30% e banorëve të vrarë të Gazës, nga regjimi sionist, janë gra dhe fëmijë
Tridhjetë për qind e banorë të Gazës të vrarë nga ofensiva izraelite janë gra dhe fëmijë, thotë një raport.
Të martën, kjo shifër u njoftua sipas
DPA bazuar në një listë emrash të ofruara nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, sipas zëdhënësit
të Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf
al-Kedra.
Afër 200 banorë janë vrarë dhe më
shumë se 1.400 të tjerë u plagosën nga të sulmet e reja të agresionit izraelit
deri më tani.
Numri i të vdekurve e ka tejkaluar
tashmë numrin e ofensivës të vitit 2012 kundër enklavës bregdetare.
Avionët luftarakë izraelitë filluan ofensivën në Gaza me 8 Korrik 2014.
Brigada Ezzedin al-Kassam, krahut ushtarak i lëvizjes palestineze të rezistencës Hamas, ka nisur sulme hakmarrëse kundër Izraelit.
Mbi 160 palestinezë, përfshirë gra
dhe fëmijë, u vranë dhe rreth 1.200 të tjerë u plagosën në ofensivën
tetë-ditore të Izraelit në enklavën bregdetare, e cila përfundoi më 21 Nëntor 2012.