Udhëheqësi i Hezbullahut zotohet të mbështesë banorë të Gazës
Shkruan: Zeina Karam
BEIRUT (AP) –
Kreu i grupit militant Hezbullah të Libanit u zotua të premten për të mbështetur militantët palestinezë që luftojnë me trupat izraelite në Gaza, ashtu si dhe luftëtarët e vetë në Sirinë fqinje.
Në fjalimin e tij të parë, prej që shpërthyen luftimet e fundit
izraelito-palestineze më 7 korrik 2014, Hassan Nasrallah paralajmëroi Izraelin
se do të ishte vetëvrasje nëse e vazhdon luftën në Rripin e Gazës.
Hezbullah, një grup shi’it, ka qenë prej kohësh një nga aleatët më të ngushtë të Hamasit, fraksionit kryesor palestinez sunnit, i cil kontrollon Gazën. Të dy grupet militante janë të mbështetura nga Irani.
Por marrëdhëniet ndërmjet Hamasit dhe Hezbullahut janë përkeqësuar pas
kryengritjes kundër sundimit të presidentit Bashar Assadit në Siri, e cila
shpërtheu në mars të vitit 2011, kur fillojë një kryengritje e zhvilluar nga
rebelët, shumicë dërmuese sunnite, dhe më vonë u zhyt në luftë hapur civile.
Udhëheqësi i Hamasit Halid Mashaal mbylli zyrën e Hamasit në Damaskut dhe shkoi në Katar, një vend i vogël
në Gjiun Persik.
Hezbullahu, ndërkohë, është i angazhuar shumë në luftime së bashku me forcat e
Assadit në Siri.
Udhëheqësi i Hezbullahut, Shejh Hassan Nasrallah, të premten, gjatë një tubimi
për të shënuar Ditën Jeruzalemit apo Ditën e Al-Kudsit, bëri thirrje për lënien
anash të gjitha mosmarrëveshjet në mbështetje të Gazës.
Ai tha se Hezbullahu po ndjek nga afër luftimet në mes të Izraelit dhe Hamasit
dhe se pasuesit e tij do të bëjë gjithçka që munden për të ndihmuar
palestinezët. Ai nuk dha hollësira.
Nga këtu unë ju them vëllezërve tanë në Gaza: Ne jemi me ju dhe pranë
jush dhe të sigurt në vendosmërinë tuaj dhe fitoren tuaj dhe ne do të bëjmë
gjithçka që mundemi për t’iu përkrahur, tha Shejh Hassan Nasrallah.
Nasrallah foli para mijëra përkrahësve në Bejrutin jugor, duke shënuar
Ditën e Jerusalemit apo Ditën e Al-Kudsit, - një ditë e solidaritetit me
palestinezët, e cila i bie të xhumanë e fundit të muajit të shenjtë,
Ramazan.
Ai tha se banorë të Gazës kanë dalë tashmë fitimtarë, sepse Izraeli nuk
ka arritur të prekë strukturat komanduese dhe kontrolluese të rezistencës
palestineze , ose nuk kanë arritur ndonjë nga qëllimet e tyre në Gaza
deri tani.”
Duke iu drejtuar izraelitëve, Nasrallah tha: Ju jeni në Gaza tani në një
gjendje të dështimit, mos shkoni më tej në nivelin e vetëvrasjes dhe të
shkatërrimit.