Kulturë

Akademikët norvegjezë dënojnë dëbimin e studentëve iranian

Akademikët nga Universiteti më i Lartë Teknik i Norvegjisë kanë shprehur shqetësim pasi, pothuajse, një duzinë studentësh shkencor   pasuniversitar nga Irani, që kanë lejen e qëndrimit, ju kanë anuluar me pretekstin e sanksioneve.

 

Sipas gazetës, të përditshmes, Iran Daily, 27-vjeçarja, Hamideh Kaffash që ishte gati për të filluar një doktoraturë në inxhinieri  në  Universitetin prestigjioz Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë (NTNU) ka thënë, Kur kam dëgjuar për këtë, unë thjesht nuk mund të besoja atë.

 

Ajo është një nga 10 post të diplomuarit iranian që kanë marrë shkresa nga Drejtoria Norvegjeze e Imigracionit në muajt e fundit duke i informuar se ata duhet të largohen nga Norvegjia.

 

Shkreat thonë se Policia dhe Shërbimi i Sigurisë i Norvegjisë ka vendosur që studimet e tyre mund të rezultojë në transferimin e teknologjisë së ndjeshme të cilat mund të ndihmojë Iranin për të zhvilluar industrinë e tij bërthamore.

 

Shërbimet e sigurisë thonë se kjo do të bënë Norvegjinë si shkelëse e sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit lidhur me programin e tij bërthamor.

Por studentët thonë se specializimet e tyre nuk kanë të bëjnë fare me industrinë bërthamore.

 

Shtatë të postdiplomuarit tjerë, të cilët kanë qenë të prekur, dhe të cilët janë duke studiuar në universitete të tjera, kanë sfiduar edhe vendimin.

 

Ndërkohë, studentët e universitetit, pedagogët janë angazhuar në mbështetje të studentëve të prekur. Ata kanë krijuar një faqe në Facebook, organizuan një peticion online dhe kanë mbajtur protesta në kampuset universitare në të gjithë vendin, ku morën pjesë së bashku, studentët dhe pedagogët. 

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}