Afganistan

Gul paralajmëron: Siria mund të bëhet ”Afganistani i Mesdheut”

src=http://mediaelire.net/images/a.jpg

Presidenti turk, Abdullah Gul paralajmëroi kundër radikalizimit të opozitës siriane, duke thënë se Siria mund të bëhet  ”Afganistani i  Mesdheut”. 
    Në një intervistë me gazetën “Guardian”,  gjatë një vizite në kryeqytetin skocez, Edinburg,  të dielën, me 3 nëntor 2013, Gul e përshkroi reagimin e botës për ngjarjet në Siri si shumë zhgënjyese dhe tha se reagimi i Këshillit të Sigurimit të OKB -së ishte një turp .
     Ai argumentoi se shumë prej viktimave të luftës mund të ishin shmangur,  nëse bota e jashtme kishte reaguar fuqishëm për goditjen Presidenti Bashar al-Assad, i cili është kundër forcave opozitare, të cilat ai paralajmëroi se tani është rrezik të bëhen të radikalizuara.
   Marrëdhëniet midis aleatëve Damask – Ankara, dikur të ngushta, kurse tani  janë përkeqësuar, që nga konflikti që filloi në muajin mars të vitit 2011.
     Presidenti paralajmëroi se do të reagojë në mënyrën më të fortë të mundshme nëse konflikti përhapet rreth kufirit  900 kilometra ( 565 milje ) të gjatë.

    Por më lejoni të them se kjo nuk është një çështje dypalëshe mes Turqisë dhe Sirisë , shtoi ai në komentet e publikuara në faqen e internetit të gazetës Guardian .
     Ne nuk kemi asnjë konflikt me Sirinë , por kur ... atje masakrohet   populli i Sirisë, atëherë kjo bëhet një çështje për njerëzimin, për të gjithë ne.
      Sipas kryetarit Abdullah Gul, në kampet e Turqis janë aktualisht  200.000 refugjatë nga Siria. 
      Ai vazhdoi duke thënë se indiferenca e Bashkësisë Ndërkombëtare e ushqen ekstremizmin.
     Nëse atmosfera mbetet ashtu siç është, atëherë kjo mund të çojë  radikalizimin në shkallë më të lartë dhe disa grupe ekstrem do të vazhdojnë luftën civile, tha ai .
     Unë nuk mendoj se dikush do të tolerojë praninë e diçkaje siç është Afganistani, në brigjet e Mesdheut.”
     Për këtë arsye, Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ketë një pozicion shumë solid në lidhje me Sirinë .
      Abdullah Gul akuzoi aleatët rreth pamjaftueshmërisë për të siguruar mbështetjen e përpjekjes turke për të biseduar me kryetarin e Sirisë, Bashar el-Assadin në fillim të konfliktit.
      Ne të gjithë kemi punuar shumë rëndë në atë kohë, por ne kemi hasur edhe presion nga aleatët tanë, sepse ata na thonin se kjo po ndodhë qe një kohë të gjatë dhe nuk është duke shkuar askund .
      Nëse ai kishte qenë në gjendje për të biseduar  me Assadin,  Gul beson se 100.000 njerëz nuk do të vdisnin dhe Siria nuk do të përballej me shkatërrime  aq të shumta.