Të krishterët e Bethlehemit agjërojnë Ramazanin
Tradita u ruajt ndër breza mes myslimanëve dhe të krishterëve të cilët bashkëjetuan në Betlehem për qindra vjet.
Bethlehem - Duke ndarë me myslimanët
gjërat shpirtërore të muajit të shenjtë
Ramazan, të krishterët në qytetin e pushtuar në Bregun Perëndimor, në Bethlehem,
janë duke mbajtur agjërimin e muajit Ramazan si një traditë shekullore
solidariteti ndërfetarë.
Gjyshja ime po agjëron,
tha, për Al-Arabiya News, Mike Kanavati, një banor i krishterë i Bethlehemit, i
cili menaxhon një shitore suvenirash dhe me bizhuteri.
Të dy palët, të krishterët dhe myslimanët agjërojnë, jemi edukuar në këtë mënyrë për të treguar respektin dhe solidaritetin me fetë tjera, tha Kanavati.
Në Ramazan, në muajin më të shenjtë
në Kalendarin Islam, muslimanët e rritur të abstenojnë nga ushqimi, pija,
duhani dhe marrëdhëniet seksuale prej agimit të diellit deri në perëndim të
diellit.
Të sëmurët dhe udhëtarët janë të lejuar nga agjërimi, në veçanti nëse paraqiten rreziqe shëndetësore.
Përreth botës, myslimanët
respektojnë muajin e shenjtë të Ramazanit me një rend të ritualeve
tradicionale, duke përfshirë mbledhjen e familjes në iftar, mësimet fetare,
lutje të veçanta në mbrëmje dhe duke ndihmuar të varfërit.
Kanawati theksoi se kuptimi i
agjërimit është i njëjtë në të dy besimet, në Islam dhe Krishterim.
Agjërimi, qoftë i krishterë apo mysliman, e bën agjëruesin të ndjenë vuajtjet e atyre që nuk kanë ushqim, shtoi ai.
Kanavati tha se është krenar
si shumë të krishterë të tjerë që agjërojnë muajin mysliman të Ramazanit dhe
theksoi se duke bërë kështu do të thotë se në asnjë mënyrë nuk e zvogëlon besimin e tij të krishterë.
Në anën tjetër, edhe muslimanët zakonisht ndajnë së bashku me miqtë e tyre të krishterë agjërimin e tyre duke abstenuar nga ngrënia e djathit, mishit dhe qumështit për të treguar solidaritetin me të krishterët.
Tradita u ruajt ndër breza të myslimanëve
dhe të krishterëve të cilët bashkëjetuan në Bethlehem për qindra vjet.
Bethlehemi ka një shumicë muslimane, por është edhe shtëpia e një prej
komuniteteve më të mëdha të krishtera palestineze.
Në një studim për të krishterët e Betlehemit
të kryer në vitin 2006, nga Qendra Palestineze për Hulumtime dhe Dialog Kulturor,
90% thanë se myslimanët i kanë miqë, 73.3% thanë se Autoriteti Palestinez
respekton trashëgiminë e krishterë në qytet, dhe 78% raportuan se emigrimi i të
krishterëve nga Bethlehem është për shkak të kufizimit të udhëtimit nga na bën Izraeli.