Liban

Vlerësimi i zhvillimeve të fundit regjionale nga Enis Nakkash

edhe një reportazh i rëndësishëm nga Enis Nakkash

Moderatori: Përshëndetje të gjithëve. Mirë se erdhët. Është duke u rishkruar fati i regjionit. Që nga Iraku dhe sulmet e ISID-it, krizës që është duke vazhduar në Siri dhe krizës së sigurimit që është duke e përjetuar Libani. Pyetjet janë shumë.

Në programin DIALOGU I TË SOTMES mysafir e kemi koordinatorin e Këshillit për Siguri dhe Strategji i nderuari ztr. Enis Nakkash. Mirë se erdhët.

Enis Nakkash: Ehlen ve Sehlen.

Moderatori: Kur i shikojmë reagimet e ardhura në mediat sociale me të cilat e bëmë shpalljen e programit, pamë se janë të pritura leximet tuaja lidhur me Irakun, Sirinë dhe Libanin. Të fillojmë nga Iraku. ISID-i është duke përparuar. Është duke siguruar kontrollin në regjionet esenciale. Disa këtij zhvillimi i thonë sulm terrorist, disa kryengritje dhe revolucion dhe disa të tjerë sunite u ngritën kundër Malikiut. Sot çka është realiteti i gjendjes në Irak?

Enis Nakkash: Çështja është me shumë parametra. Nuk është dhe një dimensionale. Një kohë posaqërisht në rast të mbajtjes së zgjedhjeve që nga çasti kur thamë filloi të bëhet e njohur se në Irak nuk do të bëhej ndonjë ndryshim.

Ishte një rezistencë në fushë. Pas zgjedhjeve me vazhdimin e mbajtjes së litarëve në duar të forcave të njejta politike u kërkua të kalohet nga tensionimi që egzistonte në një nivel dhune. Gjersa në zhvillimet e fundit iu dha udhë ISID-it. ISID-i as nuk ka forcë që ta kontrollojë një qytet as nuk e zotëron një forcë që ta bëj një lëvizje të tillë. Rrjetet e infiltruara brenda ushtrisë irakiane kishin bërë marrëveshje për dorëzimin e armëve dhe pikave ISID-it.

Moderatori: Nën udhëheqjen e kujt u ndërmor ky hap?

Enis Nakkash: Në realitet, një vendim regjional i përkrahur nga forcat ndërkombëtare. Kur jam duke thënë regjionale, jam duke bërë fjalë nga Arabia, Katari dhe Turqia. Askush të mos më thojë mua se Arabia dhe Katari duke mos u mundur të mirren vesh se i kanë tërhjekur ambasadat, sepse këto dy shtete gjersa në disa dosje lëvizin së bashku e në disa çështje janë duke përjetuar konfrontime.

Dosjet që janë duke u mirëkuptuar janë dosjet e Sirisë dhe Irakut. Çështjet e veçanta të Egjiptit, Gjirit dhe Vëllezërve Muslimanë janë dosje ku nuk mund të mirren vesh. Rrjedhimisht shohim se mund të bashkohen në një dhomë operacionale kundër Sirisë dhe Irakut. Edhe Turqia është në të njejtin pozicion.

Moderatori: Tani atëherë jeni duke thënë se pa pasur leje regjionale dhe globale ISID-i nuk mund ta ndërmarrë një lëvizje të tillë.

Enis Nakkash: Po, padyshim ta sqaroj arsyen. Armatën irakiane e ndërtuan amerikanët. Në armatën e re morën pjesë ushtarë nga komunitetet e shumta në Irak dhe posaqërisht edhe disa nga oficerët nga ushtria e vjetër, me detyrë në armatën e Sadamit. Disa emra që i refuzonin lidhjet politike i vazhduan lidhjet e tyre me forcat kryengritëse. Edhe sot erdhi ora 0 për të përfituar nga ato lidhje. I dorëzuan pikat që i mbanin në duar duke i dhënë leje ISID-it që të përparonte. Janë gabim ata që e definojnë këtë gjendje si kryengritje të sunive kundër shiive. Gjersa realiteti i punës së dhënies së lejes ISID-it është për hapjen e rrugëve të një dialogu.

Moderatori: Pamë se forcat reale sunite në Irak nuk morën pjesë në mënyrë aktive në seancën parlamentare në të cilën u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Gjersa shumica e forcave shiite morën pjesë në një anë kundër këtyre forcave të armatosura. Gjersa u bë edhe thirrja për armatim nga Seyyid Ali Sistani. Forcat mediale të pozitave në shtetet e Gjirit i thoshin zhvillimeve revolucion duke filluar t`i përdornin definimet sikurse “Aeroplanët e Malikiut, ushtria e Malikiut.”

Enis Nakkash: Tani jemi duke bashkëbiseduar si dy libanez. Ti dhe unë. Ne e tejkaluam ngjarjen e 7 majit. Disa deshën ta tregojnë 7 majin si konfrontim suni-shii. Që libanezët, gjersa edhe gjuhët që përdornin fjalë konfrontuese e dinin se në 5 maj u bë një sulm ndaj Rezistencës.

Sikurse që ishte një çështje politike e ndërlidhur me Rezistencën ishte një çështje e ndërlidhur edhe me shërbimin ndaj Izraelit, SHBA-ve dhe disa shteteve të tjera arabe. Përgjigjja e sulmit ndaj Rezistencës më 5 maj u dha më 7 maj. Kjo përgjigje, nuk ishte kundër një mehdhebi tjetër. Në atë kohë 7 maji ishte përgjigje e dhënë ndaj forcave që dëshironin ta ngritnin dorën kundër qeverisë së udhëhequr nga Fuat Senyora dhe Rezistenca.

Tani ato që jeni duke i dëgjuar në çështjen e Irakut, çështjet që është duke i përpunuar vazhdimisht media e Gjirit nuk është e drejtë. I përngjanë gjendjes së Irakut në shembullin e Libanit që e dhash. Konflikti nuk është ndërmjet sunive dhe shiive, konflikti është një konflikt i lindur nga ndërhyrjet për ta ndërprerë formimin e një qeverie në Irak të afërt me Iranin-Sirinë-Libanin. Çështja para një konflikti mehdhebor është një çështje politike.

Moderatori: Në zgjedhjet e fundit parlamentare Malikiu fitoi shumicën për ta formuar qeverinë mirëpo disa palë i dhanë grusht këtij ekuacioni politik.

