Kerkimet Filozofike Fetare

Dosje E Veçantë: Një Kërkim Mbi Pranimin E Ḥadītheve Të Dymbëdhjetë Imāmëve Të Zejdizmit Të Epokës Së Parë

Disa nga ḥadīthetqë zënë vend në burimet eḥadītheveshī‘ītedhe që përgëzojnë përdymbëdhjetë imāmët,janëpërcjellur nga ana e Zijād Ibn Mundhirit i njohur ndryshe si “Ebū Xhārūdi”, i ciliështë njëri nga dijetarët e mëdhenj të degës zejdite...Njëri nga dëshmitarët që mund të pretendohet përpranimin këtij pretendimi është dhe “aṣli” (dorëshkrimi autentik, thelbi) që ka mbetur në ditët e sotme, i ‘Abbād Ibn Ja‘ḳūb Reuāxhinit (i cili njihet ndryshe dhe si i njohuri“Ebū Sa‘īd‘Uṣfūri”).

Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allāhut. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭāfain (p.q.m.t.) të dërguarin besnik të Allāhut (f.m.t.), familjen e tij të dëlirë dhe bashkëkohësit e tij të përgjedhur.

Dosje E Veçantë: Një Kërkim Mbi Pranimin E Ḥadītheve Të Dymbëdhjetë Imāmëve Të Zejdizmit Të Epokës Së Hershme

Një lexim në lidhje me Ebū Xhārūdin

Imāmet Pejuhi, Numri: 12, fq. 183-216

Përmbledhje

Përcjellja e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) që përgëzon dymbëdhjetë khalīfët (prijësit) apo imāmët (udhëheqësit), zë vend në mesin e ḥadītheve të njohura islāme. Disa përcjellës të këtyre përcjelljeve të trashëgimisë së ḥadītheve imāmite, nuk janë anëtarë të doktrinës shī‘īte të dymbëdhjetë imāmëve. Ebū Xhārūdi si njëra nga fytyrat më të rëndësishme të degës xhārūdite të zejdizmit, është njëri nga përcjellësit e ḥadītheve nga Imām Bākiri (p.m.t.) në këtë çështje. Ky lajm bën me shenjë në Ḥadīthin e Leuḥasë (Pllakës) së të nderuarës Zehrā (p.m.t.) dhe këtu janë bërë të qartë dhe prania e dymbëdhjetë trashëgimtarëve dhe emrat e disave nga ata.

Në artikullin që po lexoni para së gjithash hetohet arsyeja se përse në burimet e doktrinës imāmite u besohet përcjelljeve të Ebū Xhārūdit, sepse kjo palë i kushton rëndësi besimeve të tyre. Më pas duke u mbështetur në proçesin historik të formësimit të kësaj doktrine dhe në kontekstin e saj, është tregimi se nuk është e pamundur përcjellja e përcjelljeve në fjalë të Ebū Xhārūdit, në shtesë se ky lajm dhe disa përcjellje të ngjashme me të, janë nga dëshmitë e rëndësishme se xhārūdizmi i epokës së parë i ka pranuar ḥadīthet e dymbëdhjetë imāmëve.

Fjalët kyç:Ebū Xhārūdi, Zijād Ibn Munḍḥiri, Xhārūdizmi, Ḥadīthet e Dymbëdhjetë Imāmëve, Ḥadīthi i Leuḥasë (Pllakës), Komentimi i Furāt Kūfīut, Zejdizmi, Zejd Ibn‘Alīu.

Parathënie(1)

Dhënia e përgëzimit e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) e dymbëdhjetë khalīfëve ose imāmëve, është në mesin e përcjelljeve të njohura islāme. Këto përcjellje të përcjellura me fjalëza të ndryshme në burimet e ḥadītheve, dëshmojnë për shfaqjen e dymbëdhjetë vetëve si imāmë ose emīrë në mesin e bashkësisë muslimane, pas ndërrimit jetë të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Këto përcjellje, janë në masë aq të tepërt sa të vlerësohen në kufirin e pashkëputshmërisë si përmbajtje nga ana e disa muḥaddithëve. (2)

Një pjesë e këtyre përcjelljeve që dëshmojnë për këtë kuptim në librat e ḥadītheve shiī‘īte, sipas burimeve historike janë përcjellur nga përcjelljës që nuk janë të besimit shī‘īt të dymbëdhjetë imāmëve. Ky problem i ka çelur udhën disa hulumtuesve, që të mendojnë se këto ḥadīthe janë të shpikura nga ana e brezave pasardhës, me qëllim që duan t’i mbështesin besimet e tyre në brezat paraardhës. (3) Në këtë artikull ne duke u përqendruar në përcjelljet e dymbëdhjetë imāmëve, të përcjellura nga njëri nga njerëzit më të njohur të zejdizmit do të hetojmë këto dyshim.

1. Sqarimi i çështjes

Disa nga ḥadīthet që zënë vend në burimet e ḥadītheveshī‘ītedhe që përgëzojnë për dymbëdhjetë imāmët, janë përcjellur nga ana e Zijād Ibn Munḍḥirit i njohur ndryshe si “Ebū Xhārūdi”, i cili është njëri nga dijetarët e mëdhenj të degës zejdite. Sado që nuk e dimë në mënyrë të prerë datën e lindjes dhe të vdekjes së tij, në vija të përgjithshme pohojmë se dihet se në cilën klasë ka zënë vend. Ai ka jetuar në epokën e Imām Bākirit (p.m.t.) dhe Imām Ṣādiḳut (p.m.t.) dhe ka përcjellur një mori përcjelljesh nga Imām Bākiri (p.m.t.). Sipas disa përcjelljeve ai  kishte lindur i verbër nga nëna (4) dhe atij iu janë adresuar dy vepra, e para është vepra me titull: “Tefsīru’l-Ḳur’āni” (Komentimi i Ḳur’ānit) dhe tjetra është “aṣli” (dorëshkrimi autentik, thelbi) i Imām Bākirit (p.m.t.) (5) që kjo gjendje tregon se ai është nxënësi i Imām Bākirit (p.m.t.). Afërsisht pas shtatë vitesh nga ndërrimi jetë i Imām Bākirit (p.m.t.), ai duke marrë pjesë në kryengritjen e Zejdit (m.m.t.), ai e ndau përfundimisht udhën e tij nga shī‘ītët e Imām Ṣādiḳut (p.m.t.). Nexhāshi shkruan kështu në lidhje me të: “Ai ishte nga bashkëkohësit e Imām Bakirit (p.m.t.) dhe ka përcjellur përcjellje dhe nga Imām Xha‘feri (p.m.t.). Kur Zejdi (m.m.t.) kreu kryengritje i ndërroi doktrinën e tij”. (6)

