Turqia kundër autonomisë kurde në Siri
Gul; Turqia nuk mund të lejojë një autonomi të kurdëve në Siri
Turqia paralajmëroi të premten se nuk do të pranojë deklaratën e kësaj jave të vetëqeverisjes së përkohshme nga ana e kurdëve në Siri.
Turqia nuk mund të lejojë një autonomi të kurdëve në Siri”, tha presidenti turk Abdullah Gul në komentet televizive në Turqinë lindore.
Të hënën, një grup i armatosur kurd, dominuar nga një parti në afërsi të grupimit kryesor kurd të Turqisë, deklaroi Vetëqeverisje në pjesën e Sirisë, nën kontrollin e tyre.
Kjo lëvizje ka ngritur alarmin në Ankara, e cila ka bërë fushatë ushtarake kundër kryengritësve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ku ka lënë më shumë se 40,000 njerëz të vdekur. Ajo aktualisht është e përfshirë në përpjekje të fundit për të arritur një marrëveshje paqeje me grupin e jashtëligjshëm.
Grupi i armatosur kurd nga Siria, i dominuar nga një parti motër PKK, Partia e Bashkimi Demokratik, mbanë sipërfaqe të madhe në pjesën veriperëndimore të Sirisë, pranë kufirit Turk.