Eksperti: Hamasi dhe Hezbollahu po luftojnë kundër terrorit të Izraelitdhe ISIS-it
Press TV ka zhvilluar një intervistë me Kevin Barret, iVeteran’s Today, nga Madisoni, rreth ministrit të jashtëm izraelit Advigor Lieberman, i cili ka pranuar se Hamasi tani është mëi fuqishëm ushtarakisht dhe politikisht.
Në vijimkeni njëtranskriptimtë përafërt tëintervistës.
Press TV: Nuk është diçka e zakonshme që Izraeli të bëjë deklarata të tilla, në këtë rast të dala nga minitri i tij i jashtëm, i cili në një farë mënyrë nuk e merr seriozisht komunitetin ndërkombëtarë, sipas të ftuarit tonë Aaron Klein, nga New Yorku. Reagimi juaj!
Barrett: Shumë nga gjërat që ai tha janë krejtësisht pa lidhje, por ai ka të drejtë kur thotë se komuniteti ndërkombëtar e shikon Liebermanin si një klloun psikopat të rrezikshëm.
Ai është avokati kryesor i holokaustit ndaj palestinezëve, i vendosur të shkatërrojë popullin palestinez, të vrasë pjesën tjetër dhe të përndjekëkëdo që iken nga Palestina. Po, Lieberman është një lunatik dhe ne të gjithë e dimë këtë.
Për sa i përket mënyrës së si z. Klein e përshkroi atë që ndodhi gjatë sulmit të fundit në Gaza, ai na ka dhënë një këndvështrim tipik të MOSAD-it, i cili ka shumë pak lidhje me realitetin.
Ky konflikt nuk filloi sepse Hamasi e sulmoi Izraelin, por sepse ky ishte një tjetër sulm i orkestruar nga Izraeli kundër civilëve të Gazës – ata e quajnë këtë “Të kositësh lëndinën.”
Kjo filloi duke nisur një operacion të rremë – për vrasjen e tre adoleshentëve izraelitë – ku të gjithë e thanë dhe e pranuan se nuk ishte Hamasi apo palestinezët që i vranë tre adoleshentët izraelitë.
Tre adoleshentët u vranë nga njerëz të lidhur me qeverinë izraelite, për të gjetur nje pretekst për mobilizimin e opinionit publik, në mënyrë që të sulmojnë Gazën. Dhe kjo ndodh virtualisht sa herë që Izraeli ndërmerr një sulm kundër palestinezëve. Përdoret një shprehje shumë e njohur, “Sulm terrorist” për të vënë në lëvizje opinionin publik në mënyrë që të autorizojë dhe të bëjë për vete popullin izraelit kundër sulmeve ndaj civilëve në Gaza.
Ata vranë fëmijë duke luajtur në plazh, shënjestruan ambulanca, spitale, qendra refugjatësh... ky ishte shënjestrim ndërkombëtar i civilëve... Madje, edhe vetë John Kerry qeshi për të ashtuquajturat sulme kirurgjikale... Asnjë vend tjetër në botë nuk i shënjestron civilët ndërkombëtarisht, përveç Izraelit. Izraeli ka një politikë kombëtare për të qëlluar fëmijët palestinezë për zbavitje (sport) – snajperistët e tyre janë të autorizuar të qëllojnë fëmijët palestinëzë për sport.
Press TV: Aaron Klein a keni ndonjë pyetje për z. Barrett?
Klein: Kur Hamasi qëllon raketa nga Rripi i Gazës në Tel Aviv – isha në Tel Aviv meqë ra fjala – në komunitetin hebre jashtë Gazës, kë po shënjestron Hamasi? A po shënjestron Hamasi objektiva ushtarakë, apo po i qëllon ato raketa pa dallim me qëllimin për të vrarë civilë.
Barrett: Hamasi është duke gjuajtur raketa relativish jo-vdekjeprurëse për fat të keq, dhe ato raketa nuk janë të sakta...
Forcat e Hamasit kanë bërëçdo përpjekje për të shënjestruar ushtrinë izraelite e jo civilët izraelitë. Dhe kanë pasur sukses.
Në kofliktin e fundit Hamasi ka vrarë, edhe sipas llogaritjeve të Izraelit, nja dy civilë aksidentalisht, dhe sipas Izraelit ata vranë 60 vetë ushtarakë, ushtarë izraelitë, ndërsa sipas Hamsit, ata kanë vrarë afërsisht 200 ushtarë izraelitë, kurse Izraeli ka masakruar (mbi) 2000 civilë palestinezë.
Më shumë se 90 për qind e njerëzve të vrarë nga Izraeli ishin civilë; 90 për qind të njerëzve që Hamasi vrau ishin ushtarë.
Klein: Po në lidhje me përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore, përdorimin e xhamive dhe shkollave për të qëlluar raketat – përgjigjiuni kësaj.
Barrett: Kjo është një shpifje. Pretendimi se palestinezët janë përdorur si mburoja njerëzore është krejtësisht një fabrikim dhe një shpifje e dalë nga propaganda izraelite. Faktet tregojnë se janë izraelitët ata që kapin fëmijë dhe gra e i përdorin ata si mburoja njerëzore.
