Izrael

Izraeli peshon përshkallëzimin e situatës në Gaza

Asma al-Ghoul përshktuan një sulm ajror izraelit, i cili goditi një makinë të shtypit me logo qartësisht të dukshme, duke vrarë shoferin që kishte shoqëruar Ghoul-in dhe reporterë të tjerë vetëm pak orë më parë:

“Nxitova drejt makinës, duke bërtitur: ‘Ku është shoferi?’ Për momentin mendova se kishte arritut të shpëtonte, sepse nuk pashë trupin në makinë. Megjithatë, dikush në vendgjarje tha se aty ishte një trup. Pashë nga afër, dhe vura re se Hamidi ishte bërë copash në makinë.”

Ghoul-i vuri në dukje, se gratë dhe fëmijët e Gazëskanë paguar njëçmim të shtrenjtë në konflikt deri tani. Të paktën 19 gra dhe 15 fëmijë llogaritën në mesin e të vrarëve, numri i të cilëve deri tani ka kaluar shifrën 160  dhe mbi një mijë të lënduar. Asnjë izraelit nuk është vrarë deri tani në këtë përleshje.

Spitalët e Gazës janë gjendur të papërgatitura për shkak të numrit të lartë të të vrarëve dhe mungesës së furnizimeve.

Rasha Abou Jalal foli me drejtorin e infermierisë në spitalin al-Shifaa, i cili shprehu shqetësimin për mundësinë e zgjatjes së konfliktit:

“Një luftë e tillë, në dritën e krizës aktuale, do të shkaktonte një katastrofë të vërtetë dhe do tëçonte në shumëfishimin e numrit të viktimave dhe të të vdekurve.”

Daoud Kuttab sugjeron se bjektivi i vërtetë i konfliktit, me gjithë vdekjet e shumta, është marrëveshja e unitetit midis Fatahut dhe Hamasit.

“Udhëheqja ushtarake izraelite dhe në një farë shkalle edhe krahu ushtrak i Hamasit kanë arsyet e tyre të nxisin konfliktin dhe të testojnë pajisjet e tyre ushtarake më të fundit. Lufta në Gaza është e panëvojshme. Qetësia nga armëpushimi i fundit ishte i qëndrueshëm, derisa Netanyahu dhe kompania e tij vendosën që të kryejnë një krim të tmerrshëm ndaj tre kolonëve izraelitë. Qëllimi i tyre është që të arrijnë një ndikim më të gjërë politik që përfshin arritjen e lëgjitimitetit për një levizje politike.”

Adnan Abu Amer raporton se lidhjet Egjipt-Hamas janë “në pikën më të ulët,” dhe ka shumë pak gjasa që presidenti egjiptian Abdel Fatah al Sisi të ndërhyjë për t’i dhënë fund konfliktit, siç bëri presidenti i mëparshëm i Egjiptit Muhammed Mursi në nëntor të vitit 2012.

Abu Amer thotë se një operacion i mundshëm tokësor izraelit në Gaza mund të jetë shumë i vështirë për forcat izraelite për shkak të rrjetit të tuneleve të Hamasit.

“Dhjetra tunelet në Gaza janë sfida me të cilën ushtria izraelite mund të përballet nëse e pushton. Sipas komandantit të Hamasit në terren, “Këto tunele janë gërmuar poshtëçdo rruge dhe çdo rrugice në Gaza dhe përbëjnë një forcë që duhet shfrytëzuar  nga ana e brigadave për të rritur hutimin e ushtrisë izraelite dhe për të krijuar shqetësime në lidhje me sigurinë  dhe se ushtria do të jetë e paaftë ta përballojë këtë.”

Izraeli peshon opsionet e tij

Mazal Mualem i Pulsit të Izraelit raporton se opinioni publik izraelitështë i ndarë në lidhje me dërgimin e trupave në Gaza dhe se kryeministri Benjamin Netanyahu vetë mund të jetë i prirur që të përmbahet nga përshkallëzimi i mëtejshëm ushtarak:

“Netanyahu është duke operuar brenda një sfere të caktuar politike, diplomatike dhe ushtarake,e cila po e bën atë ta shtyjë sa më shumë të jetë e mundur urdhërin për të ndërhyrë në Gaza. ...Netanyahu nuk dëshiron ta mbrojë vetën përpara një komisioni ikuizicioni, si ai që u mblodh pas Luftës së Dytë të Libanit, e as të akuzohet për vdekjen e ushtarëve sic u akuzua Ehud Olmerti, të cilit iu desh ta paguante. Në anën tjetër, Netanyahu ka frikë nga një raport i dytë “Goldstone”,  i cili do të përbënte një katastrofë diplomatike për Izraelin, si ai që pasoi Operacionin “Cast Lead” në vitin 2008. Kjo është arsyeja pse Netanyahu nuk ka mbajtur konsulta ushtarake , por në ditët e fundit ka kërkuar këshillën e ekspertëve të ligjit ndërkombëtarë.”

 

Ben Caspit shkruan se vendimmarrësit izraelitë shqetësohen se një sulm tokësor për të luftuar Hamasin mund tëçojë në një alternativë edhe më të radikalizuar dhe të rrezikshme:

“Në mënyrë mjaft paradoksale, Izraeli sot nuk ka interes në shkatërrimin e Hamasit. Ai e di se vakuumi që do të krijohej do të shndërrohej në magnet për organizata të tjera më radikale. Dhe kjo është arsyeja – siç më tha këtë javë një zyrtar i lartë diplomatik izraelit, pse Izraeli e shtyn Hamasin me njërën dorë, ndërsa e ndihmon me dorën tjetër. Vazhdon ta furnizojë Gazën me energji elektrike, ujë, produkte jetësore, ushqim, para dhe ilaçe.”

