Izrael

Izraeli i mobilizon 16.000 rezervistë

Izraeli ka mobilizuar edhe 16.000 rezervistë shtesë, duke e rritur numrin e ushtarëve në  86.000, ndërsa operacionet ushtarake në Rripin e Gazës vazhdojnë, tha një zëdhënëse e ushtrisë të enjten.

 

Ushtria ka lëshuar urdhëresë për mobilzimin e 16.000 ushtarëve për të lejuar trupat në terren, tha zëdhënësja.

 

Kabineti izraelit i sigurisë, i cili u takua për pesë orë të mërkurën, njëzëri vendosi të vazhdon sulmet kundër Gazës dhe operacione të tjera për të shkatërruar një rrjet të tuneleve të përdorura nga lëvizja Hamas midis Gazës dhe Izraelit, tha radio publike.

 

Një tjetër takim i kabinetit, i cili përfshin tetë ministra, do të mbahet të enjten pasdite, sipas radios publike.

 

Radioja publike citoi gjeneral-majorin,  Sami Turgeman, oficer i lartë për rajonin e Gazës, të ketë thënë se shkatërrimi i tuneleve të luftëtarëve të mbetur në Izrael mund të jetë përfundojë komplet,  plotësisht në pak ditë.

 

Ushtria izraelite ka konfirmuar të mërkurën për tre ushtarë të vdekur gjatë sulmeve të vazhdueshme kundër Rripit të Gazës.

Ushtria e regjimit tha se Matan Gotlib, Omer Hay, dhe Guy Algranati u vranë në jug të Rripit të Gazës të mërkurën.

 

Paradite, lëvizja e rezistencës palestineze Hamas tha se të paktën 15 ushtarë izraelitë u vranë në një sulm me bombë në lindje të Khan Yunis.

 

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat e Ezzedine al-Kassamit tha se izraelitët janë vrarë me mjete shpërthyese të improvizuara në një  shtëpi ku ata ishin të bllokuar.

 

Pesëmbëdhjetë ushtarë të tjerë u plagosën pasi një mur u shemb mbi ta gjatë një operacioni.   

 

Ndërkohë, Tel Avivi konfirmon  se 56 ushtarë izraelitë janë vrarë në luftë, kurse burimet e Hamasit thonë se numri i ushtarëve të vrarë është shumë më i madh.