Enis Nakkash: Çka ishte roli i forcave ndërkombëtare këtu? Ata që do të arrijnë të lexojnë ndërmjet rreshtave të deklaratave të presidentit Obama do ta gjejnë të vërtetën. Amerika është e lidhur me vendimin e një aleance strategjike që do ta sigurojë mbrojtjen e Irakut, duke e vazhduar egzistimin në këtë gjeografi me këtë aleancë politike. Mosdërgimi i ndihmës së shpejtë ndaj qeverisë qendrore d.m.th. dezertim nga kjo aleancë. Sot që nga Malikiu e deri tek populli irakian, deri tek parlamenti irakian çdo kush duhet ta shohë dhe ashtu ta definojë që kjo aleancë u prish që në provimin e parë.

Moderatori: Obama tha që nuk do të dërgojmë ushtarë por do të dërgojmë ndihma. Përveç kësaj tha që problemin duhet ta zgjidhin irakianët ndërmjet veti.

Enis Nakkash: Irakianët le të merren vesh mes vete. Egziston një problem ndërmjet një irakiani dhe një tjetri dhe ne nuk do të ndërhyjmë. Obama është ai që i kurdisi kushtet politike për këtë veprim dhe siguroi mbulesën ndërkombëtare. Në saje të këtij veprimi qeveria irakiane do të mund të riformatohet, do të mund të emërohet kryeministri i ri dhe do të përcaketohen forcat e reja politike që do ta udhëheqin Irakun.

Moderatori: Në skenarin irakian Malikiu ishte bërë pika në të cilën ndërpritej Iraku dhe Amerika. Pse sot Amerika tërhiqet nga Malikiu? Forcat perëndimore sikurse Amerika dhe Anglia thonë që Malikiu është duke e paguar mos aftësinë e absorbimit të forcave sunite dhe mos performancën e tij.

Enis Nakkash: Malikiu është duke u parë si një udhëkryq në të cilin takohen forcat. Nëse Malikiu do të anonte nga politikat amerikane, nuk do ta mbante atë qëndrim në luftën siriane. Ishte afër Sirisë. Ekonomikisht i hapi kufijtë. Rrjedhja e gazit, ndihmat e përkrahën Sirinë. Aktiviteti i ISID-it në të dyja anët e kufirit, ishte që ta detyrojë Irakun që të hedhë hap mbrapa i cili ishte pro Sirisë, pro mbrojtjes dhe unitetit të saj. Si përfundim nuk mund ta definojmë Malikiun sikurse e definojnë mediat se gjoja ishte pikëtakim gjatë periudhës së zgjedhjeve. Zgjedhjet që ishin pikë udhëkryqi, u deshën të njiheshin nga Amerika. Edhe iranianët thoshin se duhet ta njohim rezultatin e zgjedhjeve. Shtetet regjionale në atë kohë nuk dëshironin t`i njihnin këto zgjedhje. Mendonin se duke i përzier letrat do të mund ta sillnin në krye një tjetër kryeministër. Së bashku me zgjedhjet e fundit jemi duke e parë ekuacionin e njejtë sërish. Rrjedhimisht nuk arritën ta gjejnë asnjë zgjidhje përveçëse të jenë shkaktarë të një gjendjeje të tillë. Ashtu që përmes zgjidhjes politike që e propozoi Obama irakianët do të pajtohen me njëri-tjetrin dhe Iraku do të pozicionohet sërish. Në këtë mënyrë ndoshta shtetet e regjionit janë duke ëndërruar një konferencë për Irakun sikurse konferenca rajonale e mbajtur në Doha për Libanin.

Moderatori: Është një gjë interesante. Në fjalimin e tij të parë Obama bënte fjalë për ndërhyrjet dhe intervenimin në një formë. Branda një dite në vend të ekspertëve amerikan që bënin fjalë për gjendjen e rrezikut nga ISID-i dhe kërcënimit të sigurimit kombëtar të Amerikës në pikën se irakianët duhet t`i zgjidhin problemet ndërmjet veti. Çka është arsyeja e kësaj? Çka egziston pas hedhjes së hapit mbrapa brenda 24 orëve?

Enis Nakkash: Forcat regjionale pas këtij veprimi e prezantuan një skenar që i solli përfitime Amerikës dhe vetes së tyre. D.m.th. skenari i përfitimit nga ISID-i.

Moderatori: Mirëpo janë të shqetësuar nga ISID-i dhe terrori. Ashtu edhe nga terrori në Siri.

Enis Nakkash: Tani ata thonë që duke i shitur të dhëna Amerikës mund ta bëjnë ISID-in të japë dorëheqje nga rruga që e ka nisur. Thonë që nëse e marrim një hise të madhe në Irak do ta dobësojmë ISID-in.

Moderatori: A nuk morën mësim nga skenari i Sirisë? I doli nga kontrolli aty.

Enis Nakkash: Shikoje historinë shtetet e mëdha që janë superfuqi shpesh ka ndodhur se nuk kanë mësuar asgjë nga gabimet e thjeshta. Në këtë kuptim unë nuk i harroj asnjëherë dy vetë, Hitlerin dhe Napoleon Bonapartën. Që të dytë hynë në Rusi. Edhe lideri më i thjeshtë duhet ta dijë që në këtë gjeografi që zotëron një të ftohtë që të mbyt nuk e ka asnjë shancë përballë popullit që e mbron vendin e vet. Mbi të gjitha ky gabim u bë dy herë. Që teoritë dhe përvojat e Napoleon Bonapartës mbahen si leksione në institucionet ushtarake. Mirëpo nuk duhet ta harrojmë një gabim të tillë strategjik. Atëherë çka duhet t`i themi ripërsëritjes së një gabimi të njejtë nga Hitleri pas një përvoje të këtillë? Mund të themi që shtetet e mëdha ndonjëherë nga disa ngjarje nuk mësojnë asgjë. Sipas asaj që e shohim kanë kërkuar që ta provojnë sërish.

Moderatori: Sot shumë analiza thonë se ngjarjet që janë duke u përjetuar në Iran do ta përafrojnë edhe më shumë Iranin me Amerikën dhe do t`i bashkojnë ata në luftën kundër terrorizmit.

Enis Nakkash: Sot sipas shkrimeve të disave nuk egziston përafrim Iran-SHBA në zgjidhjen e ngjarjeve të Irakut që do t`i shërbenin aksit Iran-Irak. Si dëshmi për këtë mund t`i japim fjalimet e Obamës që u ndryshuan brenda 24 orëve për të cilat bëmë fjalë pak më parë. Këto analiza në çfarë gjendje mund të ishin të sakta? Me deklaratën e parë të saj Amerika i saktësoi. Do t`i saktësonte po të mos i ndryshonte ato deklarata. Në kohën kur Amerika tha që diçka duhet të bëhet kur edhe Irani tha që edhe ne ndërhyjmë. Gjersa mund të themi që ishte marrëveshje. Edhe njëri nga emirët sauditë e ka menduar si të tillë.

