Liban

Sejjid Nasrallah: Disa refuzojnë të tregojnë faktet e armiqëve, na ftojnë të dorëzohemi

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah, ka thënë se disa palë refuzojnë të tregojnë faktet e zeza të Shteteve të Bashkuara dhe entitetit Cionist, në lidhje me veprimet e kaluara dhe të tashmën e tyre të urryer dhe na kërkojnë që të dorëzohemi dhe të  braktisim të gjitha të drejtat tona.

Në natën e tretë të Muharremit,  Sejjid Nasrallah, në kompleksin Al-Shuhadaa, në periferinë jugore të Bejrutit, tha se armiqtë e Imam Husseinit hodhën poshtë faktet e evidente tij, të cilat prekin lidhjet familjare të tij të shenjta dhe këmbëngulin në luftën kundër tij.

Në mënyrë të ngjashme, disa palë refuzojnë faktet evidente që ne i kemi zbuluar në lidhje me Shtetet e Bashkuara dhe entitetin Cionist dhe  na kërkojnë që të dorëzohemi dhe të braktisim shenjtërin tonë, si dhe të drejtat, duke përfshirë burimet e naftës dhe gazit, shtoi eminenca e tij.

Burimi: Al Manar