Meshal:Sidoqë të jetë marrëdhëniet tona me Iran’in dhe Hizbullah’un do të vijojnë
Teksti i Plotë i Reportazhit me Halid Meshal: “Armëpushimi, Njohja e Izraelit, Marrëdhënia me Iranin- Hizbullah’un, Pikëpamja ndaj Katar’it dhe Egjipti”
Agjensia Franceze e Lajmeve (AFP) realizoi një reportazh me Halid Meshal’in. Në reportazh trajtohen tema të ndryshme. Në krye të këtyre temave vijnë sulmet e Sionistëve ndaj Gazës. Çështje si bisedimet në Kajro, rezistenca e popullit të Palestinës, situata e Anës Perëndimore dhe marrëdhënia e Hamas’it me shtetet Arabe janë ndër çështjet e diskutuara.
Analiza Islame / Qendra e Lajmit
Tituj të Shkurtër:
- Kurrë nuk do të heqim dorë nga kërkesa për heqjen e bllokadës. Kurrë nuk do të bëjmë pazar për të drejtat tona.
- Rezistenca zotëron një forcë të madhe dhe forcën e saj e rrit edhe më shumë.
- Netanjahu ata që nuk i arriti në fushën e luftës kërkon t’i realizojë në politikë.
- Ne jemi gati të shprehim çdo mundim në mënyrë që të plotësohen kërkesat tona.
- Situata e Anës Perëndimore bëhet shkak që të rritet më shumë zemërimi kundrejt Sionistëve.
- Në Palestinë ekziston vetëm një qeverisje politike dhe qëllimi ynë i vetëm janë interesat e Palestinës...
- Këmbëngulim në plotësimin e kërkesave të popullit tonë, kërkesa të cilat i meriton.
- Okupatorët me qëllim që të bëjnë botën të besojë se në Gazë zhvillohet “operacion paqeje”, luajnë lojën e diskutimit në mënyrë që të grabisin kohën tonë.
- Neve disa herë na u paraqit kërkesa për të hyrë në diskutim me okupatorët. Mirëpo ne jemi të ndërgjegjshëm kundrejt kësaj loje.
- Qëndrimi i Katar’it është madhor dhe është qëndrim i privilegjuar. Marrëdhëniet tona janë në rrugën e konsensusit.
- Sidoqë të jetë marrëdhëniet tona me Iran’in dhe Hizbullah’un do të vijojnë. Në veçanti qëndrimi ynë kundrejt Izraelit në bashkon neve me Iranin dhe Hizbullahun.
Kryetari i Zyrës Politike të Hamas’it në Lëvizjen Islamike të Rezistencës, Halid Meshal’i, foli kështu: “Lufta e Gazës, i hap rrugë kërkesave në drejtim të ngritjes së bllokadës dhe krijimit të një shteti të lirë të Palestinës në këta toka, duke i ngushtuar kohën Izraelit.” Halid Meshal’i u shpreh se Ana Perëndimore ka treguar rezistencë ndaj okupimit që nga dita kur kanë filluar sulmet e Sionistëve, përveç kësaj i ka dhënë mbështetje popullit të Gazës dhe rezistencës së Gazës.
Agjensia Franceze e Lajmeve (AFP) realizoi reportazh me Halid Meshal’in dhe reportazhi u botua nga Zyra e Shtypit të Lëvizjes së Hamas’it në ditën e Hënë (në 11 Gusht). Në reportazh trajtohen tema të ndryshme. Në krye të këtyre temave vijnë sulmimet e Sionistëve kundrejt Gazës. Çështja e diskutimeve të Kajros, rezistenca e popullit Palestinez, situata e Anës Perëndimore dhe marrëdhënia e Hamas’it me shtetet Arabe janë ndër çështjet e diskutuara... Halid Meshal’i u shpreh se Hamas’i dhe të gjithë grupet e tjera të rezistencës në Gazë, janë gati të rezistojnë deri në fund në fushën e luftës edhe në skenën politike.
Halid Meshal’i tha, “Ne zotërojmë një forcë të madhe. Rezistenca vijon të rrisë forcën e saj. As rezistenca e as populli kurrë nuk do të heqë dorë nga rezistimi. Brenda muajit të fundit populli i Gazës e ka vërtetuar këtë qartë.”
