Irani rrit kapacitetin e raketave të Hamasit
Kongresi shikon për sanksione të reja ndaj Iranit
Julian Pecquet njoftoi se Sekretari Amerikani Shtetit, John Kerry u sugjeroi ligjvënësve çifutë se ai mund të jetë i gatshëm të marrë në konsideratë më shumë saksione ndaj Iranit nëse bisedimet dështojnë. Edhe pse Departamenti Amerikan i Shtetit e mohoi raportin, burime të tjera e konfirmojnë deklaratën e Pecquet-it.
Disa anëtarë kryesorë të Kongresit, duke përfshirë edhe kryetarin e komitetit të çështjeve të jashtme House Ed Royce, R-Calif., kanë bërë thirrje për më shumë sanksione për të mbajtur presionin mbi Iranin.
Vendet e P5+1 dhe Irani ranë dakord që të zgjasin bisedimet bërthamore deri në 24 nëntor shton Laura Rozen nga Viena.
Roli i Iranit në Gaza
Ali Hashem shkruan se që nga viti 2006, Irani e ka ndihmuar Hamasin të zhvillojë aftësinë vendase për raketa.
“Sipas informacioneve të marra nga Al-Monitor prej disa burimeve në Teheran, është përshtatur një strategji e re ndaj Gazës dhe Bejrutit që nga lufta korrik/gusht e vitit 2006 në Liban me mbështetje ushtarake. Qëllimi kryesor ishte mbrojtja e grupeve luftarake nga rreziku i një rrethimi ushtarak, duke i bërë ata të aftë të prodhojnë më shumë raketa në vend,” raporton Hashem.
Një zyrtar i lartë i Hamasit tha për Adnan Ebu Amerin i Pulsit të Palestinës, Një tjetër motiv që çoi [e Izz ad-Din al-Qassam] [brigadat] për të filluar prodhimin lokal të raketave është mbyllja e tuneleve nga Egjipti. Kjo kufizoi hyrjen e lëndëve të para të nevojshme për prodhimin e raketave. Megjithatë, pavarësisht nga prerjet e burimit kryesor të furnizimit të al-Qassam me raketa nga burime të ndryshme, kjo nuk e ka penguar atë nga prodhimi i raketave lokale duke arritur shënjestra më thellë brenda Izraelit.”
“Iranianët në thelb kontrabanduan raketat nëpërmjet trurit të palestinezëve, duke e bërë njohurinë për to të paprekshme, pavarësisht luftrave dhe sulmeve. Është e njëjta strategji që Irani adoptoi për programin bërthamor, me filozofinë e të menduarit se mund të bombardohet,” shton Hashemi.
Më 14 korrik, Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei vlerësoi “qëndrimin e duhur” të vendit të tij kundër “regjimit sionist” gjatë konfliktit në Gaza. Një raport konfidencial i datës 14 qershor i Panelit të Ekspertëve të Këshillit të Sigurimit në lidhje me Iranin, vuri në dukje se një anije iraniane e bllokuar nga Forcat Mbrojtëse Izraelite kishte raketa M-302 dhe siguresa, së bashku me armë të tjera.
Qeveria palestineze e Unitetit
Siç e përmenda edhe javën e kaluar në këtë kolumnë, lufta në Gaza mund tërrezikojnë qeverië e unitetit. Daud Kuttab i Pulsit të Palestinës përshkruan pafuqinë e presidentit palestinez Mhmud Abbas në konfliktin aktual. Ai në një opinion te Washingron Post shkruan se trashëgimia e Abbasit për ndërtimin e paqës është një viktimë e mundshme e luftës në Gaza.
Khaled Meshaal, lideri i zyrës politike të Hamasit i Adnan Ebu Amerit të Al-Monitor se Hamasi është i angazhuar për Qeverinë e Unitetit.
“Tani është koha të vlerësojmë pozicionet. Ne po përballemi me një agresion të ashpër nga pushtimi izraelit, dhe kjo kërkon bashkimin e përpjekjeve dhe radhëve për të mbrojtur popullin tonë dhe për të ndalur agresionin. Pavarësisht nga ndonjë mospajtim brenda arenës palestineze, pajtimi do të vazhdojë të jetë zgjedhja jonë dhe qëndrimi ynë para, gjatë dhe pas luftës. [Kryeministri i Izraelit Benjamin] Netanyahu ka kërkuar dhe po kërkon të minojë pajtimin, por përgjigja jonë do të jetë gjithmonë që t’i përmbahemi kësaj, gjithnjë e më shumë,” tha Meshaal në intervistë.
Linja dështuar Egypt-Hamas
Një reporter anonim i Al-Monitor në gadishullin e Sinait njofton se sulmet ajrore të Izraelit në tunelet në Gaza kanë shkaktuar dëme në disa shtëpi në anën egjiptiane të kufirit, por kjo nuk ka pasur asnjë dënim nga zyrtarët egjiptianë.
Ndërkohë, forcat egjiptiane kanë rritur bashkëpunimin me forcat izraelite të sigurisë në kufirin e Sinait, në një kohë kur Ayah Aman i Pulsit të Egjiptit shkruan se vendi nuk ka përjashtuar importimin e gazit natyror nga Izraeli.
