Liban

Nasrallah: Ndalimi i kërcënimit të terroristëve tekfiristë prioritet i Hezbullahut

Ndalimi i kërcënimit të terroristëve tekfiristë dhe ruajtja e Libanit kundër përhapjes së dhunës janë ndër prioritetet kryesore Hezbullahut, tha Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Libaneze të Rezistencës Hezbullah,  Sejid Hassan Nasrallah.

 

Prioriteti i Hezbullahut në sferën kundër rreziqeve është (lufta) kundër terrorizmit tekfiristë, parandalimi i shpërthimit të trazirave dhe pasigurisë në Liban, si dhe ruajtja dhe forcimi i stabilitetit dhe unitetit kombëtar të Libanit, tha Sejid Hassan Nasrallah.

 

Ai i bëri këto komente të marten, në një takim me Sekretarin e Lartë të Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Iranit (SNSC), Ali Shamkhani në Bejrut.

 

Nasrallah vlerësoi,  gjithashtu, Republikën Islame të Iranit për mbështetjen e saj të vazhdueshme për lëvizjen anti-izraelite të rezistencës dhe kontributin e tij në luftën kundër terrorizmit.

 

Pa e përmendur direkt me emër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  cila ka formuar një koalicion për të shkatërruar Shtetin Islamik në Irak dhe Levant (ISIL) grup terrorist, Nasrallah shtoi, Përballja me kërcënimin në rritje të tekfiristëve terroristë kërkon veprim të mirëfilltë dhe shmangien e standardeve të dyfishta dhe sjellje të dyshimtë.

 

Ali Shamkhani, nga ana e tij, përshëndeti Hezbullahun si një faktor balancues në arenat politike dhe të sigurisë të Libanit, duke thënë se populli arab do të jetë gjithmonë mirënjohës për Hezbullahun për luftën parandaluese  kundër kërcënimit të terroristëve tekfiristë.

 

Gjatë muajve të fundit, Libani ka qenë i kërcënuar nga terroristët që janë të lidhur me al-Kaidën, të cilët besohet se kanë infiltruar në Liban nga kriza e Sirisë.