Hizbullah: Disa shtete arabe të Gjirit Persik përkrahin ISIL-in
Një ministër që përfaqëson Lëvizjen e Rezistencës, Hizbullahun, në kabinetin libanez kritikoi disa shtete arabe të Gjirit Persik për mbështetje të terroristëve tekfiristë të ISIL-it.
Hussein Haxhi Hassan bëri këtë koment në një referencë të qartë për militantët e ISIL-it që veprojnë në Irak dhe Siri. Hussein Haxhi Hassan tha se ato vende tani janë të frikësuara nga përbindëshi që ata kanë krijuar në rajon, njoftoi Press TV.
Ministri paralajmëroi, gjithashtu, për një komplot për të dëmtuar imazhin e Islamit. Ai u ka bërë thirrje ndjekësve të të gjitha sekteve islame për t'u përballur me komplotin i cili e përshkruan çdo musliman si terrorist.
Komentet vijnë nga një avokat i të drejtave të njeriut, i cili tha të dielën se një seri dokumentesh të reja të lëshuara qëllimisht nga American whistleblower Edward Snowden tregon se udhëheqësi famëkeq i grupit të ISIL-it tekfiristi Ebu Bekr el-Bagdadi është trajnuar nga agjencia izraelite e spiunazhit, Mossad.
Sipas dokumenteve të lëshuara gjoja nga Edward Snowden, Ebu Bekr el-Bagdadi, i cili supozohet të jetë kreu i ISIL-it, është trajnuar nga Mossad për një vit dhe në fakt mund të jetë një agjent i Mossadit, Edward Corrigan, një avokat i të drejtave të njeriut nga qyteti Ontario, Kanadë, tha në një intervistë me Press TV.
Terroristët e ISIL-it, aktualisht kontrollojnë pjesën lindore të Sirisë dhe pjesën veriore dhe rajonet perëndimore të Irakut, ku janë kryer krime të tmerrshme haptazi.
Terroristët e ISIL-it kanë kërcënuar të gjitha komunitetet, përfshirë shiitë, sunnitë, kurdët, krishterët, jeziditë, dhe të tjerët.
Disa video të tmerrshme u publikuan qëllimisht për t’u treguar anëtarëve të grupit terrorist tekfirist të ISIL-it vrasjet brutale të myslimanëve shi’itë dhe të komuniteteve tjera në Irak.
Zyrtarët e lartë të Irakut kanë fajësuar Arabinë Saudite, Katarin dhe disa shtete arabe të Gjirit Persik për rritje e terrorizmit në vendin e tyre.
Grupi terrorist ka lidhje me inteligjencën e Arabisë Saudite dhe besohet të jenë i mbështetur në mënyrë indirekte nga regjimi izraelit.