Moderatori: Po. Turki Faysal-i tha “Mund ta shohim Gardën Revolucionare të Iranit duke luftuar në të njejtin rresht me aeroplanët pa pilot të Amerikës duke i vrarë irakianët. Egziston një potencial i tillë. Kjo është një çështje që është shkaktare e humbjes së mendjeve dhe e zgjimit të kurreshtjes. Ku jemi duke shkuar?”.

Enis Nakkash: Kësaj çështjeje të “Vrasjes së irakianëve t`i them diçka. Kur erdhi Amerika që ta pushtojë Irakun, erdhi nga Arabia, nga Kuvajti mirëpo nuk i thanë “Je duke i masakruar irakianët”. Mirëpo sot filluan t`i rrahin zemrat për irakianët. Sot qeveritë regjionale ia hodhën përpara Obamës një skenar tjetër. Absolutisht kanë rol qendrat e tjera kërkimore dhe Izraeli. U përgatit një skenar për të përfituar nga veprimi i ISID-it ndaj ekuacionit politik dhe ekuilibrave regjional. Është duke u kërkuar që të pengohet përparimi i aksit që fitoi zgjedhjet në Siri-Irak dhe mori rrugë që të fitojë në fushën ushtarake që shtrihet që nga Horasani deri në Libanin jugor.

Moderatori: Çka do të jetë reaksioni i aksit tjetër, iranian? Malikiu është duke humbur. Amerika është duke thënë bëni ortak në udhëheqje fuqitë sunite të ndërlidhura me Gjirin. A do t`i thotë Irani në rregull këtij dëmi?

Enis Nakkash: Tani duhet gjetur që a është duke e ndierë Irani veten se duhet të bëjë lëshime. Sipas meje nuk është i detyruar që të bëjë lëshime. Bënë fjalë se irakianët duhet të bashkohen, të negociojnë mirëpo nuk është e mundshme që atë që e fitoi dhe e mori me dorën e djathtë ta japë me të majtën. Këto përfitime le të jenë nga zgjedhjet apo nga realiteti në front. Tani pas ndarjeve që u përjetuan në ushtrinë irakiane vullnetarët filluan t`i mbushin vendet e zbrazura. Dikujt iu tha që mundet të krijonit ndarje në ushtrinë irakiane mbase ajo nuk formohet nga një akide mirëpo në duart tona e kemi një ushtri të popullit që do të bëhet alternativë, që do t`i bëjë ballë sulmeve dhe ta sigurojë unitetin. Mirëpo në këtë amulli u bënë ca gjëra qe nuk mundën të kontrolloheshin. Në lojë gjithmonë nuk mund ta sigurosh kontrollin e tërësishëm. Kerkuki. Rebelët hynë në Kerkuk. Rebelët janë ata që po e mbrojnë Kerkukun. Një njeri që e mbronë atë që e ka në duar e ka të drejtën e negociimit me ty në të ardhmen mbi atë.

Moderatori: Kjo gjendje është duke e forcuar rolin e kurdëve.

Enis Nakkash: Njëqind përqind kjo gjendje i fuqizon kurdët në balancin e pasurisë së naftës në Irak. Nuk janë të detyruar që ta largojnë nga Iraku. Sikurse ishim dëshmitarë të politikave të kurdëve, kurdët naftën (në regjionin e tyre) gjersa e eksportonin në të mirë të tyre, naftën e Irakut dëshirojnë ta eksportojnë në të mirën e të gjithëve. Sot nëse nafta e Kerkukut i bashkohet linjës së naftës së kurdëve që kjo d.m.th. 25% e naftës së Irakut, kurdët pasurohen dhe mund të thonë se nuk kanë nevojë të jenë të lidhur me qeverinë qendrore. Ose sikurse në të kaluarën mund të thotë se unë egzistoj në udhëheqjen regjionale të Kurdistanit, gjersa nafta në Kerkuk është e të gjithëve. Gjersa për siguri tani superioriteti është tek kurdët.

Moderatori: Kjo a do të mbetet kështu apo balancet do të ndryshohen sërish? Tani është duke u bërë fjalë për copëtimin e Irakut në tre shtete. Shtetet kurde, sunite dhe shiite.

Enis Nakkash: Ky është projekti i vjetër i Biden-it. Është në kuadër të mundësive.

Moderatori: Mundësia e realizimit?

Enis Nakkash: 45%. Nuk është një raport i dobët. Qeveria qendrore në Irak nëse nuk do të ketë sukses ushtarak në regjionet e marra nga ISID-i dhe aleatët e tij, zgjidhja e fundit nuk është dorëzimi ndaj aksit tjetër.

Moderatori: D.m.th. je duke thënë se zgjidhja e fundit është ndarja?

Enis Nakkash: Po ndarja.

Moderatori: D.m.th. a është më mirë që aksi Iran-Maliki në vend se të shkojë në bashkëpunim me vendet e Gjirit të shkojë në ndarje.

Enis Nakkash: Sepse këtu nuk do të bëhet “bashkëpunim”.

Çështja nuk është e bashkëpunimit ndërmjet sunive dhe shiive. Çështja është tek politika. Le të prezantohen ty dy zgjidhje. Iraku le të mbetet si një shtet që ndihmon në çlirimin kombëtar, i varfër nga politikat regjionale apo një Irak i copëtuar, i ndarë mirëpo që vazhdon t`i ndihmojë çlirimeve kombëtare?

Pa dyshim se opsioni i dytë.

Moderatori: Mirëpo ndarja është në përfitim të perëndimit.

Enis Nakkash: Nëse do të mund ta sigurojë kontrollin. Pyetja është këtu. Po është në përfitim të perëndimit vazhdimi i luftës dhe një ndarje që nuk e përkrahë çlirimin kombëtar. Tani ne le t`i kthehemi sërish libanezëve. Sot kur Rezistenca i hyri Sirisë, disa menduan se Rezistenca do të mbytet në baltat e Sirisë, do të largohet nga Rezistenca dhe do të dobësohet fronti izraelit. Mirëpo logjika e Rezistencës kujt i hapi rrugë? Paraprakisht në kuptimin regjional Rezistenca e zgjeroi fushën e veprimit. Jam duke bërë fjalë nga fronti i zgjeruar që nga Nakura deri në Jordani. Nuk u zgjerua vetëm politikisht por edhe ushtarakisht. Më egziston një Rezistencë e shpallur në Gollan. Sot çështjen e njejtë le ta bëjnë në Irak. Gjersa në Irak është një gjendje konflikti nëse do ta forcosh Rezistencën këtë herë Aksi i Rezistencës do të jetë në dëm të armiqëve.

