Izrael

Izraeli po kryen gjenocid në Gazë

Izraeliti Miko Peled, aktivisti paqësor dhe shkrimtar, djali i gjeneralit izraelit, në paraqitjet e t’ia publike haptas kundërshtoi masakrat izraelite mbi palestinezët, duke theksuar se atë që e kryen ushtria izraelite në Gazë lirisht mund të quhet gjenocid. Miko Peledi u lind në Jerusalem në vitin 1961, në familjen e njohur cioniste. Babai i tij Matti Peled  ishte oficer i ri në luftën e vitit 1948, e më tej gjeneral në luftën gjashtëditore të vitit 1967, në të cilin Izraeli okupoi Bregun Perëndimor, Gazën,  Golanin dhe Sinajin. Është autor i librit” Djali i gjeneralit”, në të cilin ai prezantoi përvojën e vet dhe flet për veprat të cilët i ka kryer i ati i tij. Në bisedë për AA flet se në libër ka dashtë të tregojë qartë se “Izraeli është shtet racist, i cili nuk ka të ardhme të ndritur pa marrëdhënie të sinqertë me Palestinezët”. “Ekzistojnë disa mesazhe kryesore në atë libër. Njëra prej tyre është se mund të ndërrohet qëndrimi vetanak në rast se lejojmë vetes të dëgjojmë tjetrin dhe të ndryshmen. Edhe një mesazh tjetër është që frika duhet të ndërrohet me besimin, ashtu që të dy kombet të jenë në mundësi të ndërtojnë ardhmërinë më të mire”.
 
      “Izraeli është shtet racist dhe kolonialist, e ka okupuar Palestinën, dhe të gjithë neve izraelitët jemi emigrantë të ardhur në këto hapësira. Në libër theksojë se Izraeli duhet të transformohet në demokracinë në të cilin do të mundësohen të drejta të njëjta për të gjithë Palestinezë dhe Izraelit, pa marr parasysh racën dhe fenë e tyre” ka theksuar Peledi. Ceku se problemi kryesor në mes Izraelit dhe Palestinës është sjellja e Izraelit, i cili me dhunë dhe vrasje, shpesh here edhe mbi civilët, dëshiron të krijojë shtetin e vet në territorin e ish Palestinës. “Problemi më i madh dhe kryesor është Izraeli. Ai është shtet racist dhe kolonialist me forcën brutale ushtarake. Izraeli kurrë nuk do të pranojë kurrfarë kompromisi, pasi që është themeluar në cionizmin e cila është ideologji raciste dhe kolonialiste. Izraeli, vendi im, një kohë të gjatë ushtron kampanjën e spastrimit etnik, bile edhe gjenocid mbi popullin palestinez”, theksoi autori izraelit Peled. Ai nxjerr në pah se edhe vet është i tronditur se sa gjatë dhe në mënyrë të ftohtë bota është në gjendje të vështrojë vrasjet dhe masakrat mbi popullin e pafajshëm palestinez. Ceku se Izraeli ka zhvilluar rrjetin e fuqishëm të qarqeve lobiste të cilët e përkrahin të gjithë atë që është duke kryer Izraeli.” Kjo është për atë se Izraeli ka lobin shumë të organizuar dhe të forte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë. Izraeli ka ndikim të fuqishëm në politikë dhe media si dhe në sfera tjera të shoqërisë në shtetet e perëndimit. Njashtu SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë lidhje të zhvilluar tregtare me Izraelin, posaqërisht në fushën e  armatimit. Për këtë kanë edhe interes financiar që të  vazhdojnë vrasjet në Gazë. E tërë bota vështron masakrën në Gazë,  është edhe më e keqe se që nuk bënë gjë dot. Me këtë kryen shërbim Izraelit dhe i mundësojnë që Izraeli të vazhdojë me vrasje. Kam frikë se do të vriten edhe 1000 palestinez tjerë para se të përfundojë ky masakër mbi palestinezët”, theksoi Peledi. Ai vëren se SHBA-ja është bashkëpjesëmarrëse direkte në krimet izraelite mbi Palestinezët, ndërsa siç thotë ai, Evropa bënë të njëjtën gjë, pasi që shet sasi të mëdha armatimi Izraelit. Paralajmëroi se për këtë shumë pak flitet në opinionin publik, pasi që Evropianët duan të fshehin këtë fakt nga qytetarët e vet.
         “SHBA-ja është direkt e përzier në dhunë dhe është bashkëpjesëmarrëse në krimet izraelite. Të njëjtën gjë mund të thuhet edhe për Gjermanët dhe Britanezët, të cilët shesin sasi të mëdha armatimi Izraelit. Egjiptasit njashtu janë bashkëpjesëmarrës, pasi që bashkëpunojnë plotësisht me Izraelin kundër popullit palestinez në Gazë”, theksoi ky aktivist i njohur izraelit, duke shtuar se SHBA-ja është veçanërisht dyfytyrëshe kundrejt botës islame si dhe ndaj myslimanëve në përgjithësi. “SHBA-ja është dyfytyrëshe kundrejt myslimanëve, pasi që premton dialog, ndërsa në të njëjtën kohë mbështet vrasjen e Palestinezëve. SHBA-ja dëshiron që botën arabe dhe islame të nënshtrojë interesave të Izraelit dhe SHBA-ve. Në SHBA ekziston shkalla e lartë e islamofobisë, e cila është prezent edhe në politikën zyrtare amerikane, në kulture si dhe në jetën e përditshme të myslimanëve  dhe Arabëve të cilët jetojnë në Amerikë”, nënvizoi Peledi.
 
