Arabia Saudite ndalon pirjen e duhanit në stadiume
Arabia Saudite ka ndaluar pirjen e duhanit në stadiumet sportive në të gjithë vendin, si pjesë e përpjekjeve për të inkurajuar popullsinë e saj të re për të lënë këtë zakon të keq, i cili po i kushton asaj miliarda Rijalë në aspektin e trajtimit të sëmundjet si pasojë duhanit.
Ndalimi i pirjes së duhanit hyn në fuqi në sezonën e re sportive dhe kjo ndalesë vlenë për të gjitha garat sportive, tha Princi Abdullah bin Musaed, Kryetar i Kryesisë për Mirëqeninien e Rinisë. Kjo masë është marrë për të mbrojtur spektatorët nga efektet e dëmshme të pirjes së duhanit, tha ai.
Ne duam, gjithashtu, të krijojmë një atmosferë të shëndetshme për garat sportive në vend, tha princi. Ne së shpejti do të shpallim dënimin për shkelësit e ligjit, shtoi ai.
Sipas një studimi të kryer vitin e kaluar, duhanpirësit thithin vetëm 15 për qind të tymit, ndërsa 85 për qind e tymit të mbetur dëmton shëndetin e duhanpirësve pasiv në stadiume.
Burimi: Arab News