Dijetarët myslimanë dënojnë dëbimin e të krishterëve nga Iraku
Dënimet të ngjashme janë bërë edhe nga Shoqata e Akademikëve Muslimanë në Irak, duke thënë se dëbimi i krishterëve përbën një sulm ndaj të pafajshmëve.
Kairo-
Një organizatë udhëheqëse e myslimanëve e ka dënuar fuqishëm dëbimin e familjeve të krishtera nga Mosuli nga “Shteti Islamik” (ISIL) këtë javë, duke pohuar se veprime të tilla janë kundërshtim me Shari’atin Islam dhe parimet e drejtësisë dhe tolerancës.
Bashkimi Ndërkombëtar i Dijetarëve Muslimanë e dënojnë dëbimin me forcë të vëllezërve tanë të krishterë në Irak, sepse është në kundërshtim me Ligjin Islamik dhe të ndërgjegjes dhe kjo lë një imazh të keq për Islamin dhe myslimanët, tha në një deklaratë, të Bashkimit Ndërkombëtar të Dijetarëve Muslimanë, të lëshuar të martën, më 22 Korrik 2014. sipas OnIslam.net.
Bashkimi Ndërkombëtar i Dijetarëve Muslimanë i bëri thirrje, gjithashtu, të ashtuquajturit “Shteti Islam” në Irak dhe Levant (ISIL) për të lejuar vëllezërit e krishterë në Mosul të kthehen në shtëpitë e tyre si banorë vendas të Irakut.
Familjet e krishtera u dëbuan nga qyteti verior i Irakut, Mosuli, të shtunën e kaluar, pasi ISIL-i tha se ata do të vriteshin në qoftë se ata nuk e paguajnë një taksë të mbrojtjes ose të kthehen në Islam.
Paralajmërimi është lexuar në xhamitë e Mosulit të premten pasdite, dhe është transmetuar në të gjithë qytetin përmes altoparlantëve.
Ne ofrojmë për të krishterët tri zgjedhje: Islamin, Kontratën dhimma - që përfshin pagesën ... në qoftë se ata e refuzojnë këtë, atëherë ata nuk do të kenë asgjë, përveç shpatës, thuhet në njoftim.
Ka thënë kreu i “Shtetit Islam” Ebu Bekr el-Bagdadi, të cilin grupi i ISIL-it e ka emëruar tani kalif, se kishte urdhëruar të krishterë të cilët nuk duan të qëndrojnë dhe jetojnë në ato kushte, atëherë duhet për t’i lënë kufijtë e kalifatit islamik.
Jo duke i detyruar të krishterët të largohen jashtë atdheut të tyre, por Bashkimi i Ndërkombëtar i Dijetarëve Muslimanë vuri në dukje se i ashtuquajturi Shteti Islam duhet të bashëpunojë me Bashkimin Ndërkombëtar të Dijetarëve Muslimanë që të rishikojë mënyrën e trajtimit të muslimanëve në disa fusha, veçanërisht në Palestinë, Sri Lanka, Indi dhe në Republikën e Afrikës Qendrore.
Dënimet të ngjashme janë bërë edhe nga Shoqata e Akademikëve Muslimanë në Irak, duke thënë se dëbimi i krishterëve përbën një sulm ndaj njerëzve të pafajshëm.
Grupi militant i dha të krishterëve një ultimatum për të lënë Mosulin të shtunën, duke lënë qytetin pa të krishterëve për herë të parë në historinë islame, tha MSA, sipas raportit të Middle East Monitor, (Monitori i Lindjes së Mesme).
Dijetarët muslimanë e dënuan këtë veprim si një akt padrejtësie ndaj njerëzve të pafajshëm dhe një devijim nga rruga e rekomanduar nga Profeti i Islamit, Muhammedi (a.s.) dhe nga dijetarët muslimanë lidhur me trajtimin e jomuslimanëve.
Askush nuk ka të drejtë të marrë masa të tilla.