Një burim i sigurisë së Egjiptit i tha korrespondentit anonim se “rritja e sigurisë në kufirin egjiptian me Gazën” është për të parandaluar terroristët që të mos përdorin tunelët e paligjshme për të hyrë apo për të dalë nga Gaza, apo të përdorin anije ushtarake në Detin Mesdhe. Të gjithë e dimë shkallën e dëmit të shkaktuar në Egjipt nëpërmjet tuneleve nga hyrja e terroristëve nga Gaza për të prishur stabilitetin në Gadishullin e Sinait.”
Sipas Monahhad Sabry, urrejtja egjiptiane për Hamasin, një grup i afërt me ish-presidentin Muhamed Mursi, ka siguruar një farë mbështjetjeje popullore për këto masa sigurie dhe më pak simpati për gjëndjen e vështirë të banorëve të Gazës.
“Reagimi i regjimit aktual të Egjiptit, i udhëhequr nga ish-ministri i mbrojtjes dhe tani presidenti Abdel Fattah al-Sisi në lidhje me luftën në Gaza – bashkë me mediat e lajmeve dhe madje edhe bashkë me nje pjesë të popullatës – ka treguar një politikë të re qëështë apatike, e cila në shumë raste po mbështet veprimet ushtarake të Izraelit, pavarësisht marrjes së jeteve të pafajshme palestineze,” shkruan Sabry.
Walaa Hussein përshkruan në detaje se si propozim i Egjiptit për armëpushim fillimisht anashkaloi liderët e Hamasit:
“Një burim i nivelit të lartë në qeveri tregoi për Al-Monitorin se Kajro e bëri publike shpejt iniciativën e saj publike për të ndaluar palet e tjera, të cilat përpiqeshin të zëvendësonin Egjiptin në përfaqësimin e çështjes palestineze. Megjithatë, kjo shfaqi rënien e rolit të Egjiptit në rajon. Burimi i saj shtoi: “Iniciativa u propozua pasi u informua Autoriteti Palestinez dhe qeveria izraelite për përmbajtjen e saj. Megjithatë, nuk iu paraqit Hamasit për shqyrtim.”
Pas vizitës së Mahmud Abbasit dhe ish-kryeministrit britanik Tony Blair, dërgimit të katërshes ndërkombëtare, Egjipti bëri një tjetër përpjekje për të luajtur një rol ndërmjetësues.
Kairo, pasi refuzoi të negocionte me udhëheqësinë e Hamasit në mënyrë të drejtëpërdrejtë, bëri me dije me anë të ministrit të saj të jashtëm në nëj konferentë për shtyp me Blair se ka filluar një dialog me Hamasin për ta bindur rreth nevojës së pranimit të armëpushimit,” raporton Hussein.
Në intervistën e tij me Ebu Ameri, Meshaali nuk përjashtoi rolin e Egjiptit nëse Kairo do të pranojë kërkesat e palestinezëve.
“Qëndrimi negativ i Egjiptit ndaj Hamasit është i pajustifikuar. Ne nuk ndërhyjmë në punët e Egjiptit, për shkak se ato janëçështje të brendshme. Ne e respektojnë privacinë [të këtyre punëve] ashtu [siç e respektojmë] edhe ato të vendeve të tjera. Përgjegjësia e të gjithë arabëve dhe e vëllait të madh Egjiptit para së gjithasht është që të qëndrojnë në krah të popullit palestinez, të punojnë për të ndaluar agresionin e egër izraelit, t’i japin fund rrethimit të Gazës njëherë e përgjithmonë dhe të ndihmojn njerëzit të heqin qafe pushtimin dhe kolonitë,” tha ai.
Selia e Shtetit Islamik në Mosul
Amberin Zaman tregon se Mosuli në Irak, ku 49 shtetas turk, përfshirë edhe konsullin e përgjithëm mbahen akoma peng, tani është selia e Shtetit Islamik (IS).
Governatori i Mosulit Atheel al-Nuxhaifi i tha Zamanit se nuk priste që pengjet të liroheshin shumë shpejt. “Ka mundësi që Shteti Islamik t’i mbajë edhe për ca kohë, pasi ai shpreson që ta mbajë Turqinë jashtë Irakut,” shpjegoi Nuxhaifi. Zyrtarë të lartë perëndimorë, të cilët janë duke vëzhguar situatën nga afër, thonë se Shteti Islamik nuk është i motivuar që të lirojë pengjet turq, pasi kjo është mënyrë e tyre më e mirë për t’u siguruar që Turqia nuk do të marrë asnjë lloj veprimi ushtarak kundër xhihadistëve. “Turqia beson se ka një lloj mirëkuptimi me ta,” tha njëri prej tyre. “Edhe nëse nuk ekziston diçka e tillë, ajo ka qënë e detyruar,” përfundoi zyrtari.
Mahmoud Salem shkruan se edhe vende të largëta si Egjipti kanë arsye të fortë të frikësohen nga Shteti Islamik.
“Alternativa e modelit të Shtetit Islam përballë shteteve moderne arabë të dështuara, vetëm kjo arsye vetëm duhet ta shqetësojë Sisin. Nëse ndërmerret nga një shtet arab, nacionalizmi mund të fitojë përballë ideologjive islamiste lokale, por kur kjo vihet kundër idesë së ekzistimit të një perëndorie islame – ku kufinjtë nuk ekzistojnë dhe të gjithë muslimanët janë të bashkuar – rregullat papritmas ndryshojnë.”
Burimi: Al Monitor