Udhëheqësit myslimanë të Amerikës Latine tubohen në Turqi
Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijaneti) do të jetë mikpritës i një samiti për Udhëheqësit Myslimanë të Amerikës Latine në muajin nëntor.
Samiti është pjesë e një përpjekje për të arritur komunitetet myslimane në mbarë botën, njoftoi gazeta e përditshme Hurriyet Daily News.
Këshilli Islam Euroaziatik, Liderët Fetarë të Afrikës, Muslimanët e Evropës, Kryetarët e Bashkësive Fetare të Ballkanit dhe Dijetarët e Botës Islame Për Paqe dhe Moderim, gjithashtu, do të marrin pjesë në këtë samit.