         Por në fund, përfundoi Peledi, se paçja dhe bashkëjetesa në mes popullit izraelit dhe palestinez është e mundur, duke theksuar se ajo do të ndodh vetëm atëherë kur të shkatërrohet cionizmi. Theksoi se të gjitha ideologjitë, duke përfshirë edhe cionizmin  janë të karakterit afatshkurtër dhe se të gjithë në fund përfundojnë në deponinë e historisë.” S’kam kurrfarë dyshimi se paçja në mes Izraelitëve dhe Palestinezëve është e mundshme. Tepër jam optimist në planin afatgjatë. Kujtohem se kur në Spanjë ka përfunduar regjimi fashist si dhe ka rënë diktatura në Greqi, pastaj kanë ndodhur proceset në Amerikën Latine, dhe në fund ka përfunduar aparthejdi në Afrikën Jugore. Ashtu edhe cionizmi do të bjerë në të njëjtën mënyrë. Më vjen keq të them se edhe shumë Palestinezë do të vriten para se të bjerë cionizmi. Por kjo do të ndodh, dhe se demokracia e vërtetë një ditë do të vendoset në Palestinë. Po të kisha ndonjë dyshim nuk do të kisha punuar për këtë gjë” theksoi ky aktivist paqësor izraelit. Çdo ditë,  shumë  më shumë njerëz në botë besojnë se populli palestinez ka të drejtë dhe e mbështet luftën e tyre për të vërtetën dhe të drejtën.
 
         “ Regjimi izraelit cionist dhe racist nuk mund të mbijetojë nga më shumë arsye, për shkak të demografisë, ekonomisë dhe besnikërisë së madhe të palestinezëve drejt rrugës së tyre për liri dhe demokraci. Gjithashtu, në botë janë çdo ditë më shumë grupe dhe lëvizje të cilët i përkrahin Palestinezët. Zëri i Palestinezëve dëgjohej tani në univerzitete, qendrat fetare, organizatat e ndryshme, bile edhe në SHBA dhe Kanadë. Rezistenca e Palestinezëve është e forte dhe do të vazhdojë me siguri. Unë jam optimist dhe di që në këtë rrugë të gjithë njerëzit e mire duhet të punojnë shumë. Do të jetë kjo luftë e vështirë, por edhe e vetmja e drejtë”, përfundoi Peledi.