Përveç kësaj Meshal’i u shpreh se pavarësisht se ushtria Izraelite ka pësuar disfatë kundrejt grupeve të Palestinës dhe rezistencës së popullit e forcës së rezistencës, Ministri i Jashtëm i Izraelit Benjamin Netanjahu vijon të rezistojë dhe të kundërshtojë.
Halid Meshal’i u shpreh kështu, “Netanyahu disfatën në skenën ushtarake përpiqet t’a zgjidhë në skenën politike.”
Meshal’i në lidhje me kërkesat e Hamas’it për aeroportin dhe portin në Gazë, tha: “Gaza është një pjesë e Palestinës dhe kurrë nuk mund të pranohet e ndarë nga Palestina. Ndërkaq fakti që Gaza të zotërojë një port ose një aeroport ose ngritja e bllokadës për të mos u vendosur më, është e drejta natyrore e saj.”
Halid Meshal’i u shpreh se çdo ndërmjetës i cili do të bëjë ndërmjetësim në realizimin e kërkesave të popullit të Palestinës, qoftë Egjiptian ose nga ndonjë shtet tjetër Arab, do pritej me kënaqësi. Përveç kësaj u shpreh se për shkak të seriozitetit të çështjes, nuk i besojnë askujt, në këtë kuptim do të paraqesin një qëndrim të kujdesshëm dhe serioz kundrejt të gjithë atyre që zgjasin dorën e ndihmës.
Forma e plotë e tekstit të reportazhit është në këtë mënyrë:
Nëse bëhet i mundur një armëpushim afatgjatë, a mund të themi se Hamas’i do të jetë garant për grupet e tjerë të Gazës?
Me ndihmën e Allah’ut në Palestinë ekziston një unitet edhe në kuptimin politik edhe në kuptimin ushtarak... Në pikëpamjen ushtarake këtë mund t’a vëreni që nga dita kur filluan sulmet e Gazës. Edhe në pikëpamjen politike e patë që në kohët e fundit u mor një qëndrim bashkarisht.
Si rrjedhojë u formua një komision i përbashkët i cili do të ikë në Kajro e do të hyjë nënjë përpjekje politike. Ky komision do të paraqesë kërkesat e përbashkëta të popullit të Palestinës. Në krye të këtyre kërkesave vijnë tema si ngritja e bllokadës kundrejt Gazës dhe lirimit të të arrestuarve.
Lëvizja e Hamas’it për sa kohë planifikon të vijojë armëpushimin ose bisedimet?
Qëllimi i parëështë plotësimi i kërkesave të popullit të Palestinës... Armëpushimi synon ose përgatitjen e ambientit të përshtatshëm në mënyrë që bisedimet të jenë të suksesshme ose lehtësimin e hyrjes së ndihmës ushqimore në Gazë në rrugë ligjore.
Sepse Gaza për shkak të bllokadës dhe sulmeve është ballë për ballë me probleme të mëdha... Për këtë shkak ne këmbëngulim në pikën e heqjes së bllokadës. Në rast se sulmet e Izraelit vijojnë Lëvizja e Hamas’it dhe të gjithë grupet e tjera të rezistencës janë gati të bëjnë kundrasulm. Të gjithë janë të vendosur që t’i dalin zot Palestinës...
Përveç kësaj ka përgatitje në rast të çdo situate. Sepse si popull i Palestinës kërkojmë që të plotësohen të gjithë kërkesat tona. Kërkojmë që Gaza të shpëtojë nga bllokada në mënyrë që të mos ketë më kthim pas.
Hamas’i ka kërkesa në lidhje me aeroportin dhe portin detar. Përballë kësaj edhe Izraeli do të ketë kërkesa. A jeni gati për këtë?
E para kërkesat tona nuk janë kërkesa të jashtëzakonshme. Në kërkojmë të drejtat e popullit të Palestinës. Duam të jetojmë një jetë pa mbetur nën presion, pa u penguar, pa mbetur në uri dhe pa bllokadë.
