Ushtria izraelite zgjat mbylljen e Xhamisë te Hz.Ibrahimit edhe për një javë tjetër
Ushtria Pushtuese Izraelite të mërkurën zgjati mbylljen e Xhamisë te Hz. Ibrahimit (a.s.) në Qytetin e Vjetër të al-Khalilit për një javë tjetër për besimtaret myslimanë.
Menaxheri i vendit të shenjtë Islam, Hifed Abu Sneineh tha se ushtria izraelite zgjati mbylljen e Xhamisë te Hz. Ibrahimit për një javë tjetër pasi e kishte mbyllur atë për 13 ditë me pretekstin e parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Ai pohoi se Autoriteti Pushtues Izraelit gjithmonë përdor pretekste, arsyetime për të justifikuar mbylljen e Xhamisë në mënyrë që të vendosë kontroll të mëtejshëm mbi vendin e shenjtë.
Burimi: The PIC