Vatikan

Budistët ekstremistë duan që Papa Françesku të kërkoj falje

Shkruan:  Bharatha Mallawarachi


Colombo, Sri Lanka (AP) –

 

     Një grup budistësh u akuzuan për nxitjen e sulmeve të fundit mbi muslimanët në Sri Lanka, ata thonë se Papa Françesku duhet të kërkoi falje për budistët për shkak të mizorive të kryera nga sundimtarët e krishterë kolonialistë  në popullin e Sri Lankës, që jeton në ishull të Azisë Jugore, kur ai, papa, do ta vizitoi në vitin e ardhshëm.

 
     Ne jemi duke pritur derisa të vjen Papa këtu dhe çfarë do të thotë ai për krimet këtu, tha  në një takim me gazetarët e jashtëm murgu Galagoda Atte Gnanasara, një udhëheqës budist, i Bodu Bala Sena, ose Grupi Budist  i Fuqisë-Forcës.

 

    Portugezët, holandezët dhe anglezët janë të gjithë të njëjtë për ne, tha ai, duke iu referuar vendeve që kishin themeluar kolonitë në Sri Lanka njëri pas tjetrit prej vitit 1505 deri në vitin 1948. Katolicizmi romak është themeluar në Sri Lanka nga portugezët, ndërsa holandezët  dhe anglezët themeluan kishat e tyre protestante.


    Papët e mëparshëm kishin kërkuar falje, keqardhje, publike në vende të caktuara, sepse ata kishin shkatërruar, vrarë. Ne kishim një situatë të ngjashme, shumica e tempujve budistë janë shkatërruar nga ana e tyre, kurse ata kanë vrarë murgjit budistë. Ne do të donim për të dëgjuar, për të parë një falje publike prej Papës tha Gnanasara, komentet e të cilit janë bërë të hënën, por qëllimisht i vonuan deri të martën.

 

     Nuk kishte asnjë koment, për këtë, nga Kisha Katolike.
Murgjit udhëheqës të Grupit Bodu Bala Sena kanë rritur numrin e  besimtarëve në vitet e fundit, duke tërhequr mijëra pasues të rinj.


    Në tubimet që kanë nxitur dhunën kundër pakicave dhe i bën thirrje popullit të Sri Lankës për të ruajtur pastërtinë e shumicës budiste.


    Grupet e të Drejtave të Njeriut thonë se këto thirrje kanë qenë arsyeja për sulmet e fundit ndaj muslimanëve në jugperëndim të Sri Lankës, të cilat kanë rezultuar në disa vdekje, plaçkitjen dhe djegien e bizneseve në pronësi të myslimanëve.

 

   Edhe pse muslimanët janë objektivi kryesor i tyre, ata shpesh akuzojnë sekte të krishtera të konvertuara në besimin budistë përmes joshjes financiare.


   Papa Françesku pritet të vizitojë Filipinet dhe Sri Lankën në muajin janar të vitit 2015.