Gaza është pjesë e Palestinës. Nuk mund të pranohet e ndarë nga Palestina. Të kemi një aeroport ose një port detar; të hapen hyrjet kufitare; tju njihet një milion Palestinezëve e drejta për udhëtim, kurim mjekësor, arsim, njohja e të drejtës së punësimit janë të drejtat tona më natyrale. Këta të drejta jo vetëm për Gazën por janë të drejtat e të gjithë Palestiezëve duke përfshirë edhe Anën Perëndimore.
Ne e dëshirojmë lirinë dhe duam të shpëtojmë nga okupimi. Këta të drejta nuk nevojisin edhe që të hyjmë në pazarllëk. Kurrë nuk pranojmë ndonjë kusht tjetër i cili do të sillet përballë të drejtave tona. Duhet ta pranojë gjithë bota se kërkesat tona janë e drejta jonë.
Njëri prej përfundimeve më të rëndësishme të sulmeve të Gazës ishte përgatitja e ambientit të përshtatshëm. Netanjahu, pavarësisht humbjes që përjetoi kundrejt rezistencës së Palestinës, vijon të kundërshtojë kërkesat.
Si rrjedhojë Netanjahu dëmshpërblimin e mossuksesit të arenës ushtarake po e paguan duke u përballur me krizat e brendshme në skenën politike. Ndërkaq rezistenca e Palestinës, rezistencën që demonstroi në skenën ushtarake vijon t’a tregojë edhe në skenën politike. Për këtë shkak populli i Palestinës do i fitojë të drejtat dhe do të arrijë në fitore.
Nëse bëhet “Marrëveshje Paqeje” mes Izraelit dhe Palestinës, a do e pranoni këtë?
Tema jonë momentalisht është Gaza, ndalimi i sulmeve, heqja e bllokadës dhe kërkesat e tjera të Palestinës... Ndërsa një temë tjetër është pastrimi dhe shpëtimi nga okupimi... Temat në përjashtim të kësaj duhet të vlerësohen në një pikëpamje të ndryshme.
Ndërkaq nuk duhet të harrohet kjo që, lufta e Gazës bëri të mundur qëkërkesat e popullit të Palestinës të merren shumë shpejt në rendin e ditës. Në rast se kërkesat tona plotësohen, shpërblimi i kësaj nuk mund tëjetënjohja e Izraelit nga ana jonë. Ky është një okupim joligjor. Përveç kësaj momentalisht kjo temë nuk është në rendin tonë të ditës.
Nëse Qeveria e Palestinës heq dorë nga tema në lidhje me portat e kufirit, a do e pranonit ju këtë?
Ne këtu nuk flasim për dy palë. Bashkë me bisedimet për paqe të zhvilluara muaj më parë, formuam një komision të përbashkët i cili përfaqëson të gjithë në Gazë dhe në Anën Perëndimore. Si rrjedhojë kemi përballë vetëm një qeveri Palestineze. Nuk kemi edhe asnjë qëllim tjetër veçse të respektojmë interesat e Palestinës. Gjithsesi në vendimet që do të merren në tema të tilla, mos harroni se nuk do të merret parasysh asgjë tjetër veçse interesat e Palestinës. Ne veprojmë ortakërisht nëkëtë çështje. Nuk është e mundur që dikush të marrë vendim në emër të dikujt tjetër.
Hetohet fakti se përse nuk organizohen demonstrime të mëdha proteste për Gazën. Çfarë mendoni në këtë temë?
Që kur kanë filluar sulmet kundër Gazës në Anën Perëndimore mblidhen masa njerëzish. Nga ana tjetër operacionet e rezistencës, bënë të mundur korrjen e fitores në Gaza dhe tërheqjen prapa të okupatorëve. Ndërkaq nuk duhet të harrohet që këta ngjarje për herë të parë filluan me ngjarjen e rrëmbimit të kolonave në zonën El-Halil në Anën Perëndimore.
Ana Perëndimore reziston kundrejt okupimit. Madje krahas kësaj i jep mbështetje edhe popullit të Gazës edhe rezistencës së Gazës. Sot mund të themi se ka filluar një lëvizje e re rezistence kundrejt okupimit. Populli Palestinez në Anën Perëndimore, në veçanti përballë ngjarjeve në Kudus dhe në Anën Perëndimore reziston me të gjitha forcat kundrejt okupimit për të shpëtuar nga okupimi. Inshallah shpresojmë se nga kjo luftë do të dilet me fitore.
