Jemeni

Kryetari i Jemenit paralajmëron dhunën sektare

src=http://mediaelire.net/images/husi.jpg

Kryetari i Jemenit,  Abd - Rabbu Mansour Hadi denoncoi të martën, më 5 nëntor 2013,  valën e fundit të përleshjeve vdekjepruese në  mes të militantëve Takfiristë dhe luftëtarëve Houthi, duke paralajmëruar  dhunën sektare në vend.
      Abd - Rabbu Mansour Hadi bëri këto komente në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror, ku tha se dhuna vazhdoi edhe në javën e dytë në qytetin e Damaj, në provincën veriore, në Sa'ada.
      Kryetari i Jemenit dënoi atë që ai e quajti përleshjet sektare , e cila nuk i shërben sigurisë apo stabilitetin të kombit , duke i ftuar të dy palët për të praktikuar vetëpërmbajtje .
      Të paktën 100 njerëz thuhet se janë vrarë në luftimet në mes të dy palëve që nga dita e mërkurë. 
       Houthis , një grup i luftëtarëve i udhëhequr nga Shejh Abdel- Malek al- Houthi, tha në një deklaratë të mërkurën se grupet Takfiriste po nxisin, po ndezin, grindjet në rajon, duke sjellë mijëra luftëtarë të huaj në  Damaj.
      Të hënën, më katër nëntor 2013, një armëpushimi u njoftua nga i dërguari i posaçëm i OKB-së për Jemenin, Xhemal Benomar, për të lejuar evakuimin e njerëzve të lënduar. Megjithatë, armëpushimi është shkelur vetëm pas disa orësh .
      Zëdhënësi i Houthit, Ali al- Bakhiti tha se militantët e huaj Selefi ishin përgjegjës për prishjen e armëpushimit.
      Sourur al- Uadii, një zëdhënës i Seleafijve në Damaj, tha se armëpushimi zgjati vetëm dy orë për shkak të papajtueshmërisë së  Huthisve '.