Rripi i Gazës është kaq i populluar saqë nuk mund të shkoni diku e të mos jetë një zonë e populluar nga civilë; por nuk ka një qëllim sistematik për të përdorur mburoja njerëzore nga Hamasi, përkundrazi.
Megjithatë, izraelitët, kur shkojnë në Gaza, rrëmbejnë gra dhe fëmijë e i përdorin ata si mburoja njerëzore, dhe kjo është raportuar vazhdimisht në të gjitha mediat botërore. Jam vërtetë i habitur që ju nuk i paskeni parë këto.
Prandaj, taktikat e të dyja palëve janë në kontrast shumë të qartë: Hamasi vrau mbi 90 për qind ushtarë – shënjestra ushtarake; ndërsa izraelitët vranë mbi 90 për qind civilë - ata vranë afërsisht 2,000 civilë, shumë prej të ciëve ishin shënjestruar qëllimisht.
Kombet e Bashkuara dhanë 17 paralajmërime në një rast në një qendër refugjatësh, por izraelitët e bombarduan dhe vranë 50 civilë brenda saj. Izraelitëvazhdimisht qëllojnë civilët me snajper.Izraelitët u mburren se kishin vrarë 13 fëmijë në një ditë. Kjo është një sjellje rutinë nga izraelitët, e nuk ndodh vetëm kur ka luftë në Gaza. Kjo ndodh çdo ditë, e çdo javë.
Shifra e 90 për qindëshit të vrasjes së palestinezëve është marrë nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe mediat ndërkombëtare.
Press TV: Për sa i përket rolit të Izraelit në mbështetjen e ISIS-it dhe grupeve të tjera terroriste, z. Klein pranon se kjo ishte një politikë e pamenduar e qeverisë izraelite. Ai ngre akuza kundër Iranit gjithashtu për financim dhe mbështetje të grupeve xhihadiste në rajon, duke dhënë shembullin e Hamasit në Gaza dhe Hezbollahut në Liban. Cila është pikëpamja juaj në lidhje me këtë?
Barrett: Hezbollahu ka luftuar kundër terrorizmit në dy fronte: po lufton terrorizmin e izraelitëve, i cili është terrorizëm i mbështetur nga shteti – siç e përmenda më herët Izraeli ka një politikë sistematike të vrasjes së fëmijëve palestinezë nga snajperistat. Kjo është e gjitha e dokumentuar nga një gazetë mjekësore britanike; dhe Chris Hedge është dëshmitar okular se si ushtarët izraelitë i qëllojnë [fëmijët] për sport.
Hezbollahu gjithashtu po lufton terrorin xhihadist tekfirist, të këtyre lunatikëve të ISIS-it. Këta janë po aq të këqinj sa zionistët. Prerjet e kokave nga ata janë po aq të këqia sa vrasja e fëmiëjve palestinezë për sportnga zionistët.
Ndërsa Hezbollahu është një orgazinatë rezistence kombëtare legjitime, e krijuar për të shporrur pushtuesin izraeli nga Libani. E kjo është krejtësisht legjitime.
Në fakt, rezistenca kundër pushtimit nuk është e ligjshme, por në shumë raste konsiderohet si e detyrueshme. Nëse vendi yt pushtohet, ju keni jo vetëm të drejtën, por edhe detyrën të luftoni për të shporrur pushtuesit, siç bëri rezistenca franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër nazistëve.
Rezistenca palestineze ka çdo të drejtë të luftojë për të shporrur pushtuesit zionist nga Palestina; ndërsa Hezbollahu ka çdo të drejtë të luftojë për të shporrur pushtuesit zionistë nga Libani.
Prandaj, Hezbollahu nuk është një organizatë terroristë, por një organizatë rezistence. Po lufton kundër grupeve terroriste, si këta të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS), i cili në të vërtetëështë Shteti JO-Islamik i Shteteve të Bashkuara, i krijuar dhe financuar nga vetë zionistët dhe trajnuar nga bazat amerikane të CIA-s në Jordani, e më pas të ndërsyer në rajon për të krijuar kaos, në mënyrë që tëndajnë të gjitha këto vende, përfshirë Irakun, në pjesë përgjatë kufinjve sektarë, në interesin strategjik të Izraelit.
Press TV: Avigdor Lieberman tha: “Hipokrizia duhet të marrë fund, kjo është e vetmja mënyrë për të krijuar një qendër ndërkombëtare për të luftuar fenomenin që na kërcënon të gjithëve.”
Po në lidhje me programin bërthamor të Iranit?
Barrett: Israeli ka kërcënuar çdo vend kapitalist, jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në Europë me “Opsionin Samson”, Thonë se do të bombardojnë Europën, se do të qëllojnë kryeqytetet e Europës me armë bërthamore, e po ashtu edhe kryeqytetet e Lindjes së Mesme, nëse ndihen të kërcënuar ekzistencialisht.
Israeli është shteti më i madh terrorist në botë; ai është një shtet bërthamor mashtrues – të gjithë e dinë këtë. Ata kanë me qindra armë bërthamore; ata kanë qënë të përfshirë në vjedhje të armëve bërthamore dhe në ndërtimin e armëve biologjike dhe bërthamore në Afrikën e Jugut. Izraeli është shteti dhe grupi më terrorist në botë.