Megjithëse Ana Perëndimore dhe Gaza janë brenda të njëjtit konflikt, të gjithë kanë një qëllim: Të fitojnë lirinë, të përcaktojnëtë ardhmen e vet dhe t’i japin fund në përjetësi okupimit...
A pritet ndonjë përparim për momentin? A mendoni se Izraeli do të hedhë hap prapa?
Parashikimet janë në këtë mënyrë:Pikë së pari duhet të kuptojmë se çfarë rezultatesh kanë sjellur sulmet tona. Disfata e Netanjahut ndaj rezistencës së kryengritjes dhe ndaj rezistencës së popullit Palestinez, fuqizoi përkrahjet ndaj popullit Palestinez. Pamë se jo vetëm nga shtetet Arabe dhe Islame, por iu dha përkrahje Palestinës nga e gjithë bota. Dje në Europë janë organizuar 200 demonstrime protestash në Europë. Sot u organizuan në qytete të ndryshme të Afrikës së Jugut dhe Amerikës dhe në të gjitha këta demonstrime pati një zemërim të madh ndaj krimeve të luftës që ka kryer Izraeli.
Netanjahu sot ka mbetur i detyruar të hedhë hap prapa. Sepse kur filloi operacionet tokësore në Gazë, bëri masakra dhe si rezultat edhe opinionet brenda Izraelit u kthyen në negative. Për këtë arsye në komentimet e bëra thuhet se Netanjahu ka pësuar disfatë dhe se as në zonat e afërta me Gazën dhe as në qytetet e largëta, nuk ka mundur t’a zgjedhë problemin e sigurisë së kolonave Izraelite.
Nga ana tjetër në skenën ndërkombëtare po bëhen thirrje të ndryshme që lufta të ndalet urgjentisht. Sepse e gjithë bota e pa se ushtria okupatore sulmonte hapur civilët. Morën për objekt shtëpitë, shkollat dhe spitalet. Deri tani janë shkatërruar 63 xhami. U shkatërrua çentrali elektrik. Për këtë arsye u shtuan presionet ndërkombëtare.
Përballë të gjitha këtyre Netanjahu nuk zotëron alternativën e vijimit të luftës. Sepse edhe nëse i vijon këta sulme, nuk ka garanci në lidhje me rezultatin e luftës.
Ne momentalisht jemi ballë për ballë me një luftë të habitshme. Qoftë politikanët e qeverisësëIzraelit dhe qoftë drejtuesit e ushtrisë, disfatat në fushën ushtarake po përpiqen t’i zgjedhin në skenën politike. Për këtë arsye është shumëe vështirë të japësh një vendim në lidhje me ta... Ndërkaq ne, sido që të jetë, me lejen e Allah’ut do të bëjmë të mundur që kërkesat tona të plotësohen.
Nëse lufta do të vijojë për kohë të gjatë, a do të jetë e mjaftueshme forca ushtarake e Hamas’it? A jeni i shqetësuar në lidhje me këtë?
Ne jemi në dijeni se armiqtë tanë janë më të fuqishëm se neve, aq sa të mos mund të krahasohen. Asnjëherë nuk shmangemi së thëni se ata janë më të fuqishëm se neve. Ndërkaq nuk duhet të harrohet edhe kjo se, edhe ky popull i cili jeton nën okupim, ka metoda të ndryshme.
Ka diçka që e them që në fillim të sulmeve ndaj Gazës: Ne jemi gati të luftojmë për një kohë të gjatë. Kundrejt çdo mundësie zotërojmë një fuqi serioze. Rezistenca, në mënyrë që të përballojë luftën, vijon të shtojë përgatitjet. Dhe kur themi fuqi nuk duam të flasim vetëm për qëndrimin parimor. Njëkohësisht flasim edhe për fuqinë në pikëpamjen ushtarake. As rezistenca dhe as populli i Gazës, ashtu siç ka treguar muajin e fundit, kurrë nuk do të hedhë hap prapa dhe nuk do të heqë dorë.
Si do e mbledhë veten Gaza pas gjithëkësaj masakre dhe shkatërrimi?
