Papa Françesku dëshiron lidhje të ngushta me Iranin
Nunci i ri i Vatikanit Apostolik në Iran tha se Papa Françesku kërkon marrëdhënie të ngushta dypalëshe midis qeverisë Katolike dhe Republikës Islamike.
Sipas Press TV, në një takim, të dielën, më 3 nëntor 2013, në Teheran, Kryepeshkopi Leo Boccardi i paraqiti kredencialet e tij Ministri i Jashtëm Iranian, Xhevad Muhammed Zarif dhe vlerësoi marrëdhëniet e dikurshme mes Vatikanit dhe Iranit.
Kryepeshkopi Boccardi bëri thirrje për bashkëveprim dhe bashkëpunim dypalësh ndërmjet dijetarëve katolikë dhe myslimanë, si një përpjekje për të zgjidhur krizat rajonale, veçanërisht trazirat në Siri të sponsoruara prej së jashtmi.
Ministri i Jashtëm Iranian, Xhevad Muhammed Zarif, nga ana tij, vlerësoi si të mira lidhjet e Teheranit me Qytetin e Vatikanit, duke duke thënë se pakicat e krishtera në Iran kanë jetuar në paqe me njerëz të tjerë për qindra vjet.
Xhevad Muhammed Zarif, gjithashtu, theksoi krizën vdekjepruese në Siri dhe tha:
” Në lidhje me ekstremizmin e vazhdueshëm në Siri, gjendja e njerëzve, e pakicave fetare, duke përfshirë edhe të krishterët në këtë vend, janë një shkak shqetësues për ne.”