Kryesimi i Ebū Xhārūdit të lëvizjes zejdite, ashtu siç tregohet dhe nga marrja e emrit të tij të degës së njohur xhārūdite ishte shumë i mprehtë. Nga ky dijetar i një shkalle kaq të njohur, janë përcjellur një sërë përcjelljesh në librat e ḥadītheve shī‘īte (imāmite) (7) dhe në një pjesë të këtyre shënjohen ḥadīthet e dymbëdhjetë imāmëve. ‘Abbād Ibn Ja‘ḳūb Reuāxhini (i cili njihet dhe si i njohuri “Ebū Sa‘īd ‘Uṣfūri”), në një “aṣl” (dorëshkrim autentik, thelb), pra nga një vepër e ḥadītheve më të lashta të imāmitëve që ka mbetur në ditët e sotme përcjell si më poshtë kështu: “‘Abbād(Ibn Ja‘ḳubi) përcjell nga‘Amr (IbnThābiti)(8), ky i fundit nga Ebū Xhārūdi, ky i fundit nga Imām Bākiri (p.m.t.) se ky i fundit ka rrëfyer kështu: “I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëroi: “Nuk ka dyshim se unë, njëmbëdhjetë vetë nga brezi (farefisi) im dhe ti o ‘Alī jemi shtyllat e sipërfaqes së tokës...” (9)

Gjithashtu dhe Ebū Fetḥ Kerāxhiki ka dëgjuar një ḥadīth nga Muḥammed Ibn Aḥmed Ibn ‘AlīIbnShāzān Ḳummiu (10) dhe në zinxhirin e tij zë vend dhe Zijād Ibn Munḍḥiri. Kjo përcjellje e përcjellur nga Ibn ‘Abbāsi është si vijon: “Zijād Ibn Munḍḥiri më tha kështu:“Mua më rrëfeuṢa‘d Ibn Sa‘īd Tārifi nga Eṣbāgu, ky i fundit nga Ibn‘Abbāsi se ka përcjellur kështu: “Unë kam dëgjuar të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.) të thotë këtë: “O ju njerëz! Ai që ndjen lumturi nga lidhjame kujdestarinë e Allāhut, le t’i bindet ‘Alī Ibn EbīṬālibit dhe brezit (farefisit) të tij pas meje!Nuk ka dyshim se ata janë thesaret e diturisë sime!”

Xhābir Ibn‘Abdullāh Enṣāri u ngrit në këmbë dhe pyeti: “O i dërguari i Allāhut! Sa është numri i imāmëve?!”

Ai urdhëroi: “O Xhābir! Allāhu të mëshiroftë! Ti më pyete për Islāmin e plotë. Numri i tyre është sa numri i muajve! Sipas Librit të Allāhut në kohën kur Ai krijoi qiejt dhe tokën ishin dymbëdhjetë muaj dhe kur Mūsā Ibn ‘Imrāni e goditit gurin (shkëmbin) me shkopin e tij shpërthyen dymbëdhjetë burime dhe aq sa ishte dhe numri i “nāḳibëve” të bijve të Isrāīlit (Ja‘ḳubit). Allāhu i Madhëruar thotë: “Nuk ka dyshim se ne morën besën (zotimin) nga bijtë e Isrāīlit dhe dërguam dymbëdhjetë “nāḳibë” (përfaqësues, garantues, besnikë) në mesin e tyre”. Atëherë o Xhābir, numri i imamëve është dymbëdhjetë, i pari i tyre është ‘Alī Ibn EbīṬālibi dhe i fundit i tyre është “Ḳāimi” (i Përhershmi) (p.m.t.)”. (11)

Një përcjellje tjetër në të cilën rishtas zë vend Ebū Xhārūdi në zinxhirin e përcjelljes së Kerāxhikit është ḥadīthi si më poshtë: “Nga Muḥammed IbnJaḥjā, ky i fundit nga Muḥammed Ibn Ḥasāni, ky i fundit nga Ibn Maḥbūbi, ky i fundit nga Ebū Xhārūdi, ky i fundit nga Imām Muḥammed Bākiri (p.m.t.) dhe ky i fundit nga Xhābir Ibn‘AbdullāhEnṣāriu se ka përcjellur kështu: “I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëroi: “Përqafoni Natën e Ḳadrit, nuk ka dyshim se ajo do të ndodhë për ‘Alī Ibn EbīṬālibin pas meje dhe për njëmbëdhjetë vetë që do të vijnë nga brezi (farefisi) i tij pas tij”. (12)

Nga ky dhe nga ḥadīthe dhe lajme të ngashme me të  (13) nënkuptohet se do të jenë dymbëdhjetë vetë imāmët pas të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Për më tepër në një përcjellje tjetër që vjen nga Ebū Xhārūdi është përcjellur dhe një tepricë përveç këtij kuptimi. Kjo përcjellje që në të vërtetë njihet dhe si “Pllaka e Xhābirit” e tij, është në formën e shënimit të të dhënave rreth këtij ḥadīthi të njohur. Ebū Xhārūdi e përcjell nga Imām Bākiri, ky i fundit nga Xhābir Ibn ‘Abdullāh Enṣāriu, çështjen që përbën pikën e përqendrimit të artikullit tonë si më poshtë: “Kur arrita në praninë e të nderuarës Fāṭime (paqja e Allāhut qoftë mbi të), pranë saj pashë një pllakë ku zinin vend emrat e trashëgimtarëve të fëmijëve të saj. Unë i numërova ata dhe ishin dymbëdhjetë vetë dhe i fundit i tyre ishte “Ḳāimi” (i Përhershmi) (p.m.t.), tre (në disa përcjellje katër) mbanin emrin Muḥammed (14) dhe tre te tjerë mbanin emrin ‘Alī”. (15)

