie Harf u mundua të shmangte kritikat  në lidhje me marrëveshjen gjatë një pyetje nw një konferencë për shtyp më 27 qershor. Harf tha, “Ne nuk jemi kundër përpjekjeve ligjore të Irakut për të plotësuar kërkesat e tij ushtarake emergjente,”  dhe “Ne ndajmë këtu të njëjtin qellim; të ndihmojnë në luftimin e këtij kërcënimi” – duke mos përmendur gjë në lidhje me vonesat e mëtejshme të F-16.

Megjithatë, Rusia duket se nuk ka gjasa të bëjë më shumë se sa t’i shesë armë qeverisë së Irakut; ndryshë nga Siria, rreshtimi i objektivave të SHBA-ve dhe Rusisë e bën mbështetjen diplomatike të Kremlinit të panevojshme. Roli relativisht i kufizuar i Moskës pasqyron mjetet e saj të kufizuara, sidomos gjatë krizës në Ukrainë, e cila është shumë më e rëndësishme për Rusinë. Gjithashtu, kjo tregon ngurrimin  për t’u përfshirë më thellë – ndoshta pjesërisht për shkak të një rrëziku të përceptuar të të një nxitjeje nga vetë Rusia. Një zyrtarë i lartë i Kremlinit ma shprehu këtë shqetësim mua dhe një grupi të vogël kolegësh në vitin 2003, duke shpjeguar mungesën e gatishmerisë së Rusisë për të mbështetur pushtimin amerikan. Duke parë rolin e luftëtarëve çeçenë në Irak dhe në kryengritjen në Siri, ndoshta do të jetë e pamundur për Moskën që ta injorojë këtë mundësi sot.

Dhe çfarë ajo që është më e rëndësishme, politika e jashtme e Rusisë në Lindjen e Mesme mbetet gjerësisht mbrojtëses edhe pas dy dekadash nga pavarësia post-Sovjetike. Pavarësisht interesave ekononike, poltike dhe të sirgurisë të Rusisë në Lindjen e Mesme – një rajon që e prek Rusinë në mënyrë periferike – qëndrimi i Moskës rrallëherë ka shkuar përtej mbrojtjes së interesave të veta të sigurisë dhe pohimit të një roli gjeopolitik, duke kërkuar zgjerimin e lidhjeve të saj tregtare.

Duke marrë parasysh se interesat politikë të Rusisë në Lindjen e Mesme mbeten gjithsesi të vogla në krahasim me dy rajonet e tjera fqinje të saj, Europa dhe Azia, dhe paqëndrueshmëria në Irak dhe Siri ka një impakt indirekt në lidhje me sigurinë, qëllimet gjeopolitike të Kremlinit mund të jenë më të rëndësishme: ndikimi përtej fqinjëve të tij është thelbësore për pretendimin e Rusisë për një statur global më të madh. Nga ky kënvështrim, Lindja e Mesme ofron shumë më tepër mundësi se sa Eurpopa, Azia apo hemisfera perëndimore, e cila është rajoni i ndikimit edhe të dy fuqive të tjera, dhe gjithashtu edhe më shumë se Afrika, ku Rusia ka shumë pak interes. Për fatin e mirë të Rusisë, kombinimi i shitjes së armëve, vetoja në Këshillin  e Sigurimit dhe diplomacia aktive ndoshta janë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e saj.