Në këtë pikë ka dy çështje të rëndësishme: E para, nëse për të arritur qëllimin do të ishim pala e cila kishte filluar luftën, atëherë do të hetonim rezultatet e kësaj lufte. Ndërkaq populli i Palestinës nuk filloi luftë. Ata që e sulmuan Gazën janë Netanjahu dhe Sionistët okupatorë. Ndërsa populli i Gazës mbrojti veten dhe tokat e tij. Për shkak se ne nuk e kemi planifikuar luftën nuk hetojmë fitimet dhe humbjet e kësaj lufte.
Ndërsa e dyta: Populli i cili jeton nën okupim, nuk interesohet për fitimet dhe humbjet e luftës. Ndërkaq të gjithë ata që duan të shpëtojnë nga okupimi, në kohën e tyre kanëpaguar një hspërblim. Për shembull populli i Algjerisë për 130 vjet ka dhënë 1,5 milion dëshmorë. Populli i Vietnamit ka dhënë shpërblim me vdekjen e 3.5 milion njerëzve për të shpëtuar nga okupimi i Amerikës. Po ashtu kanë dhënë shpërblim dhe Afrika e Jugut dhe Europa. Amerika ka paguar shpërblim për të fituar pavarësinë përballë Anglezëve. Edhe populli i Gazës ose Palestinezët e tjerë nëse paguajnë shpërblim në këtë mënyrë, arsyeja e kësaj është se kanë një çështje të tyre. Sepse atdheu nuk fitohet në mënyrë tjetër.
Edhe kjo nuk duhet të harrohet se, edhe se forca duket në anë të okupatorëve, rezistenca kurrë nuk bie dhe rezultati i gjithë këtyre luftrave është në disfavor të okupatorëve dhe në favor të popullit të Palestinës.
Çfarëështë çështja e zhvillimit? Ka ndonjë problem në pikëpamje financiare?
Nuk është e mjaftueshme që okupimi Sionist të marrë përsipër përgjegjësinë politike dhe morale të krimeve që ka kryer duke vrarë civilët dhe duke shkatërruar shtëpitë. Në këtë pikë duhet të paguajë edhe një dëmshpërblim material. Ne duam dëmshpërblimin e shkatërrimit të Gazës nga Izraeli.
Nëse ata janë ata të cilët i kanë bërë gjithë këta sulme, janë të detyruar të paguajnë edhe dëmshpërblimin e kësaj... Kjo është e drejta më natyrale e popullit të Palestinës. Ndërsa edhe shoqëria mbarëkombëtarë duhet të marrë mbi vete këtë çështje në lidhje me Izraelin.
Në sot jemi në formë uniteti në Palestinë. Dhe të gjithë ata që duan t’i bashkohen këtij uniteti, i presim me kënaqësi. Në fakt komisioni i përbashkët në Kajro duhet të jetë shembull për të gjithë. Në veçanti shpresojmë të pasqyrojë në Anën Perëndimore dhe Gazën. Ne, në luftën politike, në vendimet politike, në pikën e marrjes përsipër të përgjegjësive në këtë pikë, në çdo problem që hasim, pozitiv apo negativ, veprojmë në mënyrë të përbashkët. Ne mbartim një përgjegjësi të tillë kundrejt popullit të Palestinës.
A mund t’a themi këtë: Bisedimet paqësore mes palëve Palestineze për shkak të këtyre ndodhive të fundit u fuqizuan më shumë.
Vitet e kaluara u vonuam duke mos bërë të mundur paqen. Mes dy palëve kishte disa probleme. Ndërkaq të gjithë këta probleme u zgjidhën. Kur formuam qeverinë e përbshkët, u përballëm me kundërshtime nga të gjitha anët. Në veçanti okupatorët Sionistë nuk u kënaqën aspak me këtë, me anë të kërcënimeve u përpoqën të pengojnë bisedimet në fjalë për paqe.
Ndërkaq ne i mbyllëm veshët kundrejt gjithë këtyre kundërshtimeve. Bashkë me luftën e fundit të Gazës u shtua më shumë afrimiteti mes anëtarëve të Lëvizjes së Pushtimit dhe qeverisë së Ramallah’ut. Ne jemi të vendosur në realizimin e marrëveshjes së paqes me grupet Palestienze. Kjo është patjetër e nevojshme për të nxjerrë pa rezultat lojrat e Sionistëve dhe për të treguar se nuk do të sjellin rezultat ndërhyrjet e tyre ndaj bisedimeve për paqe.
