Vrasjet e bëjnë Hamasin edhe më të fortë, thotë Hanijeh
Komentet e Ismail Hanijeh vijnë pasi tre komandantë të lartë të krahut të armatosur të Hamasit, Brigadat Kassam, u vranë nga Izraeli të enjten.
Nënkryetari i zyrës politike të fraksionit palestinez, Hamasit, Ismail Hanijeh, tha të enjten vonë se lëvizja e tij bëhet më e fortë nga vrasja e udhëheqësëve të saj.
Ne i sigurojë të gjithë se ne do të vazhdojmë të shkojmë përpara, madje edhe me dhimbjen që ne ndjejmë në mungesë të udhëheqësve tanë në terren, tha Ismail Haniyeh.
Historia e lëvizjes sonë ka provuar se ajo bëhet më e fortë pas vrasjes së udhëheqësve të saj, shtoi ai në një deklaratë.
Më parë, të enjten, Hamasi tha se tre komandantë të lartë të krahut të saj të armatosura, Brigadat Kassam, u vranë nga Izraeli.
Izraeli konfirmoi vrasjen e tre komandantëve më vonë, duke thënë se ai i vrau në një bastisje në një shtëpi në pjesën jugore të qytetit Rafah, në Rripin e Gazës.
Në deklaratën e tij, Ismail Hanijeh tha se Izraeli ka paguar një çmim të shtrenjtë që nga fillimi i operacionit të tij ushtarak në Rripin e Gazës.
Rezistenca Palestineze ja ka prishur krenarinë e Ushtrisë Izraelite, tha Hanijeh.
Të paktën 2.086 palestinezë, shumica civilë, janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga data 7 korrik 2014.
Izraeli rifilloi sulmet e tij në Gaza të martën, pas një pauze pesë-ditore, një kohë të gjatë negociatorët palestinezë dhe izraelitë kërkojnë për të arritur një armëpushim të përhershëm me ndërmjetësimin egjiptian.
Bisedimet indirekte, të cila ishin zhvilluar në kryeqytetin egjiptian, në Kajro, u shpërbën të martën.
Një total prej 67 izraelitëve, përfshirë 64 ushtarë dhe tre civilë, u vranë, gjithashtu, në të njëjtën periudhë kohore.