Moderatori: Le të kthehemi tek ISID-i. Më parë dëgjuam se thuhej se ishte një organizatë e themeluar nga regjimi sirian. Mirëpo sot e shohim që ISID-i zotëroi kushte me të cilat do të mund t`i marrë për qëllim edhe aleatët e Sirisë. Zotëroi kushte në shumë çështje, ekonomike, ushtarake. Ka shumë militantë.

Enis Nakkash: Para ISID-it fronti i Nusra-s ishte prodhim i regjimit sirian. Ashtu thoshin. Veprim vetëvrasëse, sulmet me bomba para Nusra-s u thanë që ishin punë të regjimit. Unë i kujtoj dy shpërthimet e para në Sham. Mbas një jave Nusra e shpalli egzistencën. Pastaj thanë “Nuk egziston diçka e tillë si Nusra, këtë e bëri shteti”. Sot shikojmë, mbase e mori Obama këtë Nusra-n në listën e grupeve terroriste e pranuan si pjesëtare “e aleatit të ndershëm”. Pastaj mbase e përcillte një rrugë më ndryshe se grupet tjera, për ISID-in thanë se ishte punë e regjimit sirian. Do ta sqaroj edhe dallimin ndërmjet të dyjave. ISID-i vepron në një formë shumë të logjikshme. Nuk mund ta nënçmojmë. Nuk është një veprim jashtë logjikës. Është duke vepruar në regjionet në të cilat gjeografitë dhe demografitë janë homogjene. Ata që e kanë lexuar historinë e gjeografisë dhe Syces Picot-in para krizës së Irakut dhe Sirisë, do ta shohim dhunën që e dallon regjionin e Xhezirës prej regjionit të Anbarit. Ashiretet e këtushme janë të njejta. Janë djem të xhaxhait. Kanë marrë dhe dhënë vajza. Vendosën kufinjë në mes tyre. Mendoni se jeni duke e ndarë një familje në dysh. D.m.th. në kuptimin gjeografik dhe demografik një regjion homogjen. Në të njejtën kohë këtu ka edhe naftë. Rrjedhimisht ky veprim nuk është i palogjikshëm. Shumë i logjikshëm. Këta gjersa ishin një grup i vogël në Irak u bënë dëshmitarë të krizës në Siri. Është e logjikshme ta përdorin këtë krizë për të fituar baza të reja, për të gjetur kanale të përkrahjes, për të siguruar rrjedhjen e militantëve.

Moderatori: Lindën mosmarrëveshje me frontin e Nusra-s dhe Al-Kaida-n. Ndërmjetësoi Zevahiri dhe u tha kthehuni në Irak.

Enis Nakkash: Nuk e priste që ISID-i si zgjatimi i mëparshëm i tyre që ishte t`i hapte rrugë këtyre mosmarrëveshjeve. Kur ndodhën këto mosmarrëveshje dhe dolën në shesh palët këmbëngulën në pozicionet e tyre. Njëra palë tha se duhet vepruar në formë regjionale, jo vetëm në Irak por do gjejë vend edhe në Siri, do ta përcjelli strategjinë gjersa tjetra palë tha se të gjitha palët duhet të veprojnë në rrethin e vetë. Këto janë dy qëndrime serioze. Nuk janë të palogjikshme. Nuk janë rezultate të dala nga përplasjet personale. Disa janë duke e parë se është më mirë të veprohet në formë regjionale. Posaqërisht kur bëhet fjalë për naftën e Sirisë. Mbi regjionet që i zotëruan në Mosul, automjetet, bankat, paratë nafta në Siri sikurse Armata e Lirë dhe Fronti i Nusra-s që i çmontuan fabrikat në Siri dhe ia shitën Turqisë, do t`i çmontojnë fabrikat në Mosul duke ia shitur turqve dhe do t`i shtojnë pasurisë së tyre pasuri.

Moderatori: Dinamoja e këtyre ngjarjeve thatë që është Gjiri. Nëse kjo do të bëhet e pasuksesshme në letër çka do të bëjnë? Gjersa janë duke u munduar ta thyejnë aksin që i themi të Gjysëmhënës së Rezistencës, ta marrim se do të jenë të pasuksesshëm pas Libanit dhe Sirisë, çka do të bëjnë këtë herë?

Enis Nakkash: E provuan në vitin 2006 në Liban, nuk ishin të suksesshëm. E provuan më 7 maj, nuk kishin sukses. E provuan në Siri, nuk kishin sukses. Sot janë duke e provuar në Irak, nuk do te kenë sukses. Ndoshta më vonë do ta provojnë luftën e hapur regjionale; do ta shohin se zjarri do ta përfshijë të bardhën që kanë veshur dhe drejtësinë që do të zërë vend.

Moderatori: Mirëpo ky qëndrim është duke rënë në kundërshtim me qëndrimin “Gjiri është duke i rishikuar hesapet, sauditët në familjen mbretërore janë duke i rinjehsuar letrat për të dalë nga moçali i Sirisë”. Është duke rënë në kundërshtim me zhvillimet në Irak.

Enis Nakkash: Kjo u pyet edhe më parë dhe thash. Sipas rregullit në familjen saudite është një çështje e pavarur nga politika regjionale. Nuk ka lidhje me politikën regjionale. Është e ndërlidhur me taktikën. Duke dashur të triumfojë në Siri, për shembull, isha i pa suksesshëm me Abdul Settarin. E nxorra Abdul Settarin, e Solla Abdul Xhabarin. Mirëpo politikën në lidhje me Sirinë nuk e ndërrova. Nuk e ndërrova qëllimin në Siri. I ndërrova disa emra, përjetova një ndryshim taktik. Disa i dhanë fjalë Amerikës se do ta zgjidhi për disa ditë, disa provuan me Al-Kaidën, disa u ngarkuan nëpërmjet Armatës së Lirë Siriane. Këto janë çështje taktike. Qëllimi, në çështjen Siriane nuk u ndërrua, në çështjen irakiane nuk u ndryshua. Nryshimi i urdhërave rrjedhë nga merakosja e copëtimit të familjes. Janë disa pozicione sikurse Bender bin Sulltani. Arsyeja e ndryshimit të këtyre emrave është për shkak të mossuksesit në performancë.

