Protestat pro-palestineze vazhdojnë, rritet numri i vdekjeve Gaza
Protestat shpërthyen në të gjithë Palestinën e okupuar dhe në Evropë, Amerikë, Afrikë, Azi dhe Australi, të shtunën ishte dita e 12 –të e “Operacionit Mbrojtës” të Izraelit.
Numri i të vdekurve në Gaza është 325,
së paku janë 100 të vdekur gjatë 24 orët e fundit, thanë zyrtarët e Gazës.
Së paku 30 persona u arrestuan në
Haifa, qyteti më i madh në Izraelin veriore, pasi protestuesit marshuan në
kundërshtim me veprimet e Izraelit në
Rripin e Gazës.
Një situatë e ngjashme shpërtheu të shtunën në Tel Aviv, ku ishin mbledhur me qindra në qytet. Deri në 20:30, sipas kohës lokale, protesta në Tel Aviv ishte në vazhdim e sipër.
Në Evropë, mijëra njerëz dolën në
rrugë në Londër, Paris dhe Dublin duke dënuar situatën pavarësisht ndalimit të
fundit në Francë për të protestuar.
Disa protesta pro-palestineze u
zhvilluan pranë misioneve izraelite diplomatike në Ankara dhe Stamboll në ditët
e fundit. Në një fjalim fushate në Ordu, Turqi, kryeministri Rexhep Tajip
Erdogan tha se veprimet e Izraelit po demonstrojnë barbarizmin që
tejkalon Hitlerin, dhe ata në fund të fundit do të ndërpresin
marrëdhëniet Turqi-Izrael, njoftoi agjencia Associated Press.
Zhvillimet erdhën në të njëjtën ditë ku
shumë banorë të Londres kërkuan drejtësi dhe liri për popullin e
Palestinës, dënuan sulmin e Izraelit në Gaza dhe shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj
mjeteve të informimit, mediave, për mbulimin
të njëanshëm të ngjarjeve në Gaza.
Të premten, u zhvilluan demonstrata në
Indonezi, para ambasadës amerikane n Xhakartë, protestuesit kritikuan efensivën
e Izraelit kundër Gazës. Protestuesit tundnin pankarta dhe flamuj palestinezë,
duke kërkuar dhënien fund të veprimeve ushtarake të Izraelit kundër
palestinezëve.
Protestuesit turq, gjithashtu, u
mblodhën pranë konsullatës izraelite në Stamboll të premten për të protestuar
kundër ofensivës brutale të Izraelit ndaj Rripit të Gazës. Sipas raporteve të
medias lokale, demonstruesit hodhën gurë në konsullatë dhe bërtitën
Izraeli vrasës – jashtë nga
Palestina.
Për më tepër, protestuesit turq hodhën
gurë dhe tundnin flamuj palestinezë pranë ambasadës izraelite në kryeqytet,
Ankara, të premten. Dritaret e ndërtesës sipas raporteve janë thyer.
Më shumë se 340 vetë, duke përfshirë
gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe rreth 2.400 janë plagosur që kur Tel Avivi
filloi sulmet kundër Gazës para 12 ditëve. Sipas Qendrës Palestineze për të
Drejtat e Njeriut, më shumë se tre të katërtat e viktimave janë civilë.
Shtëpitë në Gaza, xhamitë dhe shkollat
janë, gjithashtu, në shënjestër të ushtrisë izraelite.