Ashtu siç dihet në këtë ḥadīth, krahas shënjimit të numrit të imāmëve, bëhet e qartë dhe sa vetë janë ata të cilët janë emërtuar me emrat “Muḥammed” dhe “‘Alī” dhe njëri nga trashëgimtarët është vula i nderuari Mehdī (p.m.t.) dhe vërteton në mënyrë të duhur besimin e shī‘īitëve të doktrinës së dymbëdhjetë imāmëve. Me hetimin e zinxhirit të përcjelljes së këtyre përcjelljeve në librat e ḥadīthit (shikoni veprën me titull: “Uṣūlu Mine’l-Kāfī” (Mënyra e Mjaftuesit) e Imām Kulejnit (16), “Kemāluddīni”(I Përkryeri i Fesë) (17), “Irshādi” (Udhëzimi) (18), “Men Lā Jehdhuruhu’l-Feḳīhi” (Ai Që Nuk i BindetJuristit) (19), “Ḥiṣāli” (Përmbledhja) (20)”, “‘Ujūni’l-Akhbāri’r-Riḍā” (Burimet e Ujit të Lajmeve të Riḍāit)(21), në veprën me titull: “Istibṣāri”(Kërkimi i Vështrimit) ose në veprën me titull: “Istinṣāri” (Kërkimi i Ndihmës) e Ebū Fetḥ Kerāxhikit (22)) nënkuptohet se Ḥasān Ibn Maḥbūbi (23) është ai i cili e ka përcjellur këtë përcjellje nga Ebū Xhārūdi. Dhe sërish kjo përcjellje është përcjellur të paktën tri herë në “aṣlin”(dorëshkrimin autentik, thelbin) e Imām Bākirit (p.m.t.). Me udhën e Muḥammed IbnḤusejnIbn Ebī Khaṭṭābit ndaj Ḥasān Ibn Maḥbūbit (në veprën me titull: “Uṣūlu Mine’l-Kāfī” (Mënyra e Mjaftuesit) e Imām Kulejnit, “Kemāluddīni”(I Përkryeri i Fesë), “Ḥiṣāl” (Përmbledhja) dhe “‘Ujūni’l-Akhbāri’r-Riḍā” (Burimet e Ujit të Lajmeve të Riḍāit) dhe udhën e Ibrāhīm Ibn Hāshimit që i ka arritur atij (në veprën me titull: “Kemāluddīni”(I Përkryeri i Fesë)).

Ndonëse kjo përcjellje është përcjellur nga Imām Bākiri (p.m.t.), kur kihen parasysh të dhënat historike mbi Ḥasān Ibn Maḥbūbin (24), duhet të merret parasysh se gjasa e dëgjimit të këtij të fundit me veshë të këtij ḥadīthi nga Ebū Xhārūdi, përpara kryengritjes së Zejdit është agjësuar. E thënë ndryshe kjo përcjellje e Ḥasān Ibn Maḥbūbit në çastin e përcjelljes nga Ebū Xhārūdi, duke qenë se kishte marrë pjesë në lëvizjen zejdite vite përpara kësaj, duhet ta kishte ndarë përfundimisht udhën e tij nga shī‘ītët e Imām Ṣādiḳut (p.m.t.). Shumë mirë por si mund të pranohet në këtë gjendje se Zejd Ibn Munḍḥiri të mund të kishte përcjellur një ḥadīth të tillë në atë epokë?!

Disa hulumtues kur krahasojnë këtë ḥadīth dhe përcjellje të ngjashme me të, brezi pasardhës vlerëson se këto përcjellje janë të shpikura nga ana e shī‘ītëve imāmitë dhe iu adresohen Ebū Xhārūdit. Fjala vjen Māhir Xherrāri i cili ka përpiluar hulumtime të hollësishme në lidhje me Ebū Xhārūdin citon kështu duke bërë me shenjë tek këto ḥadīthe: “Një pjesë e këtyre përcjelljeve kanë marrë formë në epokat e mëvonshme, pra në shekullin e dytë dhe në këto bëhet fjalë për dymbëdhjetë imāmët e shī‘ītëve. Kjo gjendje dëshmon se përcjelljet e përmendura janë të shpikura në epokat e mëvonshme pas kohës së Ebū Xhārūdit dhe iu janë veshur atij”. (25)

Kurse në një vend tjetër ai kumton si më poshtë:“Epo them se është e qartë se përcjelljet që kanë të bëjnë me numrin, kujdestaritë dhe nënshtrimin ndaj imāmëve janë të shpikura dhe iu janë adresuar Ebū Xhārūdit. Sepse ato janë bërë të ditura në epokat e mëvonshme në përputhje me kredon imāmite dhe sipas përcjelljes së Shejkh Ṣādūḳut një palë e zejdizmit i ka qortuar shī‘ītët imāmitëpikërisht për këtë arsye kështu:“Përcjellja që dëshmon se imāmët janë dymbëdhjetë vetë është një fjalë e re e pretenduar nga imāmitët dhe ata kanë shpikur dhe hadīthe për vërtetiminekësaj,si dhe kanë mbajtur vazë dhe rrëfime të rreme për nënvizimin e kësaj.ShejkhṢādūḳuka ndarë disa faqe veç ndaj kundërshtimit të këtij akuzimi”. (26)

Rishtas dhe Ferxhāmi Khānimi në artikullinqëkashkruarme një qasje reduksioniste (përçmuese) për Ebū Xhārūdin në këtë çështje shqyrton si vijon:“Një pjesë e përcjelljeve të shtuara në shekullin e katërt në burimet e hadītheve të imāmitëve nukjanë autoritare dhe është e prerë se iu janë veshur më pas Ebū Xhārūdit.Shprehem kështu sepse nëdisa në këtopërcjellje lajmërohet për konceptin e dymbëdhjetë imāmëve, gjë që nuk është aspak pjesë e besimit të tyre dhe është e pamundur që të kenë përcjellës. Njëra nga përcjelljet e dymbëdhjetë imāmëve është dhe ḥadīthi i njohur“Leuḥāsë”(Pllakës) së të nderuarës Fāṭime (p.m.t.) i përcjellur nga Ebū Xhārūdi nga Xhābir Enṣāriu.Nëkëtë ḥadīthbëhen të qartë emrat e imāmëve dhe qenia e përjetshme e “Ḳāimit” (të Përhershmit) (p.m.t.) e imāmit të dymbëdhjetë.Qortimi kryesor i drejtuar dhe i kthyerndaj këtyre përcjelljeve është në këtë formë:“Nëse emrat e imāmëve dhe i fundit i tyre është“Ḳāimi” (i Përhershmi) (p.m.t.),do të ishte një çështje mjaft e qartë dhe e pranuar, atëherë nuk do të ishte e mundur dalja nga udhaedegëve të shī‘ītëve të shmangurgjatë qenies në jetë të dymbëdhjetë imāmëve (27) dhe nuk do t’i thonin:“Imāmu’l-Ḳāimi” ((Imāmi iPërhershëm)çdo njeriu që ngrinte krye kundër sunduesit të epokës së tyre”.Edhe zinxhiri i përcjelljes së këtij ḥadīthi është i dëmtuar.Imām Kulejni dhe Fetḥ Kerāxhikiepërcjellin këtë përcjellje me udhën e Muḥammed Ibn Maḥbūbit(Imām Kulejni, vëll. 1, fq. 531;Kerāxhiki fq. 18)ngaEbūXhārūdi se kjo është një përcjellje e “mexhhūl” (e paditur), “muhmel”(e anashkaluar) dhe “metrūk” (e lënë). (28) Me sa duket fama e Ebū Xhārūdit në përcjelljen e virtyteve të Ehli Bejtit (p.m.t.) - që me saktësimin e dijetarëve të ḥadīthit (muḥaddithëve) një pjesë e tyre janë shpikjet e tij - gjë kjo që i ka çelur udhën përcjellësve gabimtarë (fajtorë) imāmitë (29) që këto lloj përcjelljesh t’ua adresojnë atij”. (30)