Moderatori: Le të vazhdojmë në formë regjionale. Turqia. U rrëmbyen konsulli dhe zyrtarët që punonin në konsullatën në Mosul. Mbi këtë a nuk është pozicioni shumë i ekuilibruar pozicioni i saj? Të themi se është i përpiktë dhe i qetë.

Enis Nakkash: Në këto luftëra regjionale të këtij lloji disa robër nuk e ndryshojnë strategjinë e shtetit.

Moderatori: E ftuan NATO-n që të ndërynte.

Enis Nakkash: Kjo është shumë qesharake. Nëse e ke problemin e robërve të rrëmbyer nga ambasada për zgjidhje a do ta thërrasësh NATO-n? Ti je një shtet. Nuk je i vogël. Nuk je fshat. Ti je Turqia. Mosuli nuk është me mijëra kilometra larg nga ti. Çka je duke pritur që të bëjë NATO-ja? A ta bombardojë Irakun për t`i rikthyer robërit? Kjo është e para. E dyta deri më tani nuk dëgjuam se çka është duke u kërkuar nga këta robër. Dikush mua më tha “A mund të jenë këta robër një operacion i bërë për ta fshehur operacionin e madh?”. A janë duke kërkuar të thonë se shikoni unë kam robër në duar të ISID-it dhe rrjedhimisht unë nuk jam mbrapa ISID-it? Në të njejtën kohë a nuk e kishte hapur kufirin dhe kishte dhënë leje për kalim të mijëra militantëve.

Moderatori: Thuhej Inteligjenca turke e zotëronte njohurinë se në regjion kishin arritur arabët, të huajt dhe posaçërisht qindra militantë nga shtetet e Gjirit dhe sauditët”. A është e vërtetë kjo?

Enis Nakkash: E vërtetë apo jo. Kjo njohuri është duke u shëtitur me ditë të tëra. Ku është folësi zyrtar turk për ta përgënjeshtruar këtë? Thotë që nuk kam lidhje me të përjetuarat në Irak mirëpo edhe nuk e mbyll kufirin. Nuk është se ka marrë masa në kufi. Jo vetëm në Irak, edhe në kufirin Sirian. Kesebi ende është ngjarje e ditës së djeshme, kjo e njëzet viteve më parë, e pamë. Jo gjithmonë turqit janë duke marrë vendime të logjikshme hyri në një amulli. Para kësaj amullie a nuk ishte në paqe me të gjitha shtetet e regjionit? A nuk ishin të gjitha shtetet duke i hapur kufinjtë me Turqinë? Kohët e zero problemeve. Ekonomike, sociale dhe shoqërore… Aleanca strategjike me Iranin dhe Irakun… Çdo gjë ishte në të mirë të Turqisë. Çka qëndron mbrapa logjikës së ardhjes në nivelin nga zero probleme në 100% probleme?

Moderatori: Sot e kontrolli që e sigurojnë kurdët në Kerkuk nuk është në të mirë të Turqisë.

Enis Nakkash: Marrja e Kerkukut është një revolucion i madh për fuqinë ekonomike të kurdëve. Kjo është një çështje që Turqia 70 vite është duke u munduar t`i ikë dhe ta parandalojë. Turqit janë duke thënë se Kerkuki nuk është pronë as e kurdëve dhe as e Malikiut. Është duke e parë si një pjesë të gjeografisë së saj. Erdogani duke thënë “Nuk do t`i japim leje askujt që t`i sulmojnë regjionet në të cilat janë turkmenët”, bënte fjalë për Kerkukin si regjion i turkmenëve. Rrjedhimisht janë duke e marrë jo nga qeveria qendrore por nga rruga e Erdoganit.

Moderatori: Pas pauzës do të flasim për reflektimin e këtyre ngjarjeve ndaj Sirisë, Libanit dhe Hizbullahut. Çka është duke menduar Hizbullahu? Të gjitha do t`i flasim pas pauzës.

(pas pauzës)

Moderatori: Jemi duke vazhduar me misafirin e programit Dialogu i të sotmes me Enis Nakkash-in. I nderuari Nakkash të kalojmë nga Iraku në Siri. Për Sirinë egzistojnë dy lexime të ndryshme. Gjersa disa janë duke thënë se ISID-i do ta shtojë kontrollin e tij në Irak, do ta shtojë ndikimin në Siri, përkundrazi disa të tjerë thonë se zhvillimet e fundit do të reflektojnë pozitivisht në shtetin e Sirisë sepse perëndimi i shqetësuar nga ISID-i në Irak, do të bëhet armik edhe i ISID-it në Siri dhe do ta shtojë rolin në luftën kundër terrorizmit. Cili lexim mendoni se është më i drejtë?

Enis Nakkash: Unë nuk mendoj se këto dy lexime janë përballë njëra-tjetrës përkundrazi janë duke e plotësuar njëra tjetrën. Nëse ISID-i arrinë të sigurojë stabilitet në Irak do të bëhet edhe më i fortë në Siri. Gjë që kjo është e natyrshme. Shtrirja e ISID-it në një hapësirë të gjerë në këto dy shtete, do ta bëjë të nevojshme koordinimin Irak-Siri në luftën kundër ISID-it. Pranë tyre do të jenë fuqitë regjionale dhe globale. Ky zhvillim negativ, do të jetë shkaktarë i hapjes së temës së luftës kundër terrorizmit sikurse e kishte propozuar presidenti Rouhani. Nëse do të jenë të pasuksesshëm në koordinim dhe nëse nuk do të jenë të kujdesshëm në pikat që kërkohen gjatë luftës me këtë dukuri, në formë të paevitueshme ISID-i duke u zgjeruar në këtë gjeografi do të përfitojë edhe nga zgjerimi demografik. Do të arrijë në më shumë vullnetarë. Rrjedhimisht kjo do të reflektojë negativisht në Siri dhe do të jetë një rrezik i shtuar për qytetet sikurse Deyr Zor dhe Haseke. Rrjedhimisht leximet e më sipërme nuk janë lexime që bijnë ndesh me njëra-tjetrën, përkundrazi janë lexime që e plotësojnë njëra-tjetrën.

Moderatori; Mirëpo në këtë mënyrë a nuk jeni duke e kufizuar në realitetin e Irakut dhe Sirisë? Më parë bëtë fjalë për shtetet që i dhanë leje këtij veprimi. Kishit thënë që ISID-i është duke u përdorur nga shtetet e regjionit me lejen e perëndimit dhe Amerikës. Tani këto fuqi a janë duke u frikësuar nga ISID-i apo janë duke e përdorur ISID-in? Cila?

