Aeroplanët luftarakë izraelitë shkatërrojnë tri xhami në Gaza
Aeroplanët luftarakë izraelitë sulmuan tri xhami në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës në sabah të martën, nuk raportohet për viktima.
Dëshmitarët okularë thanë se
aeroplanët luftarakë izraelitë gjuajtën një numër të raketave në xhaminë al-Shuhada
Aksa në qendër të qytetit të Gazës, e cila u shkatërrua tërësisht. Të gjitha
shtëpitë përreth në xhami janë dëmtuar për shkak të sulmit.
Një tjetër sulm në shënjestër kishte xhaminë
el-Farouk në qytetin Rafah, në jug të Gazës, njoftojnë banorët.
Xhamia Al-Abrar në Deir el-Balah në
qendër të Rripit të Gazës u shkatërrua plotësisht në një sulm të tretë, pasi dy
raketa u përplas në të, thanë burimet lokale.
Fushata ushtarake izraelite në Gaza
që filloi 15 ditë më parë deri më tash ka shkatërruar 40 xhami, 15 prej tyre janë
rrafshë me tokë, ndërsa 25 xhami janë shkatërruar pjesërisht, tha Ministria Palestineze
e Strehimit dhe Punëve Publike në një raport statistikor.
Burimi: Palestine Info