Hollande thotë se Franca kohët e fundit ka armatosur tekfiristët në Siri
Kryetari i Francës, Francois Hollande, thotë se vendi i tij i ka furnizuar kohët e fundit armë militantët e huaj tekfiristë që veprojnë kundër qeverisë siriane.
Udhëheqësi francez tha të enjten se Parisi ka dorëzuar armë për terroristët tekfiristë në Siri disa muaj më parë, duke theksuar:
Ne nuk duhet të ndalojmë, përkrahjen për militantët anti-Damask.
Hollande, gjithashtu, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve të Bashkimit Europian që t'i bashkohen fushatës dhe tha se Parisi nuk mund të shkojë vetëm.
Në një intervistë me gazetën e përditshme Le Monde të Francës, botuar të mërkurën, presidenti francez tha se komuniteti ndërkombëtar mban në supe një përgjegjësi të rëndë në lidhje me trazirat në Siri, edhe në Irakun fqinjë.
Ai, gjithashtu, tha se militantët tekfiristë të ISIL-it kurrë nuk do të ekzistonin në qoftë se kriza në Siri ishte trajtuar siç duhet, duke shtuar se militantët tjerë të armatosura që veprojnë në Siri meritojnë gjithë mbështetjen tonë.
Franca ka qenë ndër mbështetësit kryesore të ekstremistëve tekfiristë që veprojnë për të rrëzuar qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Asad që nga muaji mars, 2011.
Në muajin janar, Hollande tha se rreth 700 shtetas francezë kishin marrë pjesë në luftë kundër qeverisë së Damaskut, duke shtuar se Parisi ka nevojë për të paralajmëruar të rinjtë kundër shkuarjes, bashkëngjitjes së grupeve ekstremiste në këtë vend arab.
Sipas disa burimeve, më shumë se 170.000 persona deri më tani janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur për shkak të dhunës së militantëve në Siri, të nxitur, të përkrahur nga Perendimi.