Kulturë

Ekspozita Kur’anore promovon kulturën Kur'anore në shoqëri

Përfaqësuesi i Udhëheqësit Suprem,  Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, në Provincë Fars, tha se hapja e Ekspozitë Kur'anore do të rezultojë në promovimin e kulturës Kur'anore në shoqëri.

 

Gjatë një vizite në ekspozitën Urvat-ul-Wuthqa, ditë e xhuma, më 25 Korrik 2014, Ajetullah Asadullah Imani tha se ekspozita është një nga mjetet që do të aplikohen për të shpërndarë dhe për të krijuar kulturën e Kur'anit të Shenjtë në një shoqëri.

 

Ai vuri në dukje se Ekspozita e Kur'anit nuk është objektivi apo qëllimi, por është një mjet për të udhëzuar shoqërinë drejt rritjes dhe zhvillimit sipas Kur'anit.

  

Punime artistike të Kur’anit Fisnik me vlera të mëdha, janë paraqitur në Ekspozitën e Kur'anit, ku shumë qytetarët e mirëpritën një ekspozitë të tillë, shtoi ai.

 

Imami i Namazit të Xhumasë në Shiraz, tha, gjithashtu, se ekspozita është një mundësi për të identifikuar talentë dhe potencialet të cilat duhet të shfrytëzohen për të realizuar objektivin për të futur krahinën si pjesë e zhvillimit Kur'anor të vendit.  

 

Nëpunësi që është përzgjedhur si përfaqësues i krahinës në Kuvendin e Ekspertëve për Udhëheqje beson se duhet të merren masa të  nevojshme nga zyrtarët për të organizuar ekspozita edhe më të mira Kur'anore.

 

Edicioni i 7-të  i Ekspozitës Kur’anore - Urwat-ul-Wuthqa, u mbajtë gjatë  muajit të shenjtë Ramazan,  filloi me 20 korrik dhe përfundoi më 26 korrik 2014. 

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}