Izrael

Ish-krye-spiuni izraelit i kërkon Riadit për të bashkuar forcat me Tel Avivin

Një ish-shefi i spiunazhit izraelit i ka bërë thirrje qeverisë saudite për të bashkuar forcat me regjimin e Tel Avivit për atë që ai e quan interesa të përbashkëta.  

 

Sipas Press TV, të martën, Yaakov Peri i kërkoi Riadit për të ndihmuar regjimin izraelit të pengojnë përpjekjet për të sjellë një armëpushim midis lëvizjes palestineze të rezistencës Hamas dhe regjimit sionist.  

 

Komentet e Yaakov Perit pasuan vërejtjet e bëra nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, i cil bëri thirrje që në të dy palët në luftë të vendosin për një armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar humanitar.

 

Aeroplanët luftarakë të regjimit sionist kanë kryer pandërprerë sulme ajrore kundër Rripit të Gazës që nga data 8 korrik 2014. Më 17 korrik 2014, mijëra ushtarë izraelitë nisën një pushtim tokësor në Rripin e Gazës me popullatë të dendur.  


Deri më tani, të paktën 1.216 njerëz kanë rënë dëshmorë dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga ofensiva e regjimit izraelit, pavarësisht presionit nga bashkësia ndërkombëtare.