Liban

Lufta në Gaza sjell Hamsin dhe Hezbollahun më afër

Lufta Gaza ka kontribuar në thyerjen e akullit midis Hezbollahut dhe Hamasit, pasi ata kanë qenë në mosmarrëveshje rreth krizës siriane. Gjatë tre viteve të fundit marrëdhëniesh tëshkëputura, nuk ka pasur anjë ndërveprim pubik mes zyrtarëve të asnjëres palë, por me përshkallëzimin e luftës në Gaza situata ka ndryshuar. Më 4 gusht, një zyrtar politik i Hamasit në Liban, u shfaq në krah të zëdhënës-presidentit të zyrës politike të Hezbollahut, Mahmud Kamali, në rrethinat jugore të Bejrutit  në një rast të përbashkët për të folur në lidhje me luftën e Hamasit në Gaza. Baraka ndoshta priste qe rezultati tëçonte në riparimin e lidhjeve ndërmjet Hamasit dhe boshtit të rezistencës – Iranit, Sirisë dhe Hezbollahut.

Në veçanti, interesi i partisë së Barakasë shërben si një tregues i një bashkëpunimi të mundshëm politik me Hamasin. Ai konsiderohet si një ndërlidhës mes dy partive politike, dhe gjatë kësaj shkëputjeje ai është përpjekur të luajë rolin e ndërmjetësit për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet tyre. Megjithatë, Hezbollahu i kishte injoruar përpjekjet e Barakasë në atë kohë, sepse ata e dinin se krey u byrosë politike të Hamasit, Khaled Meshaal ishte vensodur përkrah aksit tjetër, Katar-Turqi. Pavarësisht shkëputjeve me komandën e Meshaalit, Hezbollahu gjithsesi ruajti marrëdhëniet politike me Hamasin në nivele minimale.

Hezbollahu nuk ndoqi gjurmët e aleatit të tij sirian për mbylljen e zyrave të Hamasit dhe dëbimin e udhëheqësve të tij nga baza e tyre në jug të Bejrutit, siç bëri Damasku. Por, në vend të kësaj, i mbajti të praprekura zyrat e Hamasit dhe Barakasë  në rrethinat jugore te Bejrutit.

Një figurë kryesore palestineze që ka shërbyer më parë si ndërmjetës në mes dy palëve, tha për Al-Monitor se përkundër indikacioneve të dukshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Hamasit dhe Hezbollahut, ka akoma probleme të mëdha që pengojnë normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Ky burim theksoi se sfidat kryesore përfshijnë nevojat e Hezbollahut për të marrë në konsideratë qëndrimin e Damaskut në rivendosjen e marrëdhënieve të plota me Hamasin. Presidenti sirian Bashar al-Asad këmbëngul se mbase ai mund të mendojë rreth idesë për pajtimin me Hamasin, por jo përpara se Meshaali të largohet si udheheqës.

Pengesa kryesore këtu duket se buron nga konfliktet përsonale dhe politike midis Meshaalit dhe Asadit. Ata kanë qënë miq të afërt për vite me rradhë. Asadi i ofronte Meshaalit avantazhe strategjike gjatë qëndrimit të tij në Damask. Këto masa përfshinin vënien e një aeroport ushtarak sirian në dispozicion të Hamasit dhe lehtësimin e fuqizimit të tij në kampin e refugjatëve palestinezë në Siri, në mënyrë që ai të bëhej lideri i tyre i vetëm. Asadi sot ndihet thellësisht i zhgënjyer nga Meshaali, pasi i mbështeti armiqtë që donin të rrezonin Asadin.