Shkrimtarët në fjalë edhe nëse kanë pretenduar se përcjelljet e ḥadītheve të dymbëdhjetë imāmëve të Ebū Xhārūdit, nuk përputhen me besimin e tij, me sa duket duhet të kryhen më tepër hulumtime mbi këtë çështje. Ky artikull është përqendruar në këtë çështje (31), që me sa duket nuk ka tërhequr tepër vëmendje në qendrat e diturisë dhe duke shtjelluar në një mënyrë gjithëpërfshirëse personalitetin e Ebū Xhārūdit, mundohet që të hedhë dritë nëse zejditët e epokës së hershme i kanë pranuar apo nuk i kanë pranuar këto ḥadīthe dhe nëse janë shpikur ose nuk janë shpikur nga ana e brezave të mëvonshëm të shī‘ītëve imāmitë.

2. Qortimi dhe hetimi

Për të arritur një gjykim në këtë çështje, ne përpara së gjithash duhet të përcaktojmë se cilat të dhëna duhet të krahasojmë me njëra-tjetrën. Në njërën anë teksa zënë vend ḥadīthet që vërtetojnë ligjërimin e dymbëdhjetë imāmëve, ndërsa në anën tjetër janë të pranishme të dhënat tona, që i kemi në zotërim më parë në lidhje me Ebū Xhārūdin dhe zejditë. Vallë a jemi në zotërim të besimeve të xhārūditëve të epokës së hershme, që duke vënë përballë këtyre përmbajtjet e ḥadītheve të cituara, të mund të japim me lehtësi një gjykim të shëndoshë mes harmonisë së këtyre?! Në vijim do të orvatemi që të identifikojmë mendimet e xhārūditëve të epokës së hershme në lidhje me Ehli Bejtin (p.m.t.) dhe më tej të studiojmë nëse është e mundur apo nuk është e mundur përcjellja e këtyre përcjelljeve nga ana e tyre.

2.1. Mendimet e Ebū Xhārūdit dhe ndjekësve të tij për sa i përket Ehli Bejtit (p.q.m.t.)

Shumica e hulumtuesve që kanë shkruar vepra që kanë të bëjnë me Ebū Xhārūdin, rrëfejnë se njohuritë tona për të janë shumë të kufizuara (32) dhe nuk i kalojnë disa rreshta (33). Gjithashtu dhe besimi i tij ashtu siç ndodh në përgjithësi është nxjerrë nga veprat që iu janë adresuar atij dhe ndjekësve të tij.

Në përgjithësi ne jemi në dijeni se Ebū Xhārūdi ishte nga bashkëkohësit e Imām Bākirit (p.m.t.) dhe se afërsisht pas shtatë vitesh nga ndërrimi jetë i Imām Bākirit (p.m.t.), ai ka marrë pjesë në këtë lëvizje me kryengritjen e Zejdit (m.m.t.).

Për këtë arsye të tëra përcjelljet që e përçmojnë atë, ai i ka përcjellur me dyshimin në formën: “përcillet se” Keshshi (34) përveç një përcjelljeje të vetme pa zinxhir janë nga Imām Ṣādiḳut (p.m.t.) (35). Në njërën nga këto përcjellje, Imām Ṣādiḳu (p.m.t.) e ka përngjasuar zemrën e Ebū Xhārūdit si një enë uji të kthyer përmbys. (36)

Ky shëmbëllim mund të vlerësohet se Ebū Xhārūdi ishte një tregues i vërtetësisë së besimeve të mërparshme të përmbledhur. Në veprën e tij me titull: “Kitābu’ḍ-Ḍuafā”(Librii të Dobëtve) Imām Gazāiri e përkujton atë si “ṣāḥibu’l-maḳāmi” (zoti i postit) dhe thekson se përcjelljet e tij për sa i përket imāmitëve janë më të shumta se sa ato në duart e zejditëve. Sigurisht se ai në të njëjtin vend na sjell ndërmend se muḥaddithët u janë qasur me dyshim disa nga udhët e përcjellura nga ai dhe nuk iu kanë besuar disave. (37)

Ndërsa në burimet e Ehli Sunnetit ai vetë është njohur si një njeri që e mban Imām ‘Alīun (p.m.t.) më të virtytshëm (p.m.t.) se bashkëkohësit e tjerë dhe një “rāfiḍi” (kundërhtues shī‘īt), i cili shpik ḥadīthe dhe rrëfime të për Ehli Bejtin dhe mbi shëmtitë e armiqve të tyre. Ja pra kjo është arsyeja se përse ai është cilësuar si “kedhdhāb” (gënjeshtar i madh) dhe “metrūk” (i lënë). (38)

