Shqipëri

Rracizmi etnogjeografik si fenomen i panevojshëm midis luftës dhe paqes njerëzore

Dihet tashmë, që nga zanafilla, se njerëzimi ka një prejardhje të përbashkët. Flitet në cdo libër fetar, apo edhe në cdo document shkencor se njerëzit kanë një prejardhje që i identifikon si pasardhës të njëri-tjetrit. Feja njeh Ademin dhe Havanë si ata që përcaktuan gjenezën e parë  të njerëzimit në Tokë. Shkenca njeh majmunin si gjenezë fillestare. Pavarësisht debateve se nga e ka prejardhjen njerëzimi, një gjë është e sigurt. Njeriu ka një prejardhje të përbashkët.

Cfarë mendojnë natyralistët mbi këtë cështje? Natyralistët e kanë mbështetur klasifikimin e tyre të specieve mbi konstatimin se disa tipare anatomike riprodhohen, prej trashëgimisë me rregullsi dhe përhershmëri. Sot, ne dimë, se keto tipare tranformohen nepërmjet akumulimit trashigimor te ndryshimeve të padallueshme, mirëpo nëse marrim në shqyrtim vetëm periudhën e shkurtër të kohëve historike, mund të themi se speciet janë të pandryshueshme. Aplikimi tek njeriu i metodave të klasifikimit të natyralistëve krijoi mundësinë e caktimit të një numri tipesh krejtësisht të dallueshëm. Duke u bazuar në tipare anatomike krejt të qarta, si, ngjyra e lekurës, forma dhe kapaciteti i kafkës, u bë e mundur të vendoset se gjinia njerëzore përfshinë shumë specie të ndara qartë, dhe ndoshta me origjina te ndryshme.

Në fakt,  rracizmi nuk përfaqëson vetëm natyrën e tij, por edhe origjinën. Që do të thotë se origjina e tij është në përpjestim të drejtë më natyrën. Nëse rracizmi ka fituar këtë tipar që zotëron sot, nuk është efekt i rracave të ndryshme, por i ngjarjeve historike. Rracizmi lindi me krijimin e Shteteve. Këto shtet u krijuan nga Fise të ndryshme pa emër të cilat u quajtën Fise Barbare. Këto fise ishin krijesa njerëzore të harruara edhe të vecuara nga turma tjetër të cilët u

 

shkëputën që kur u ndanë fiset në Bashkësi. Ata që rezultuan më të fortë, krijuan Tributë e tyre rracjale, ndërsa pjesa tjetër u dyndën si barbarë (fisi Dor) duke plackitur edhe pushtuar pasuritë e rracës tjetër. Më pas, me evolucjonin e mirëqënjes, kur u krijuan Mbretëritë, lindi edhe smira. Këta fise, shpallën luftë edhe sulmuan për arsye mbijetese duke e përdorur rracizmin si kleckë lufte. Përmendim këtu rastin e nazizmit ku Diktatori i Botës Adolf  Hitler vrau edhe eleminoi me mijra Hebre gjoja se këta njerëz nuk i përkisnin rracës Arjane, por në fakt arsyeja kryesore ishte plackitja e pasurisë së tyre meqë Hebret nuk e pranuan thirrjen e Hitlerit për ndihmë ekonomike për të sulmuar fuqitë e mëdha. I zilepsur nga pasuria e tyre, Hitleri vendosi ti sulmonte ata në gjumë natën vonë duke goditur të parën Poloninë dhe duke u justifikuar se aa nuk ishin rracë e pastër edhe për këtë duheshin eleminuar për të pastruar rracën njerëzore duke len vetëm atë Arjane, pasardhës të Iluminatit si e vetmja rracë e kulluar në Tokë.

Rracizmi nuk është parë vetëm në Zanafillë, por edhe në Evolucjon. Sot kemi rracizëm Gjinor, Etnik dhe Gjeografik. Shumë njerëz trregojnë rracizëm ndaj gjinisë tjetër, disa të tjerë ndaj një kombi tjetër, sic është rasti i Greqisë e cila shquhet për rracizëm ekstrem duke i dhënë shumë vetëvlerësim kombit të saj, por ky shtet nuk e di se, sipas dorëshkrimeve të Iluminatit, Perënditë e ashtuquajtura greke kanë four shqip dhe gjuha e parë Iluminate ishte gjuhë shqipe. Madje edhe planetin e tyre përfaqësues e quajtën Nibiru, për vet faktin se ky planet përfaqësonte një krijesë të vetme nga vijnë perënditë, pra Nibiru = Një Bir ose Biri i Vetëm. Këto fakte vlerësojnë prejardhjen e Shqipërisë në kontekst historik, por e vlefshme ëshë që këto fakte ti përdorim si dëshmi për të treguar përse nuk ka kuptim gjithë ky rracizëm. E përse duhet të trregohet rracizmi kur, sipas fakteve historike të gjihë njerëzit kanë një prejardhje? Përse duhet të trregohet rracizëm kur sektet fetare u krijuan për të pushtuar Botën duke shpërdoruar fjalën e Zoit? Përse duhet rrracizmi kur të gjithë jemi  pasardhës të pemës gjinekologjike të Ademit dhe Havasë (sipas Kur’ani Kerim)! Nuk vlen një rracizëm i tillë kur njerëzit janë vëllazër të njeri-tjetrit me dëshmi nga e kaluara. Ky  lloj rracizmi ndikon vetëm në përforcimin e ligësisë humane në Botë dhe avancimin e luftërave të përgjakshme. Nuk dihet nëse kjo është cështje e All-llahut që njerëzit ti japin vet fund ekzistencës së tyre si mallkim që nga trradhëtia e të parëve të Tokës, apo një ligësi njerëzore që është bërë objekt personaliteti i frymëzuar nga Satanai për të sfiduar All-Llahun. E vërteta mbetet mister sot e 300.000 vite më parë. Do të mbetet mister edhe pas 300.000 viteve që do pasojnë apo më shumë. Një gjë është e sigurtë. Nëse rracizmi do të vazhdojë të transformojë kuptimin e tij në mirëqenjen dhe evolucjonin e popullit, fundi i njerëzimit do të jetë shumë afër, nga ku do të thonë se vet njerëzit i dhanë fund ekzistencës së tyre, sepse ata gjithnjë keqkuptuan misjonin e tyre në këtë Botë.