Dy amerikanë të vrarë në Rripin e Gazës
Stuart Steinberg konfirmoi vdekjen e djalit të tij 24-vjeçar, Max Steinberg, për agjencinë Associated Press të dielën. Steinberg, familja e të cilit jeton në Kaliforni, djali i tij ishte një snajperit për Brigadën Golan dhe ishte një nga 13 ushtarët e vrarë në luftë dielën.
Të dielën heret, tha IDF në një
deklaratë se 21-vjeçari Nissim Sean Carmeli u vra në luftime në Rripin e Gazës.
Zëvendës Konsull i Përgjithshëm i Izraelit, Maya Kadosh tha se Carmeli ishte
nga Teksasi. Konsullata e ndihmoi familja
Carmeli të merr aeroplanin dhe të niset për në Izrael të dielën, tha ajo.
Rabbi Asher Hecht nga Chabad në Luginën Grande Rio, i cili është një mik i familjes, tha Carmeli u bashkua me ushtrinë izraelite rreth katër vjet më parë dhe ishte në Brigadën Golan.
Ai kishte energji të madhe, por e
kishte shpirtin e butë, tha Hecht.
Steinberg jetonte në Beer-Sheba, Izrael. Ai e vizitoi Izraelin për herë të parë
në qershor 2012, ka thënë babai i tij. Kur u kthye, i tha prindërve të tij se
ai ishte duke planifikuar të kthehet në Izrael dhe të bashkohet me IDF, tha
Steinberg. Ai e realizoi premtimin pas më pak se gjashtë muaj më vonë.
Ai ishte plotësisht i
përkushtuar, për t’u angazhuar për t’i shërbyer
Izraelit, tha Steinberg. Ai ishte i fokusuar, ai e kishte të
qartë se cili ishte misioni i tij, dhe
ai ishte i përkushtuar për të me punën e
nevojshme që duhet bërë.
Stuart Steinberg për herë të fundit
foli me djalin e tij në ora katër të mëngjesit, sipas orës së Kalifornisë, ditën
e shtunë, disa orë para vdekjes. Max
Steinberg e thirri babain për t’i treguar
se grupi i tij është lënduar, plagosur,
kur dy tanke të tyre u përplas. Ata po ktheheshin në Izrael për trajtim. Disa
ushtarë kishin thyer kockat, dhe Max Steinberg ishte ndrydhur në shpinë, tha babai i tij.
Ai më thirri në orën 4 të mëngjesit
dhe tha se do të kthehej në Gaza, përsëri për të luftuar, për të qenë me miqtë
e tij, tha Steinberg.
Steinberg tha se me familjen të hënën do të niset për Izrael, ku do të varroset djali i tyre.