Në dritën e këtyre të dhënave dhe diturive, si dhe në burimet e muḥaddithëve, pohojmë se fiton qartësi një strukturë pak a shumë e duhur, lidhur me të dhënat e përcjellura rreth Zijād Ibn Munḍḥirit. Ky i fundit zinte vend në mesin e nxënësve të Imām Bākirit (p.m.t.) dhe përpara kryengritjes se Zejdit - kjo do të thotë se gjatë tërë epokës së miqësisë me Imām Bākirin dhe për një epokë të shkurtër bashkë me Imām Ṣādiḳun (p.m.t.) - ai ishte së bashku me të mëdhenjtë e imāmitëve. Për këtë arsye ai është përjashtuar nga ana e Ehli Sunnetit. Kur kihet parasysh vënia e theksit: “Ai ka ndryshuar pas kryengritjes së Zejdit” e Nexhāshit dhe se pothuajse të tëra ḥadīthet e Ebū Xhārūdit janë përcjellur nga Imām Bākiri (p.m.t.) atëherë del në dritë se ai është njëri nga shokët që ai iu ka besuar, si dhe janë përmendur dëshmi dhe dëshmitarë në lidhje me vërtetimin e këtij besimi. (39) Krahas kësaj posti i tij pas kryengritjes së Zejdit brenda imāmitëve është i paqartë dhe dituritë tona që kanë të bëjnë me lidhjet me Imām Ṣādiḳun (p.m.t.), në lidhje me cilësinë e marrëdhënieve të të nderuarit me shokët e tij dhe për sa i përket ḥadītheve nuk janë aq të shumta, sa të na mundësojnë që të kemi një gjykim mbi këtë çështje. Për këtë arsye dijetarët muslimanë kanë shtruar mendime të larmishme rreth kësaj epoke të jetës së tij. (40) Sidoqoftë prania e Zijād Ibn Munḍḥirit në zinxhirin e përcjelljeve shī‘īte, kur merren parasysh të paktën epokat kur ka përcjellur ḥadīthe nga Imām Bākiri është e prerë se nuk është një gjendje e çuditshme. Pra nën dritën e diturive të ilustruara mund të themi se besueshmëria në kohën e Imām Bākirit (p.m.t.), ishte e fiksuar në sytë e një numri të lartë të dijetarëve imāmitë.

Një shembull tjetër i duhur që na ndihmon në kuptimin e arsyeve të stileve të mendimit të Ebū Xhārūditdhetë ngjashmëve me të dhe të besimit të dijetarëve imāmitë ndaj tyre është dhe veprame titull: “Tefsīr” (Komentimi) e Furāṭ Ibn Ibrāhīm Kūfīut, që është njëri nga komentuesit e epokës së Fshehjes së Vogël. Në mesin e hulumtuesve ka ndasi mendimi në lidhje me prirjen doktrinore të FurāṭIbnIbrāhīm Kūfīut, disa nga ata duke e quajtur atë imāmit tregojnë si dëshmi për këtë përfundim ḥadīthet, që ai ka përcjellur lidhur me virtytin dhe kujdestarinë e Ehli Bejtit. (41) Megjithatë kur kihet parasysh libri i tij, atëherë bëhet i qartë se janë më të sakta mendimet e hulumtuesve që e quajnë këtë vepër se i përket zejdizmit. (42) Gjithashtu dhe sistematika e mendimit që spikat në këtë komentim është e mundur që të quhet si një tregues i patëmetë i xhārūdizmit. (43) Disa nga elementet e kësaj kornize të këtij mendimi janë paraqitur si më poshtë:

“Në këtë komentim është e mundur që të shihen shpeshherë çështjet e dashurisë, kujdestarisë dhe diturisë së Ehli Bejtit. (44) Në shtesë shënojmë se disa përcjellje që FurāṭKūfīu i ka përcjellur nga Ebū Xhārūdi dhe të tjerët (45) në sytë e xhārūditëve tregojnë se brezi i të nderuarës Fāṭime, qofshin pasardhësit e Imām Ḥasānit apo Imām Ḥusejnit (p.m.t.) se ata janë të përzgjedhurit dhe trashëgimtarët e vërtetë të diturisë së pakrahasueshme dhe të pafund të Librit të Allāhut dhe se vetëm atyre iu duhet drejtuar. (46) Nga ana tjetër rrëfejmë se në disa disa përcjellje të ngjashme, sqarohet se disa nga fëmijtë e brezit të të nderuarës Fāṭime (p.m.t.), janë njëlloj si njerëzit e tjerë në pikën e kryerjes së mëkatit, disa të tjerë janë robër adhurues të udhës së mesme (muḳteṣid) dhe nuk ngrejnë krye dhe pala e tretë është shembulli dhe baraspesha e shkallës më të lartë, e cila lufton dhe ngren krye me shpatë në udhën e Allāhut të Lartësuar. (47) Ndonëse kjo palë e tretë pranohet si “imām” (udhëheqëse) nga ana e zejditëve, rishtas as kjo palë dhe as dy palët e para të tjera, në sytë e xhārūditëve nuk mund të arrijnë në postin e pesë vetëve të “Ālu’l-Abāsë” (Njerëzve të Mbulesës/Veshjes).

Në këtë stil mendimi sa do që nuk mund të thuhet se ata janë “ḳāil” (folës, thënës) në postin e “imāmetit” (udhëheqjes) për shī‘ītët imāmitë, sërish sipas tyre është kusht qenia nxënës e imāmëve të Ehli Bejtit, sepse dituria i përket vetëm kësaj dinastie (brezit të Ehli Bejtit). E thënë ndryshe në sytë e xhārūditëve “imāmi” (udhëheqësi) nuk është ai i cili e bën veten të njohur me diturinë e tij përcaktuese por me kryengritjen. Njëra nga përcjelljet që e pasqyron në mënyrë të bukur këtë strukturë mendimi në veprën me titull: “Tefsīr” (Komentimi) e FurāṭIbnIbrāhīm Kūfīut, iu është adresuar Zejd Ibn ‘Alīut nëpërmjet Ebū Khālid Uāsiṭīut - i cili është njëri nga krerët e xhārūdizmit dhe ndjekësit e Ebū Xhārūdit. (48) Duke u mbështetur në këtë përcjellje Zejd Ibn ‘Alīu citon si më poshtë: “Betohem në Allāhun se askush nga gjiri ynë dhe asnjë nga brezi i Ḥasānit dhe Ḥusejnit (p.m.t.) nuk ka pretenduar për qenien e një imāmi bindjandaj të cilit është detyrë... Përveç atyreqë ftojnë në Librin e Allāhut dhe sunnetin e të dërguarit të Tij duke ngriturkrye me shpatë...”(49)

Sistemi i mendimit të xhārūdizmit i shëmbëllen atij të imāmizmit në një numër të madh pikash. Kjo është arsyeja se xhārūditët janë më afër shī‘ītëve të dymbëdhjetë imāmëve se zejditët e tjerë, por nuk duhet të harrohet as prania e kundërshtimeve të tyre të veçanta. (50) Një shembull i kësaj është pika e njëzëshmërisë së tyre e “imāmetit” (udhëheqjes) të Emīru’l-Muminīnit (Prijësit të Besimtarëve) dhe Imām Ḥasānit dhe Imām Ḥusejnit (p.m.t.) e mbështetur në argumentin fetar. Pavarësisht kësaj ata nuk e shikojnë “imāmetin” (udhëheqjen) si të kufizuar vetëm me brezin e Imām Ḥusejnit (p.m.t.), por e quajnë të mundshme dhe ardhjen e imāmit dhe nga brezi i Imām Ḥasānit (p.m.t.). (51) Duke u nisur nga mendimi që është i njohur ata shprehen kështu për brezin e të nderuarës Fāṭime (p.m.t.) (qofshin pasardhësit e Imām Ḥasānit apo Imām Ḥusejnit (p.m.t.)): “Ata janë të barabartë në dituri dhe virtyt, ai që ngren krye në gjirin e tyre ai është imāmi”. (52)

