Çeçenia mikpritëse e Garave të Kur’anit për shurdh-memecët
Sipas televizionit lokal, Grozny.TV. për herë të parë në Rusi, në Grozni të Çeçenisë, u zhvilluan Gara të Kur’anit për shurdh-memecët, me dëgjim të dobët, me të meta në të folur dhe me vështirësi në të dyja, dëgjim dhe të folur.
Pjesëmarrësit në këto gara ishin të ndarë në tri kategori: ata me dëmtime dëgjimi, ata me pengesa në të folur dhe ata me vështirësi në të dyja.
Të gjithë konkurentët ju nënshtrua trajnimeve se si me dhënë leksione mbi Pejgamberin, Muhammedin (a.s.) në gjuhën e shenjave dhe për të zotëruar një program për abdesin e duhur, për namazin dhe dhe leximin e Kur’anit.
Fituesi i Garave shkon përtej përfundimit detyrave të kërkuara, duke mësuar 14 kapituj të Kur'anit – më shumë se gjashtë të kërkuara.
Garat u ndoqën nga njeriu, eksperti, i cili e ka krijuar këtë sistem mësimi për shurdh-memecët, Abdurahman al-Fahayd nga Kuvajti, i cili u zotua se do të kthehen në Rusi në të ardhmen dhe për të vazhduar kursin e trajnimit.
Burimi: The Moscow Times