Do të vijojmë të rezistojmë dhe të luftojmë më shumë ndaj okupatorëve. Në ekuivalencë me këtë do të forcojmë edhe marrëdhëniet mes grupeve të Palestinës.
Mendoni se Hamas’i do të ulet në tavolinën e bisedimeve me Izraelin?
Të ulesh në tavolinë me armikun ekziston nëhistori dhe në politikë. Nuk mund të themi se kjo në mënyrë të prerëështë e gabuar. Por çdo bisedim ka një kornizë, një rregull.
Ne, mbi ndërgjegjen Islame, duhet të bëjmë një koment duke shtuar edhe eksperienca të popullit tonë. Rregulli në Kur’an’in Madhështor është kështu: “Nëse ata drejtohen drejt paqes, drejtohu dhe ti.” Si rrjedhojë të ulesh në tavolinë me armikun do të jetë e logjikshme dhe reale vetëm kur armiku t’a kërkojë paqen me argumenta dhe justifikime të vërteta.
Okupimi Sionist i cili përkrahet nga forcat madhore, të cilat në pikëpamje teknologjike dhe ushtarake zotërojnë një forcë të lartë, ashtu siç mund t’a parashikojnë të gjithë, nuk do e ndjejë nevojën e firmosjes së marrëveshjes me Palestinezët dhe Arabët. Ndërkaq duhet të theksojmë edhe këtë që, okupatorët për të bërë që bota të besojë se në Gazë ka “operacion paqeje”, rrëmben kohë duke luajtur lojën e bisedimeve. Për shembull në veçanti mbeten të bllokuar në operacionet e “Çifutëzimit”. Sjellja e kësaj çështjeje në rendin e ditës synon vetëm kthimin e çështjes në favor të Izraelit dhe heshtjen e palës Palestineze në bisedime.
Ne jemi të ndëgjegjshëm për këtë dhe nuk do të biem pre e kësaj loje. Neve na është paraqitur disa herë propozim në këtë temë. Ndërkaq ne i refuzuam. Ne e dimë se kur është koha e përshtatshme për bisedimet. Akoma nuk ka ardhur koha. Ne jemi mjaft të ndërgjegjshëm se çfarë lloji strategjie po ndjekim në pikapamje politike dhe ushtarake. Me lejen e Allah’ut lufta e Gazës ka vënë në pah një shembull suksesi të madh.
A do të ketë Hamasi një kandidat për zgjedhjet e kryesisë së shtetit?
Këtë temë akoma nuk e kemi vendosur.
Në lidhje me Egjiptin, a është e mundur që pas kësaj kohe Egjipti të vërë në pah një tabllo marrëveshjeje me Izraelin dhe pavarësisht se e ka përkufizuar Hamas’in si “terrorist”, të jetë në rolin e ndërmjetësit?
Vendi ku duhet të transmetojmë komentet në lidhje me disa shtete nuk duhet të jetë shtypi. Ne hymë në një luftë mbrojtjeje si popull i Gazës dhe si rezistencë e Gazës. Sa mirë që arritëm të largojmë këta sulme dhe habitëm gjithë botën kundrejt suksesit tonë.
Ne kemi disa kërkesa. Në pikën e plotësimit të këtyre nuk ka edhe shumë rëndësi për neve se kush bën ndërmjetësim. Në këtë kuptim për neve nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë nëse për këtë hyn në mes Egjipti ose cilido shtet tjetër Arab ose fuqi tjetër ndërkombëtare. E rëndësishme për neve është plotësimi i kërkesave tona.
Në lidhje me ndryshimet mes shteteve në fjalë. Drejtuan fajësime të pabaza kundrejt Lëvizjes së Hamas’it. Në kohën në vijim do të dalë në pah se këta fajësime janë të pabaza. Sepse Lëvizja e Hamas’it kurrë nuk përzihet në punët e brendshme të Egjiptit, as të Sirisë dhe as të shteteve të tjera. Hamas’i është i zënë vetëm me çështjen e tij dhe pret nga ummeti që të jenë afër tij në çështjen e tij.