Enis Nakkash: Tani kjo ndodhi nuk është shpikje e perëndimit. Për këtë arsye u befasuan. Sikurse që pyete më parë. Pse Obama në deklarimin e parë flet ndryshe, në të dytin ndryshe? Çka është arsyeja? Raportet e ardhura ushtarake dhe të sigurimit e habitën Amerikën. Një organizatë terroriste me emrin ISID është duke përparuar dhe përkufizohet si një rrezik mirëpo më pas duke ndenjtur në vend në mënyrë befasuese Obamës iu prezantohet një skenar dhe i thuhet se ISID-i nuk është një rrezik i madh sepse ne i ndihmuam ISID-it dhe thonë se mbase do ta marrin atë që e kërkojnë në Irak mund t`i japim fund kësaj dukurie. Në këtë mënyrë ndryshohet fjalimi i Obamës. Rouhani thotë se Irani duhet të ndërhyjë dhe është i gatshëm të ndërhyjë mirëpo më pas me fetvatë e ardhura nga Merxhiiu i sheh irakianët e mbledhur në turmë dhe thotë se për momentin nuk ka nevojë të ndërhyet. Gjersa do të egzistojnë parametrat që do të ndikojnë në skenar kjo do të vazhdojë kështu. Tani perëndimi është i shokuar nga përjetimet në Irak. Imagjinuan se Al-Kaida dhe ISID-i do të bëhen udhëheqës në atë gjeografi me naftën dhe mundësitë tjera. Mirëpo bazuar në këtë shtetet e regjionit në kundërshpërblim të kushteve që i kërkojnë mund të vijnë dhe të thonë që ne mund ta ndalim këtë zjarr. Rrjedhimisht fotografia është me shumë përbërës. Nuk mund të themi se është bardh e zi. Edhe ISID-i është i vetëdijshëm për këtë. Thotë se e di që turqit më sigurojnë kushte, sauditët më dërgojnë para në vendëse t`i lidhem tërësisht ndonjërit i shikoj intereset e mia. Një përfundim i konkurencës politike mund të ndryshojnë ekuilibrat. Ndonjëherë mund të zotërojë ndonjë shtet regjional ndonjëherë mund të kenë rol fuqitë vendase. Sikurse ISID-i dhe Nusra që edhe meqë kanë ideologji të njejtë, strategjitë i kanë të ndryshme.

Moderatori: Përjetimet në Irak i morën dritat nga fusha e Sirisë. Ushtria është duke përparuar në luginën e Latakias në Keseb, në Halep gjithashtu ka përparime. Për herë të fundit në Humus u morën kodrat në lugina. Në Sham nuk e di saktësisht mirëpo janë duke vazhduar luftimet. Si mund ta përmbledhim sot skenën e Sirisë?

Enis Nakkash: Skena e Sirisë sot është duke punuar në përfitim të Ushtrisë Arabe të Sirisë. Zhvillimi më i rëndësishëm është zhvillimi në Keseb në të cilin janë pikat strategjike. U ndërprenë rrugët e furnizimit të grupeve të armatosura. Edhe rrethimi në Halep është në përfundim e sipër. Mirëpo më e rëndësishmja u përjetua në kufirin Siri-Liban. Për të arritur gjer në këtë marrëveshje mbas negociatave që vazhdojnë me muaj të tërë filloi operacioni në Zebedane.

Mbase nuk u sigurua marrëveshja ushtria e Libanit bëri operacione parandaluese. E duartrokas ushtrinë e Libanit sepse e bëri veprimin e saj në kohën më të duhur. I ka dy arsye. E para atmosfera e përgjithshme në regjion i shërbeu disa grupeve të armatosura duke thënë “A mund ta bëjmë ndonjë veprim?” sikurse në Rankus të lëvizim apo duke kulluar parandalohen me operacione parandaluese. E dyta, egzistonte një frikë e madhe në kohën e përgatitjes së operacionit në Zebedane. Në dialogun Liban-Siri, nuk janë duke bërë fjalë nga njerëzit që nuk kanë lidhje me shtetin apo ndodhitë praktike, flitej se operacioni i Zebedanit do t`i hapte rrugët e kullimit të armatimeve të mëdha në drejtim të Libanit. Rrjedhimisht kur filloi operacioni i Zebedanit nevojitej një shmangie që do të parandalonte arritjen e kullimeve të armatosura në Liban.

Moderatori: A egziston koordinim ndërmjet ushtrive të Libanit dhe Sirisë?

Enis Nakkash: Që mos të detyrohen disa të thonë se “Nuk ka koordinim unë të them se ndërmjet tyre ka përputhshmëri. Mirëpo ta them që kjo përputhshmëri është në nivel të lartë. Në këtë mënyrë nuk do ta detyrojmë askënd që ta përgënjeshtrojë këtë.

Moderatori: Nëse kthehemi disa javë më parë dhe shikojmë skena në regjion ishte shumë më ndryshe. Presidenti i Iranit ishte në Turqi, edhe amerikanët ishin së bashku me iranianët, edhe Saud Fajsalli është duke u telefonuar me Putinin dhe takohej me Lavrovin. Në skenë thuajse ishte një vazhdim drejtë marrëveshjes. Pastaj ndodhën zhvillimet që i rrëzuan të gjitha në Irak.

Enis Nakkash: Jo që i rrëzuan të gjitha. Ishte për t`i fuqizuar kushtet e marrëveshjes. Bisedimet për marrëveshje do të vazhdojnë nuk do të ndërpriten. Nuk do të ndërpritet as aleanca nukleare e Iranit. Bisedimet do të vazhdojnë. Irani do të jetë i suksesshëm edhe në aleancën nukleare. Edhe në Irak edhe në Siri. Këto suksese do t`i trondisin shtetet tjera të regjionit që luftojnë në aksin tjetër.

Moderatori: Pse sauditët në këtë periudhë komunikojnë me rusët?

