Palestine

Dhjetë xhami të bombarduara gjatë sulmeve ajrore izraelite në Gaza

Aeroplanët luftarakë izraelitë bombarduan xhaminë  Al-Faruk në kampin Nuseirat në Rripin e Gazës para namazit të sabahut, të shtunën, e cila u shkatërrua plotësisht, përveç dëmtimit të madh edhe të shtëpive fqinje.


   Pak ditë më parë, katër palestinezë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga një sulm ajror izraelit në xhaminë e dëshmorit Enver  Aziz, në Xhabaliya.


   Sipas Ministrisë për Çështje Fetare, të paktën dhjetë xhami u bombardua direkt gjatë pesë ditëve të fundit, duke përfshirë dy xhami në Khan Younis dhe dy xhami në Gaza veriore.

 
     Të premten, avionët luftarakë izraelit në shënjestër kishin zonat përreth Xhamisë Dar al-Salam, ku u vra një qytetar dhe u  plagosjen tetë të tjerëve, ndërsa po ktheheshin në shtëpi nga xhamia ku kishin falë namazin e jacisë dhe teravitë.


     Tre palestinezë të tjerë, duke përfshirë edhe një njeri të moshuar, u vranë ndërsa shkonin në xhaminë Rahman për të falë namazin e akshamit.


    Për këto zhvillime, në këtë drejtim, nënsekretari i Ministrisë për Çështje Fetare, Dr. Hassan Sifi tha sulmet me avionë ushtarak paraqitën një imazh barbar të Izraelit.  


    Gjithkush mund të sheh tani thelbin e dukshëm racist të terrorizmit  izraelit kundër civilëve në Gaza, që po sulmohen nga aeroplanët prej qiellit, nga anijet prej detit dhe nga toka me artileri.


     Urrejtje izraelite arriti kulmin me bombardimin e xhamive, varrezave dhe vendeve të adhurimit, siç ndodhi me xhamitë al- Faruk në Nusairat dhe Enver Aziz në krahinën veriore.


    Ai tha se vendet e adhurimit të bombardohen kjo është një shkelje flagrante e ligjeve hyjnore dhe konventat ndërkombëtare. Ai tha se përgjegjës është pushtuesi, Izraeli, i cili është plotësisht përgjegjës për krimet e vazhdueshme, duke bërë thirrje për të ofruar mbrojtje urgjente për popullin palestinez dhe vendeve të adhurimit.


    Dhjetëra xhami janë janë shkatërruar tërësisht ose pjesërisht gjatë luftërave të Izraelit kundër Gazës në vitin 2008 dhe 2012. 

Burimi: Palestine Info