Përveç pikëpamjet së Sirisë, Hezbollahu nuk mund të nënvlerësojë as Iranin në këtë drejtim. Teherani dhe Damasku ranë dakord sëbashku që t’i kthenin shpinën Meshaalit, por Irani është i prirur drejt Hamasit për shkak të interesave strategjike që i garantojnë Iranit kartat në konfliktin arabo-izraelit – thelbi i të cilit është Palestina. Kjo është arsyeja pse Irani i sheh marrëdhëniet me Palestinën nga një kënvështrim global. Kjo shpjegon faktin pse Irani gjatë aleancës me Meshaalin, u përpoq që t’i jepte Xhihadit Islamik Palestinez – një lëvizje e afërt me të – legjitimitet të barabartë me Hamasin. Irani më pas zbuloi se Xhihadi Islamik mund të arrinte e shumta në vendin e dytë në Gaza për sa i përket pushtetit dhe nuk mund të konkuronte me popullaritetin publik të Hamasit.

Irani po vendos lidhje me krahun ushtarak të Hamasit, përveç marrëdhënieve të tij me komandën politike. Byroja politike e Hamasit e shikon këtë marrëdhënie si një përpjekje për të ndikuar te lëvizja dhe për të arritur balancat rajonale brenda saj. E njëjta figurë palestineze zbuloi për Al-Monitor se në vitin 2011 dhe në fund të vitit 2012, Meshaali adaptoi një strategji për të zëvendësuar Iranin me Libinë si një burim kryesor për armatosjen e Hamasit. Meshaali, i cili jeton në Doha, caktoi Ali al-Salabin – një lider historik i Vëllazërisë Muslimane në Libi – si ndërmjetësues për të diskutuar me vëllain e tij, eprorin e përgjithshëm të Vëllazërisë Muslimane në Libi.  Qëllimi ishte që të furnizonin Hamasin me armë nga depot e Misratas. Ai shtoi se shumica e raketave me rreze të gjatë (M-160 dhe M-75), që Hamsi i lëshoi në Tel Aviv vinin nga Libia. Megjithatë, ndërkohë që këto armë përbënin një përforcim shtesë për mbështetjen ushtarake të brigadave të Izz- Ad-Din al-Kassam, nuk mund t’i zëvendësonin ato. Arsyeja është se pjesa më e madhe e teknikës së prodhimit lokal të raketave, strategjitë luftueses, duke filluar me hartën e komplikuar të tuneleve, në thelb mbështeteshin në ekspertizën iraniane, në të cilët kishte pjesë edhe Hezbollahu. 

Kthimi i mundshëm i krahut politik të Hamasit në aksin Iran-Hezbollah përbën një pyetje të komplikuar. Së pari, edhe po të ishte e mundur të këpërceheshin mosmarrëveshjet e thella mes Asadit dhe Meshaalit,  a do të ishte dakord kryeministri i Gazës Ismail Hanijeh, i cili është shumë i afërt me Vëllazërinë Muslimane Ndërkombëtare dhe Katarin, që Hamasi të kthehej me Iranin dhe aksin e tij?

Një tjetër nënpyetje që ngrihet: Pas luftës së Gazës, a do ta ndiejë Hamasi i ri se aksi ka nëvojë për të më shumë se ai për aksin dhe a do të bëjë kjo që Hamasi të vërë kushtet e veta për të diskutuar më këtë aks?

E njëjta figurë palestineze pret që lidhjet mes Hamasit, Hezbollahut dhe Iranit të kalojnë nga kjo fazë ku marrdhëniet janë të shkëputura, nëfazën e fillimit të një dialogu të vështirë. Me sa duket Irani po fillon të përsorë një tjetër qasje me Meshaalin. Është një lloj ngrohjeje ndaj tij, për shkak të vetëdijëd se pas luftës së Gazës do të jetë e rëndësishme që të ketë ndikimin e vet në sferën politike dhe ushtarake të Hamasit. Megjithatë, në të njëjtën kohë, Irani do të synojë forcimin e lidhjeve me krahun e Al-Kassam dhe do t’i japë rëndësi të madhe mbështetjes së pranisë së saj në zyrën politike të Hamasit, pasi ai ka miq të hershëm si Mahmud al-Zaharo dhe Imad Alami, i cili ka qënë përfaqësuesi politik i Hamsit në Iran për një farë kohe. Ka zëra që thonë se Teherani po mban shpresa te ai si pasardhës i Meshaalit. 

Burimi: Al Monitor