Enis Nakkash: Sot janë duke ndryshuar rolet e shteteve të mëdha, e din, para Rusisë shkuan në Kinë. I propuzuan Kinës. Mbas ARANCO-së për herë të parë do t`i japë leje hyrjes së firmave kineze në Arabi. Që të mos blejnë naftë nga Irani. Dëshiruan që ta lidhin një aleancë strategjike me Kinën për sigurimin regjional dhe çështjen e politikave të naftës. Në kundërshpërblim të kësaj dëshiruan që ta izolojnë Iranin mirëpo Kina e refuzoi. Janë duke ndërmarrë hapa të këtillë. Është duke e ditur se Amerika 4 vite është duke nxjerrë naftë me teknologji të re dhe nuk ka nevojë më për naftën e Gjirit. Edhe Amerika i njoftoi ata: Unë më në këtë regjion nuk do të luftoj as për naftën tuaj, as për regjimet tuaja, zgjidhni çështjet tuaja, vetëm mund të ju jap armë dhe t`ju tregoj rrugën. Gjiri është duke e ditur mirë këtë. Më pastaj u munduan ta sjellin Rusinë. Ndërhyrja e Benderit u bë e pasuksesshme.  Edhe tani shkuan për negociata në temën se çka mund të bëhet në regjion. Janë duke kërkuar aleat për vetëveten e tyre. Bëjnë çdo gjë jashtë rreth formimit të një rrjeti në të cilin regjioni do të ketë mirëkuptim për njëri-tjetrin. Këtë nuk jam duke e kuptuar. Uluni si Europa dhe mirruni vesh, çka ka? Gërshetimet sociale, besimet, përfitimet të gjitha janë një. Pse gjithmonë njëri duhet të ju mësoj dhe të ju sigurojë mbrojtjen? Në vend të kësaj shko në një themelim regjional, siguroje mbrojtjen dhe askush të mos hyjë në kopshtin e tjetrit. Populli i çdo shteti bën shtypje për pavarësinë e vet. Pse kjo gjithmonë i vie vështirë këtyre?

Moderatori: Temën e Sirisë do ta mbyllim në mënyrë të shpejtë dhe pastaj do të flasim për Libanin. U mbajtën zgjedhjet në Siri dhe i pamë rezultatet. I folëm rrethanat regjionale, e folëm edhe hapësirën siriane. Ku është duke shkuar kriza siriane? Gjeneva…

Enis Nakkash: Gjeneva fluturoi shkoi. Zgjidhja politike sikurse tha edhe Seyyid Hassan Nasrallahu do të zhvillohet nën çatinë e jo të regjimit sirian por të presidentit Bashar Al-Assad. Çfarëdo një zgjidhje politike do të fillojë me Bashar Al-Assad-in dhe do të përfundojë me të. Çështja përfundoi. kjo është zgjedhja e popullit sirian unë nuk i detyrova. E pamë turmën në zgjedhje. Kjo tha se do ta zgjedhë presidentin. Unë nuk mund tu them mos e përkrahni mos e zgjedhni. Me këtë çështje dëshmuam se leximet tona janë të sakta. Ne e dinmin se ku është mendja dhe zemra e këtij populli. E lexuam mirë praktikën dhe terrenin.

Moderatori: 10 minutat e fundit. Të flasim për Libanin. Le të fillojmë prej Hizbullahut. A do të ndërhyjë Hizbullahu në Irak për t`i mbrojtur vendet e shenjta?

Enis Nakkash: Nuk ka nevojë atje janë të gjitha fuqitë.

Moderatori: A nuk do të shkojë në Irak. A nuk do të përsëritet roli në Irak që e kishte në Siri?

Enis Nakkash: Nuk ka nevojë. Në kohën e pushtimit në Irak e kishte një rol. Vrojtues. Ai (Hizbullahu) nuk bën fjalë nga kjo, unë bëj fjalë.

Moderatori: Tani? Jeni duke thënë që nuk ka nevojë.

Enis Nakkash: Jo jo, nuk ka nevojë. Jo për arsye se u frikësua apo çështjeve politike. Unë jam nga ata që thonë se ne duhet të jemi aty ku duhet të jemi. Që nga Horasani deri në Gaze. Kjo është një gjeografi mbi të cilën ndodhin luftime. Mua nuk mund të më ndalë asnjë vend ku ka kufinjë apo viza. Ne jemi aty ku duhet të jemi. Nëse do të kishte nevojë në Irak, po do të kisha thënë se duhet të shkohet.

Moderatori: Sa është e drejtë analiza e thënë këto kohëra “Faleminderit Hizbullah po të mos ishe ti ISID-i do të hynte në Liban sikurse hyri në Mosul”?

Enis Nakkash: Ky është një realitet. Shikoni të përjetuarat në Siri. Shikoni fajet. Djegia e xhamive, kishave… Shikoni pandershmëritë e bëra ndaj postit të njerëzimit pa e shikuar se një njeri kujt i beson apo cilës fe i përket. Të gjitha këto ishin ca kilometra larg nga ne. Zhvilloheshin para nesh. Atëherë çka duhet të mendojnë njerëzit e menqur në Liban që i përkasin divergjencave të njejta sikurse në Siri dhe janë të lidhur me mehdhebe dhe enticitete të njejta? Në Siri ka pak më shumë divergjenca se sa tek ne. Atëherë si mund të themi që ato do të ndodhin në Siri nuk do të reflektojnë negativisht tek ne? Rrjedhimisht ata që loznin me zjarrin mendonin se zjarri do të shuhet në kufi. Më pas doli në shesh se po të mos ndërhynte Hizbullahu, po të mos ishte suksesi i Ushtrisë Arabe të Sirisë. Kjo ndodhi do të siguronte kontroll atje.

Moderatori: Fuat Senyora doli në Trablus dhe kërkoi nga Hizbullahu që të tërhiqej së shpejti nga Siria.

Enis Nakkash: Le të kërkojë. Tani kur po e dëgjoj emrin e Fuat Senyora-s më parapërfytyrohen dy fotografi. Kur krahasohet me burrështetasit e tjerë që do të thuash prej nga na erdhi kjo fatkeqësi Çurçilli dhe Mister Bean i cili mendon se është i menqur sa herë që ta kruaj kokën mirëpo më pas përjeton fatkeqësi. Fuat Senyora e ka një histori fatkeqe. Qoftë ekonomike apo politike në të dyjat. Kjo nuk është një kritikë personale. Është një kritikë politike që ia drejtoj atij. Është një njeri që pretendon se është i menqur dhe di të bëjë punë. Aleatët dhe ndjekësit pandehin se ky njeri zotëron një vetëdije politike. Gjersa kur ia hap fletoret shohim se nuk është i suksesshëm as në ekonomi e as në politikë. E zhyti shtetin në 60 miliard dollarë borxh. Edhe grupit të vetë nuk arriti t`i bëhej lider dhe të korrë suksese. Për këtë arsye le të jetë këshillë le të ndërrohet ky burrë.

Moderatori: A jeni duke ndjerë shqetësim nga celulat e ISID-it në Liban dhe mundësia e të gjeturit hapësirë për veprim?