Si e shihni qëndrimin e Katar’it në lidhje me Hamas’in? Mendoni se Hamasi është problem për Katarin?
Qëndrimi i Katarit është vërtet i rëndësishëm dhe prestigjoz. Shprehim konsideratat dhe falënderimet tona. Kërkoj nga Allah’u që t’i japë shpërblime të hajrit tokave, popullit dhe qeverisë së Katar’it. Hamas’i kurrë nuk ka qenë problem për dikë. Vetëm se duhet të themi se mes dy palëve ka një marrëdhënie të mirë.
Falënderimet qofshin për Allah’un që Katar’i dhe shtetet e tjera formojnë marrëdhënie me Hamas’in. Dhe ne jemi të kënaqur për marrëdhënien e formuar me shtetet. Më çështjet jashtë kësaj nuk interesohemi. Për ne e rëndësishme është lufta e Palestinës.
Gjysma e popullit të Palestinës është brenda, gjysma jashtë Palestinës... Megjithëse e shprehim se po ndodh një luftë brenda dhe jashtë Palestinës, duhet të themi se lufta e vërtetë po realizohet pikërisht në Palestinë. Edhe Palestinezët që ndodhen jashtë po vijojnë një luftë në zonat ku ndodhen. Ndërkaq lufta e vërtetë po realizohet pikërisht brenda Palestinës.
Në lidhje me Iran’in thuhet se Kasim Sulejmani në fillim të sulmeve të Gazës është takuar me disa drejtues të Hamas’it. A është e vërtetë kjo? Si janë marrëdhëniet me Iranin?
Para dhe pasi filluan sulmet ndaj Gazës kishte një komunikim. Patëm bisedime me Iranin dhe Hizbullah’un. Kjo nuk është një çështje e re... Nuk ka ndonjë armiqësi mes dy palëve... Brenda dy viteve patëm qasje të ndryshme në disa çështje, për shembull në shembullin e Sirisë. Por sido që të jetë marrëdhëniet tona me Iranin dhe Hizbullahun vijojnë.
Në veçanti qëndrimi ynë ndaj Izraelit na bashkon neve me Iranin dhe Hizbullahun. Në disa tema mendojmë njëlloj, në disa tema ndryshe. Ndërkaq duhet të them edhe këtë se me Sulejmanin nuk është realizuar një bisedim i veçantë. Mund të themi vetëm që bisedimet nuk janë ndërprerë dhe se vijojnë.
Ne si Lëvizje e Hamas’it vijojmë një luftë vetëm kundrejt Izraelit. Çështja e Palestinës është çështja e ummetit. Kërkojmë që ummeti të veprojë bashkarisht dhe të shprehë gjithë forcën kundrejt okupatorëve.
Plagët e ummetit në çështje të ndryshme akoma nuk janë mbyllur. Por ajo që na shkon për shtat është që të largohemi nga ndryshimet e medh’hebit dhe racës dhe t’i afrohemi çështjeve, të veprojmë për ummetin dhe çështjen e Palestinës. Ndërsa ummeti ka probleme dhe kërkesa të ndryshme. Ndërkohë ne dua të shprehem se jemi respektues dhe mirëkuptues në këta tema pa ndërhyrë në çështjet e brendshme.
Në lidhje me Amerikën, a vështroni ndonjë ndryshim në qëndrimin e Amerikës?
Qëndrimi i përgjithshëm i Amerikës tregon se akoma është në anën e Izraelit. Megjithëse në këtë proces Kerry krey disa ndërhyrje, okupatori Izraelit këtyre ndërhyrjeve iu dha rezultat me disfatë.
Ndoshta në anën e Izraelit në bisedime ka disa kërkesa që duan të injorojnë rolin e Amerikës. Sepse Izraeli kërkon që të paraqesë alternativat e tij ashtu siç dëshiron. Ndërkaq ne sido që të jetë nuk i besojmë askujt. Edhe atyre që na japin mbëshetje ne i shikojmë me kujdes dhe me seriozitet. Në pikësynimin tanë është plotësimi i kërkesave të popullit të Palestinës dhe ngritjes së bllokadës. Ndërkaq patjetër që dua të theksoj se jemi hapur ndaj çdo iniciative e cila i merr parasysh kërkesat e popullit të Palestinës.