Palestine

Rritet solidariteti global me banorët e Gazës

Protestuesit në disa qytete të botës janë bashkuar në protesta kundër gjenocidit të Izraelit në Gaza.
Protestuesit në disa qytete të botës janë bashkuar në protesta kundër gjenocidit të Izraelit në Gaza.

Të dielën, mijëra njerëz protestuan në qytetin-port holandez të Roterdamit, një ditë pasi mijëra aktivistë sfiduan një ndalim të demonstratave në Paris kundër luftës në Gaza.

 

   Televizioni shtetëror holandez, NOS, tha se rreth 10.000 vetë morën pjesë në demonstratën e Roterdamit kundër ofensivës së Izraelit në Gaza, ku marshuesit mbanin postera ku shkruante:

Asnjë mbështetje e Holandës për gjenocidin palestinez, Palestina e Lirë.  

    

     Protesta ishte organizuar nga një koalicion i organizatave pro-palestineze në Holandë, në bazë të një web faqeje në facebook.

 

    Anëtarët e grupit tundnin flamurin palestinez dhe kishin veshur  Keffiyeh, një lloj shalli në Lindjen e Mesme që është bërë një simbol i pavarësisë palestineze.

 

     Error 404, humaniteti nuk u gjet, shkruante në një afishe që mbahej lart nga një protestues, sipas pamjes holandez.  

 

      Grupi shpalosi një koleksion të kutive arkivole, si dhe një shumëllojshmëri të kukullave, për të përfaqësuar viktimat e fëmijëve të mitur në konfliktin që prej 20-ditësh, ku janë vrarë më shumë se 1.000 civilë palestinezë.

 

    Për vite me radhë, palestinezët kanë vuajtur nën bllokadën e paligjshme dhe nën pushtimin nga Izraeli.

 

    Që nga data 8 korrik 2014, Gaza ka vuajtur nën një shi të përditshëm të bombardimeve, gjakderdhja duhet të marrë fund!

 

     Marshime proteste janë raportuar edhe në Toronto, Kanada,  Kasablanka, Marok; Vjenë, Austri; Guatemala,  si edhe në Izrael.