Njohuritë e përcjellura mbi Zijād Ibn Mundhirin pak a shumë e vërtetojnë këtë kornizë të besimit. Për shembull ai kishte një mendim shumë të mprehtë rreth khalīfeve (prijësve) (53) ose i kishte lëvduar shumë virytet dhe përsosmëritë e brezit të të nderuarës Fāṭime (p.m.t.), se e kishte kufizuar të lejuarën dhe të ndaluarën hyjnore me gjykimin e familjes së Muḥammed Muṣṭafāit (p.q.m.t.) dhe se kishte besuar se e tërë dituria që bashkësia muslimane ka nevojë është e pranishme në sytë e tyre. (54)

Duke marrë shkas nga drita e rrëfimeve të deritanishme, iu lajmërojmë se ka fituar qartësi dukuria se njëra nga dallimet më të rëndësishme të xhārūditëve me në krye Ebū Xhārūdin me shī‘ītët imāmitë, është se ata për jetësimin e imāmetit kanë vënë kusht kryengritjen e imāmit kundër kundër sundimtarit despot. Pra kur mendohet në dritën e kësaj pike, atëherë bëhet i mundur konceptimi në mënyrë të saktë i kuptimit të një përcjelljeje të rëndësishme që dijetar Keshshi e ka përcjellur në lidhje me të në veprën e tij me ttull: “Rixhāl” (Muḥaddithët).

Sipas kësaj përcjelljeje Imām Ṣādiḳu ka rastisur në Ebū Xhārūdin në Mīnā dhe iu ka drejtuar kështu: “O Ebū Xhārūd, betohem në Allāhun e Lartësuar se derisa vdiq im atë, ai ishte imāmi i njerëzve në sipërfaqen e tokës dhe vetëm ai njeri që ka dalë nga udha është i padituri i kësaj”. Përcjellësi thotë: “Unë i dëgjova të njëjtat fjalë një për një nga Imām Ṣādiḳu teksa i drejtohej Ebū Xhārūdit në stinën ḥaxhxhit të vitit vijues. Kur e takova në Kūfe i ngrita pyetjen: “A nuk e dëgjove gjënë që Imām Ṣādiḳu ta citoi dy herë?!” Ndërsa ai më dha këtë përgjigjje: “Ai kishte për qëllim vetëm të atij e tij ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibin”. (55)

Ne duhet të tregojmë kujdes se Imām Ṣādiḳu në këtë përcjellje nuk e kishte qortuar Ebū Xhārūdin, për shkak të mospranimit të tij të imāmetit (udhëheqjes) të tij, por ai e poshtëron dhe e turpëron atë atë si pasojë e mohimit të imāmetit (udhëheqjes) të Imām Bākirit (p.m.t.) - i cili ishte ndarë nga kjo botë disa vetëm disa vite përpara kryengritjes së Zejd Ibn ‘Alīut. Ky shënim tregon qartësisht se ndonëse Ebū Xhārūdi kishte qenë për vite me radhë nxënësi i Imām Bākirit (p.m.t.) dhe se kishte përcjellur me dhjetra herë ḥadīthe nga i nderuari (p.m.t.) (56) përsëri nuk e kishte pranuar këtë të fundit si imām dhe për këtë shkak ai ishte qortuar nga ana e imāmit të gjashtë. (57)

Kur kemi paraysh fjalinë: “Ata janë të barabartë në dituri dhe virtyt, ai që ngren krye në gjirin e tyre ai është imāmi”, bëhet konkrete dukuria se nuk ka ndonjë kundërshtim mes besimit të Ebū Xhārūdit dhe të ngjashëm ndaj diturisë së Imām Bākirit (p.m.t.), gjithashtu dhe pjesëmarrjes së tyre në lëvizjen zejdite. Pjesëmarrja e kësaj bashkësie në lëvizjen e Zejdit, sipas këndvështrimeve të tyre nuk i çelte udhë ndryshimit të mësimeve që kishin mësuar pranë Imām Bākirit (p.m.t.). Kjo është arsyeja se sado që Ebū Xhārūdi nuk e kishte pranuar imāmetin e Imām Bākirit (p.m.t.), rishtas ai cilësonte se i nderuari (p.m.t.) qëndronte në shkallën më të madhe në postin e diturisë dhe virtytit dhe kishte besuar se gjithçka që kishte nevojë njerëzimi gjendej në gjuhën e Imām Bākirit (p.m.t.). Për këtë arsye pas pjesëmarrjes së tij në lëvizjen e Zejdit, theksojmë se nuk ka asnjë drejtim të çuditshme se ai ka përcjellur me dhjetra herë përcjellje nga Imām Bākiri (p.m.t.) dhe në disa vende të kufizuara dhe nga Imām Ṣādiḳu (p.m.t.). (58) Madje deri në atë masë sa “tefsīri” (komentimi) i tij i përbërë nga ḥadīthet që ai ka përcjellur nga Imām Bākiri, zë vend në mesin e veprave të tij të njohura. (59)

Pikërisht në këtë pikë bëhet i mundur parashikimi i të fshehtës së besimit të të mëdhenjve të imāmitëve të veprave të Ebū Xhārūdit dhe përcjelljes së këtyre të fundit në burimet e tyre të ḥadīthit. Sipas dijetarëve të doktrinës imāmite sa do që Ebū Xhārūdi është larguar nga udha e drejtë nga këndvështrimi i besimit, si pasojë e mospranimit të imāmetit të Imām Bākirit dhe Imām Ṣādiḳut (p.m.t.), duke patur parasysh besimin që kishte në diturinë e Ehli Bejtit, rishtas besueshmëria e tij në përcjelljen e ḥadītheve nga Imām Bākiri nuk është quajtur e dyshimtë. Për këtë arsye nga ai kanë përcjellur ḥadīthe njerëz si Ḥasān Ibn Maḥbūbi, të cilët e kanë kuptuar epokën kur ai ishte zejdit. (60) Përcjellja e ḥadītheve nga ai të Ḥasān Ibn Maḥbūbit, është një gjendje që as i vërteton plotësisht besimeve zejdite të njerëzve si Ibn Mundhiri (61) dhe as i kundërshton tërësisht këto.

