Kulturë

U përurua në Pakistan Tefsiri (Komenti) Nur ul-Kur'an

Tefsiri Nur-ul Kur’an është një koment i shkruar nga Allama Manzur Ahmed Shah, i  cili u përurua me një ceremoni, ku morrën  pjesë, ndër të tjerë, edhe kryetari i Komitetit Ruet Hilal dhe ish ministra federal nga Sahivali, Panxhab, në Pakistanin Qendror.

 

Tefsiri i Kur'anit të Shenjtë përbëhet nga 16 vëllime të cilat kanë 4.000 faqe. Duke iu drejtuar ceremonisë së përurimit, Myftiu Munibur Rahman tha se Kur’ani i Shenjtë është i vetmi libër i cili është i sigurt në zemrat e miliona myslimanëve dhe kjo nuk mund të ndryshohet në asnjë mënyrë.

 

Ai tha se Tafsir ul-Kur'an (Komenti i Kur’anit) i shkruar nga Manzur Ahmed Shah, me bekimin e veçantë të Allahut të Plotfuqishëm, do të jetë i dobishëm për të kuptuarit Librin e Shenjtë. Ai më tej tha se të gjitha citimet në Komentin e Kur’anit, i cili është kompletuar pas tetë viteve, janë vërtetuara.  

 

Me këtë rast, me rastin e përurimit, ceremonisë ju drejtuan Ministri Federal, Aminul Hasnat, ish-ministri, Hamid Said Kazmi Mazhar Said Kazmi, Allama Ikbal, Prof. Ali Asghar Çishti, ish ministri federal,  Hanif Tajjib, Dr. Mazhar Farid, Myftiu Nurullah i Besirpurit dhe Ehsanul Hak.

 

Ata e përgëzuan autorin, i vlerësuan lartë përpjekjet e autorit të shquar. Manzur Ahmed tha se çdo pikë e Kur'anit është shpjeguar në bazë të hadithit. Pastaj, të gjithë të tjerët që kanë luajtur një rol në këtë drejtim janë shpërblyer me mirënjohje.