Izraeli dhe Arabia Saudite donë të sulmojnë Iranin
Izraeli dhe Arabia Saudite janë të gatshme të sulmojnë Iranin, në rast se Irani në bisedimet në Gjenevë arrin marrëveshjen me fuqitë botërore 5+1, lidhur me programin e vet nuklear
Gazeta britaneze The Sunday Times, e cila edhe më pare ka qenë burim për shumë informata të ”brendshme” në tensionet në mes Izraelit dhe Iranit, transmeton bazuar në burimet diplomatike, se Izraeli dhe Arabia Saudite janë të gatshme të sulmojnë Iranin, në rast se Irani në bisedimet në Gjenevë arrin marrëveshjen me fuqitë botërore 5+1, lidhur me programin e vet nuklear. Me 20 nëntor 2013 nis rundi i ri i bisedimeve në mes Iranit dhe përfaqësuesve të SHBA-së, Britanisë, Francës, BE-së, Gjermanisë, Rusisë dhe Kinës. Ekzistojnë indikacionet e forta se do të mund të arrihej zgjidhja sipas së cilës Iranit do të lejohet të zhvillojë energjinë nukleare civile në shkëmbim të mbikëqyrjes sa më të madhe dhe heqjes dorë nga disa instalimet për të cilën Perëndimi mendon se do të mund të shfrytëzohen për prodhimin e armatimit nuklear. Me fjalë tjera në horizont është zgjidhja kompromise e cila i përgjigjet edhe Iranit edhe SHBA-së.
Zgjidhja në Gjenevë, në kuadër të bisedimeve P+1, do të sjell epokën e re të afrimit të Iranit me shtetet perëndimore pas dhjetë vitesh të plota të tensioneve të rrezikshme, sanksioneve dhe kërcënimeve. Por kjo zgjidhje që do të arrihej, me ç’rast nuk planifikohet eliminimi komplet i programit nuklear iranian, si për qëllime ushtarake apo civile, është i papranueshëm për Izraelin. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se marrëveshja do të ishte katastrofë për Izraelin dhe se Izraeli do të jetë i detyruar të reagojë vet, duke u referuar në sulmin ushtarak mbi Iranin.
Burimet e The Sunday Timesit britanez flasin pikërisht për këtë mundësi, theksohet se agjentët e Mossadit izraelit janë në kontakt me zyrtarët saudit dhe se bashkërisht po punojnë në planin për sulmin ushtarak mbi Iranin, nëse bisedimet në Gjenevë nuk rezultojnë me eliminimin e plotë të programit Iranian nuklear. Të dhënat të cilët flasin se izraelitët dhe sauditët bashkërisht punojnë në planin e sulmit mbi Iranin, aspak nuk befasojnë pasi që këto dy shtete bashkëpunojnë në mënyrë aktive(megjithëse jo haptas) në shumë fusha, sikurse edhe në destabilizimin e Sirisë. Sipas shkrimit të gazetës britaneze Arabia Saudite i ka dhënë sinjal të gjelbër Izraelit për shfrytëzimin e hapësirës së vet ajrore në rast të sulmit në Iran, si dhe janë të gatshëm të ofrojnë edhe më tepër, duke aluduar në angazhimin e dronave(fluturakëve pa pilot), helikopterëve për shpëtim si dhe avionëve tanker (për mbushjen me karburant të avionëve në qiell).
Në rast se marrëveshja në Gjenevë nënshkruhet, opsioni ushtarak do të jetë në tavolinë. Sauditët janë të tërbuar, dhe të gatshëm të ofrojnë Izraelit tërë ndihmën që do të jetë e nevojshme , ka deklaruar një burim diplomatik anonim në bisedë për gazetën britaneze The Sunday Times.
Burimi: The Sunday Times, RT