2.2. Hetimi i Ebū Xhārūdit i Përcjelljes së “Leuḥatu’l-Ḥadīthit” (Ḥadīthit të Pllakës)

Me të njëjtin këndvështrim mund të shikojmë kuptimin e përcjelljes së “Leuḥatu’l-Ḥadīthit”(Ḥadīthit të Pllakës) të Ebu Xhārūdit. Kur kihen parasysh përcjelljet lidhur me “Leuḥatu’l-Ḥadīthin” (Ḥadīthin e Pllakës), përftohen disa pika të rëndësisshme të cilat duhe të merren parasysh në dhënien e gjykimit:

1. “Leuḥatu’l-Ḥadīthi”(Ḥadīthi i Pllakës) i të nderuarës Fāṭime (p.m.t.), është përcjellur në burimet e ḥadītheve imāmitë në mënyrë të përmbledhur, duke cituar përcjelljen në mënyrë të përkryer të emrave të dymbëdhjetë imāmëve (p.m.t.). Këtu në shtesë në mënyrë të plotë të tekstit të Ḥadīthit të Pllakës në përgjithësi është vënë theksi se ky ḥadīth është një e fshehtë dhe se duhet të mbahet i fshehtë nga njerëzit që nuk janë të duhur. (62) Në të kundërt të disa thënieve të shkrimtarëve (63) ka gjasa që Ebū Xhārūdi nuk e ka përcjellur kurrë tekstin e plotë të Ḥadīthit të Pllakës dhe emrat e të tërë trashëgimtarëve dhe se nga ai është përcjellur vetëm një përmbledhje e shkurtër e kësaj aventure.

2. Kjo përcjellje është përcjellur gjithashtu me një udhë tjetër përveç asaj të Ebū Xhārūdit dhe nuk i përket vetëm atij. (64) Kjo çështje dëshmon se thelbi i këtij lajmi është ndryshe nga gjendja e plotë e Ḥadīthit të Pllakës.

3. Në përmbledhjen e përcjelljes së Ebū Xhārūdit janë të pranishme katër lajme.

a. Trashëgimtarët janë nga brezi i të nderuarës Fāṭime (p.m.t.).

b. Këta njerëz janë dymbëdhjetë vetë.

c. Tre nga këta e kanë emrin Muḥammed, kurse tre ose katër e kanë emrin ‘Alī. (65)

ç. I fundit i tyre është Ḳāimi (i Përhershmi).

Një mori dëshmish historike disa nga të cilat i kemi shënjuar, tregojnë në mënyrë të prerë se besimi i parë në mesin e këtyre katër pohimeve zë vend në mesin e besimeve të Ebū Xhārūdit. Një pikë tjetër e rëndëishme është kjo: “Sa do që ky ḥadīth nënvizon se këta trashëgimtarë janë nga brezi dhe farefisi i të nderuarës Fāṭime Zehrā (p.m.t.), përsëri ai nuk paraqit një sqarim absolut në një çëshrje të rëndësishme dhe të kundërshtuar si: “Nga cili brez do të jenë këta njerëz, a do të jenë ata ḥasānitë apo ḥusejnitë?!” Të tëra ḥadīthet e përcjellura nga Ebū Xhārūdi lidhur me dymbëdhjetë imāmët (p.m.t.) në këtë çështje janë të heshtura dhe se kjo gjendje nuk duket se është e rastësishme. (66) Natyrisht se kjo gjendje është në përputhje me besimet e brumosura të xhārūditëve për mosnjohjen e privilegjit të brezit të Imām Ḥusejnit (p.m.t.).

Shumë mirë por çfarë mund të thuhet për përcjelljet e tjera?! Hulumtuesit që i quajnë këto ḥadīthe të shpikura, pohojnë se ata i kanë parë kështu duke përvetësuar një pranim paraprak se Ebū Xhārūdi dhe zejditët e epokës së hershme, nuk i kanë besuar kurrë ḥadīthet e dymbëdhjetë imamëve (p.m.t.). Ja pra për këtë arsye ata e quajnë të pamundur përcjelljen nga fillimi deri në fund të një përcjelljeje në këtë përmbajtje nga ai, veçanërisht pas pjesëmarrjes së tij në kryengritjen e Zejdit. Shumë mirë por vallë a është e vërtetë kjo hipotezë?! Në vazhdim do të hetojmë shëndetin e këtij pranimi paraprak dhe në vijim do të shpalosim tezën që kanë vërtetuar xhārūditët e epokës së hershme në lidhje me ḥadīthet e dymbëdhjetë imāmëve (p.m.t.).

2.3. Stili i Pranimit të Ḥadītheve që Shënjojnë në Dymbëdhjetë Imāmët e Zejditëve të Epokës së Parë

Pikëpamja vijësore e besimeve të doktrinave, është njëra nga gjërat që qëndrojnë përpara analizës së saktë në kuptimin e kredove të degëve dhe palëve të shumëllojshme. Kështu që nuk ka asnjë dyshim se dhe sendërtimi i xhārūdizmit ka ndodhur brenda një proçesi historik si një sërë degësh dhe jo menjëherë papritur e pakujtuar si një degë e vetme. Nga hulumtimi i burimeve të ḥadīthit imāmite dhe zejdite, nga lindja e ndarjes së rëndë dhe serioze mes zejditëve xhārūditë dhe imāmitëve në epokën e Fshehjes së Madhe dhe në veçanti duke filluar ndarjen vendore që nga epoka e Fshehjes së Vogël e cila kulmoi me shtegtimet e zejditëve në vende te largëta, kuptohet se gjendja ishte rënduar dhe më shumë. (67) Pra ajo që dua të them është se përpara kësaj pikat e përbashkëta të rëndësishme të imāmitëve, në epokën e pranisë së imāmëve (p.m.t.) me zejditët dhe veçanërisht me zejditët xhārūditë ishin burimet e fesë dhe të diturisë të imāmitëve si dhe qenia argument e ḥadītheve të imāmëve, gjë që i kishte hapur rrugën besimit të ndërsjelltë të dy palëve me njëra-tjetrën. Madje deri në atë masë sa është thënë: “Shumica e përcjellësve të ḥadītheve shī‘īte në Kūfe ishin zejditë”. (68) Si rrjedhojë teksa japim gjykimin mbi mendimet historike të njerëzve, duhet të tregohet kujdes në vlerësimin brenda kornizës së epokës në të cilën ata jetuan.

