Shpërndahen në Jemen “Komentet e Kur'anit”
Janë shpërndarë në Jemen 50.000 kopje të “Komenteve të Kur’anit”.
Sipas raportit të gazetës së përditshme Al-Kad, kopjet e e Komenteve të Kur’anit me titull: Tafsir al-Ushr el-Akhir min el-Kur'an el-Karim janë dhuruar, shpërndarë nëpër xhami, shkolla, qendra arsimore, bibliotekat publike dhe në Qendra të Hivzit, aty ku mësohet Kur’ani përmendësh.
Ky veprim ka për qëllim promovimin e Mësimeve Islame në shoqërinë jemenase, duke ndihmuar familjet të përfitojnë nga libri me komente të Kur'anit dhe fikut, drejtësisë.
Libri me titull: “Tafsir al-Ushr el-Akhir min el-Kur'an el-Karim” përfshin komentimin e sures së parë të Kur'anit të Shenjtë, si dhe tre Xhyza të fundit (pjesë) të Librit të Shenjtë, Kur’anit.
Libri me komente të Kur’anit ka 132-faqe, është përkthyer dhe botuar në disa gjuhë deri më tani.