Shlomi Eldar shkruan se veprimet “vetëvrasëse” në dukje të Hamasit kunër Izraelit duhet të kuptohen në kontekstin e “parimit të tij udhëheqës... që të mos shfaqet kurrë para publikut palestinez si i mundur; që të mos shihet kurrë si një lëvizje e mundur.”


Eldar shton: “Kriza ekonomike në Rripin e Gazës po dikton fatin e lëvizjes dhe të udhëheqësve të saj. Kalimi i Rafah-ut është mbyllur; nuk ka tunele mjaftueshëm për të sjellë municione, për shkak se ushtria egjiptiane ka mbyllur shumicën e tyre; nuk po merr mbështetjën e nëvojshme diplomatike nga Egjipti dhe shtete e tjera arabe; dhe më e rëndësishmja, asaj i mungojnë paratë për të paguar rrogat e drejtuesve dhe luftëtarëve të saj...

Duke mos pasur zgjidhje tjetër, Hamasi vendosi të luaj një lojë me Izraelin, në të cilën nuk ka asgjë për të humbur. Edhe nëse plotësohen vetëm disa nga kërkesat e tij, Hamasit do t’i jepet më shumë kohë për të marrë frymë. Nëse dështon dhe Izraeli ndërmerr një operacion të plotë në Gaza, do të ishte më mirë të tregonte se qeveria e tij u rrëzua nga “armiku zionist,” me tanket dhe Jet-ët, ndërkohe që luftëtarët e tij luftuan deri në pikën e fundit të gjakut ne emër të popullit palestinez.

“Raketat e Hamasit kundër Izraelit kanë shkaktuar një vale mediatike në Izrael me orë të tëra transmetimesh televizive direkte maratonë, e cila – shkruan Mualem – ka luajtur në dobi të Hamasit.

“Histeria e krijuar këtu i shërben interesave të Hamasit në rradhë të parë, “deklaroi një politikan i krahut të djathtë, i cili kërkoi të mbetet anonim për momentin. “Duket sikur të gjithë qytetarët e Izraelit punojnë për Hamasin.  Disa raketa të lëshuara në Gush Dan (ne metropolin e Tel Avivit) përcaktojnë axhendën e ditës, sikur ne të mos kishin ushtrinë më të mirë në botë.”

Rutina e përditshme e izraelitëve është ndërprerë, kur vendstrehimet zevendësuan kampet verore për shumë fëmijë izraelitë. Në jug të vendit, frika është rrënjosur tashmë, siç e vuri në dukje Daniel Ben Simon pasi foli me ish-kryetari e Sderot, Eli Moyal:

“Në cilin vend tjetër të botën njerëzit jetojnë kështu? Në cfarë vendi fëmijët rriten në grykën e vullkanit? Kjo që po ndodh këtu ështëçmenduri.”

 

Al-Monitor interviston vendimmarrësin iraken

Në një intervistë ekskluzive me Pulsin e Irakut Mustafa al-Kadhimi, Masud Barzani presidenti i rajonit të Kurdistanit në Irak, deklaroi se kurdët po i mbajnë tëgjitha opsionet në tavolinë:

“Ne veprojmë mbi bazën e dy kurseve të ndërlidhura veprimi: bashkëpunim i plotë me forcat e tjera irakene për të shpëtuar Irakun nga përvoja e tij e hidhur, dhe duke pasur parasysh zgjedhjen tonë për vetvendosje, nëse dështojmë përsëri në përpjekjen tonë për të ndërtuar një federatë irakene demokratike e bazuar në partneritet,” tha Barzani.

Zëvendëskryeministri irakian për Çështjet e Energjisë Husejn Shahrestani, në një intervistëAli Hashemin e Al-Monitor, paralajmëroi se qeveria federale e Irakut e konsideron eksportin e naftës nga rajoni i Kurdistanit drejt Turqisë si të paligjshëm:

“Askush nuk dëshiron të blejë naftë të vjedhur, asnjë vend nuk do që të futet në probleme ligjore me Irakun,” tha Shahrestani për Al-Monitor.

Ish-kryeministri iraken Saleh al-Mutlak, kryetar i Koalicionit al-Arabija, në një intervistë me Mustafa Al-Kadhimin e  Al-Monitor tha se ai “kishte bërë gabim” që i ishte bashkuar qeverisë irakene, dhe tha se, “Ajo që po ndodh sot në Irak është e gjitha për shkak të Shteteve të Bashkuara. Ata rrëzuan një diktator me plot të meta, por që kishte institucione shtetërore, dhe sollën një regjim të ri të ngjashëm, por pa shtet.

 

Lufta e harruar e Sirisë

Sipas Fehim Tastekin, i Pulsit të Turqisë, Shteti Islamik (i njohur më përpara si Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit) e ka kthyer vëmendjen e vet në Siri.

“Shteti Islamik, pasi lëvizi armatimin e rëndë që mori nga ushtria irakene për në Siri, në Dair Az-Zor dhe qytetet e Rakkas, i ka trefishuar sulmet kundër Kobanit, një prej tre kantoneve të Rojavas, që prej datës 2 korrik.

Edward Dark, i Pulsit të Sirisë ka shkruar për frikën në mesin e forcave rebele në Siri – të gjendura mes Shtetit Islamik dhe forcave të regjimit sirian – se nuk do të jenë në gjendje ta mbajnë Alepon. Komandanti i Liwa al-Teuhid, Ebu Hammud i tha Dark-ut, “Kemi frikë se pa përforcime dhe armatim do ta humbasim qytetin e Alepos në duar e regjimit, ndërsa zonat përreth në duart e Shtetit Islamik.”