Enis Nakkash: Nuk jam duke u shqetësuar sepse vetvetiu egziston. A egziston dikush që mund të përgënjeshtrojë se nuk egzistojnë lëvizje të lidhura me Al-Kaidën në Liban? Kush është Abdullah Azzami i zënë tani?

Moderatori: A jemi duke shkuar drejtë politikës së re të mbrojtjes në Liban?

Enis Nakkash: Operacioni parandalues në kufi i ushtrisë libaneze për të cilën bëmë fjalë më parë është një mesazh ndaj tërë regjionit. Mesazhi i operacionit nuk ishte vetëm specifik vetëm për Arselin. Ushtria libaneze e dha mesazhin se nuk do t`i japë leje çfarëdo lëvizjeje që nuk është në përfitim të Libanit.

Moderatori: Morëm shumë mesazhe nga media sociale por mbase ishte koha e ngushtuar nuk mundem t`i përgjigjemi, kërkojmë ndjese. Ma tërhoqi vëmendjen një pyetje e pyetur, t`jua drejtoj juve: Amendoni se të përjetuarat në Irak janë për ta eliminuar ISID-in? A mund të thuhet që ta mbledhim ISID-in në një vend dhe ta vrasim aty? A mund të themi se janë ditët e fundit të ISID-it?

Enis Nakkash: Jo, pak më parë përkujtova dy lexime që e plotësojnë njëra-tjetrën. ISID-i mund të zgjerohet. Duke u zgjeruar mund ta kërcënojë tërë regjionin dhe bazuar në këtë formohen rrjetet për tu ballafaquar me ISID-in. Unë jam duke thënë që nga fillimi, korrja sukses dhe heqja qafe e ISID-it mund të bëhet vetëm në punë kolektive.

Moderatori: A ka presidencë në Liban apo do të presim ende?

Enis Nakkash: Jo vëllezërit nuk janë duke u nxituar. Egziston një sëmundje tek libanezi, mendon se çdo punë që e bën për jashtë në të njejtën kohë ndikon edhe në rritjen e Libanit. Mendojnë se nëse Libani është i lidhur me filan shtetit, filan fuqinë rritet. Unë jam duke e menduar të kundërtën. Këta politikanë në çdo moment që janë duke vazhduar të mendojnë kështu janë duke e dobësuar edhe shtetin e tyre. Sepse para kërkesave të të brendshmit janë duke i menduar ato të të jashtmit.

Moderatori: Atëherë nuk ka president. Regjioni është duke u djegur. A do të shohim sërish tensionim politik në Liban?

Enis Nakkash: Për momentin është duke mjaftuar zjarri përreth, është tendenca që të mos kalojnë në rritje tensionimet politike. Nëse nuk do të bëhet një koalicion i tërësishëm duhet mjaftuar me të mundshmen. Ikën me qeverinë e koalicionit kombëtar që çështjet në Liban të mos zgjidhen tërësisht me zgjedhje. Këta vëllezër janë në brengën e bartjes së përgjegjësive të presidentit në qeveri.

Moderatori: Deri kur do të mbetet kështu sipas jush? Disa janë duke thënë muaji shtator. A e keni ndonjë pritshmëri apo lexim në këtë çështje?

Enis Nakkash: Për momentin kur do të përfundojë çështja e Irakut. Kur do të kuptojnë se nuk arritën t`i ndryshojnë balancet në Irak e Siri do të thonë të shkojmë në zgjedhje në Liban.

Moderatori: Velid Canpolat-i bëri thirrje për dialog dhe mbrojten e Libanit të madh. Në të njejtën kohë tha se kanë vdekur kufinjtë e Sykes Picot.A është e vërtetë sipas jush?

Enis Nakkash: Po kufinjtë ranë. Edhe unë jam ndër simpatizantët e rrëzimit të këtyre kufinjëve. Ti vjen me fuqi dhe dëshiron që t`i largosh këta kufinjë dhe shkakton krizë. Mirëpo mund t`i tejkalosh këta kufinjë dhe ta formosh një rrjetë. Shikoni Europën. Askush nuk e ndryshoi hartën e vet. Kur kalon nga njëri te tjetri i sheh tabelat që tregojnë kufinjtë. Nuk egziston ndonjëri që ulur ta vulosë pasaportën, bën punë doganimi apo kërkon tatime. Këtu mund të marrësh shtëpi, atje mund të hapësh dyqan, mund të marrësh me qira… Kjo gjeografi me qindra vite ka jetuar nën perandori. Duhet kthyer në këtë atmosferë. Në gjeografinë e njejtë njerëzit e lidhur me fe të ndryshme, etnicitete dhe mehdhebe jetojnë në një mënyrë homogjene. Atëherë del në shesh fuqia e lindjes. Fuqia i vie nga diversiteti. Nëse këtë fuqi nuk arrijnë ta shëndrrojnë në një gjë pozitive do të vazhdojmë të grindemi nën një titull negativ. Çka egziston në esencë të këtyre grindjeve? Ndonjëherë ulur mendoj. Një identitet frikësohet nga identiteti tjetër nuk ka arsyetim tjetër. Silli dy punëtor nga mehdhebe të ndryshme, foli për përfitimet dhe gjëra të ngjashme do të lidhin aleancë në çdo gjë. Edhe populli është ashtu. Kërkon spitale, trena, udhëtime, tregëti, shkencë etj. me të mirë. Nga çfarëdo mehdhebi do që të jetë kërkon të mirën.

Moderatori: Koha na përfundoi i nderuari Nakkash. I përmblodhëm të gjitha dosjet. A mund ta marrim një përmbledhje 30 sekondëshe për regjionin?

Enis Nakkash: Përmbledhja është sikurse jam duke e përsëritur gjithmonë: Me fillimin e largimit të Amerikës nga regjioni për plotësimin e boshllëkut strategjik që nga 4-5 vite mbase nuk arritëm ta formojmë një rrjet hymë në konflikt. Këto konflikte që e trondisin tërë regjionin mund të përfundojnë me dy skenarë: Duke i copëtuar të copëtuarit shkaktojnë luftëra të vazhdueshme ose të copëtuarit duke e themeluar një union më të madh dhe më të lartë se vetëvetja - nuk jam duke thënë të bashkohen - e plotësojnë njëri-tjetrin duke arritur të kryejnë punë së bashku.

Moderatori: Afër cilës jemi, mundësisë së dytë?

Enis Nakkash: Jemi më afër mundësisë së dytë. Disa njerëz deshën të grindeshin por u mundën. U grindën në Liban dhe u mundën, u mundën edhe në Siri, do të munden edhe në Irak. Më në fund do të formohet një union, do të detyrohen të ulen në tavolinë.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}