Ebū Xhārūdi jetonte në kohërat e njerës nga shtresat e para të zejdizmit, ku nuk kishin marrë formë një numër i lartë i vijave të kufirit, të cilat ishin shfaqur në epokat e mëvonshme. Megjithëse ne nuk e mohojmë se xhārūditët dhe zejditët e dymbëdhjetë imāmëve të shekujve të mëvonshëm e kanë kudërshtuar ligjërimin, përsëri këtu pyetja jonë e rëndësishme është shtruar në formën, nëse dhe xhārūditët e epokës së parë kanë menduar në të njëjtën mënyrë, pra se ligjërimi është i domosdoshëm?!

Kësaj pyetjeje iu përgjigjemi se është mëse e natyrshme, se nuk duket shumë e saktë mënyra e marrjes për bazë besimin e brezave pasardhës, për identifikimin e mendimeve të brezave paraardhës dhe e le jashtë loje gjasën e shndërrimit të besimeve të tyre brenda rrjedhës historike. Sado që përcjellësi i vetëm i ḥadīthit të lartpërmendur nga Zijād Ibn Mundhiri është Ḥasān Ibn Maḥbūbi, rishtas tri udhët e ndryshme të përcjelljes së këtij lajmi të çojnë në Ḥasān Ibn Maḥbūbin: përkatësisht udhët e përcjelljes së Muḥammed IbnḤusejn Ibn Ebī Khaṭṭābit, Aḥmed Ibn Muḥammed Ibn‘Īsāit dhe Ibrāhīm Ibn Hāshimit. Kjo gjendje mund të vërtetojë shëndetin e lidhjes së ḥadīthit të sipërcituar deri tek Ḥasān Ibn Maḥbūbi. Një pikë tjetër që nuk duhet të mbahet larg vëmendjes, është mosqenia e një shkaku kryesor që do t’i jipte shtysë nevojës së Ḥasān Ibn Maḥbūbit që të shpikte ḥadīthin e mësipërm dhe t’ua vishte Ebū Xhārūdit. Shprehem kështu sepse gjatë jetës së këtyre të dyve (Ibn Mundhirit dhe Ibn Maḥbūbit) nuk kishin marrë ende formë ndarjet me ngjyre të errët dhe të theksuar mes brezave të mëvonshëm dhe ḥadīthet që flisnin për dymbëdhjetë imāmët (p.m.t.) ishin të llojit të “khaberu’l-gajbijje” (lajmit të të fshehtës) dhe nuk ishin të pranishme për kriteret e zbatuara për që të dyja palët e asaj epoke. Për shī‘ītët imāmitë më së tepërmi kishte njohur vetëm njërin nga tre ‘Alītë (Imām Sexhxhādin) dhe vetëm njërin nga tre Muḥammedët (Muḥammed Bākirin) dhe me hipotezën më optimiste për që të dyja bashkësitë, nuk ishte bërë i qartë as gjysma e emrave të dymbëdhjetë imāmëve (p.m.t.). Si rrjedhojë rrëfejmë se as për shī‘ītët xhaferitë të asaj epoke (apo me emërtimin e mëvonshëm imāmitët) dhe as për ata të cilët morën pjesë vullnetarisht në kryengritjen e Zejdit, nuk ishte e mundur që të kishin një besim të përbashkët mbi numrin përfundimtar të imāmëve dhe për parashikimin e disa nga emrat e tyre. Dhe kështu pra përcjellja e një lajmi të tillë nuk kishte ndonjë dobi të veçantë për vërtetimin e epërsisë së asnjërës nga të dyja palët. Ne nuk duhet t’i krahasojmë në asnjë mënyrë këto kushte, me epokat e mëvonshme kur kufinjtë u përcaktuan me kuptimin e plotë të fjalës dhe kur kundërshtimet ishin në gjendjet e tyre më të mprehta. Këto lloj përcjelljesh me natyrën e tyre duke u nisur nga klasifikimi i lajmeve të të fshehtës, me qartësimin e kritereve me kalimin e kohës, hynë në gjirin e ḥadītheve të besimit dhe u bë terreni i duhur për zhvillimin e debateve dhe diskutimeve të shprehjes së mendimit, në dobi të të dyja palëve në epokat e mëvonshme. Shtojmë se nuk është aspak e çuditshme dukuria se muḥaddithët e shekujve pasardhës, i kanë akuzuar ḥadīthet në fjalë se janë të shpikura të gjendur përpara faktit të kryer, duke qenë se këto lloj ḥadīthesh janë përdorur në kundërshtimin e xhārūditëve. (69)

Nga ana tjetër përgjigjja që Shejkh Ṣāduḳu (p.m.t.) ka dhënë ndaj akuzës dhe fajit se ḥadīthet që flasin për dymbëdhjetë imamët janë të shpikura, kanë një vlerë shumë të madhe në këndvështrimin historik dhe sot e kësaj dite ajo mund të ndihmojë në kyerjen e analizës së saktë të këtij mendimi. Ai brenda proçesit historik të imāmizmit, pas qartësimit dhe përcaktimit të kriterit të dymbëdhjetë imāmëve (p.m.t.), tregon se ai nuk ka ka patur dorë në shpikjen e këtyre lloj ḥadītheve, madje dhe për një njeri që e shikon nga jashtë këtë ḥadīth, sërish ai e përcjell nga një burim që do të asgjësojë gjasën e qenies i shpikur. Për këtë ai duke quajtur si dëshmitarë ḥadīthe të ngjashme, nga burime të ndryshme të shkallës “mustefīḍ” (i dobishëm) të Shkollës së Ehli Sunnetit, për kundërshtarët  e përbashkët e imāmizmit dhe xhārūdizmit, ai e hedh poshtë mendërisht gjasën e qenies së shpikur i këtij ligjërimi. (70)

Ja pra pikërisht për këtë arsye, ne nuk mund t’i quajmë si ḥadīthe të shpikura, ato ḥadīthe që dëshmojnë për ligjërimin e dymbëdhjetë imāmëve (p.m.t.) në burimet e Shkollës së Ehli Sunnetit, vetëm se janë në përputhje me mendimet e imāmitëve të mëvonshëm. Si rrjedhojë nuk mund të thuhet se janë ḥadīthe të shpikura, ato ḥadīthe që flasin për dymbëdhjetë imāmët (p.m.t.) të përcjellura nga zejditët e epokës së parë, vetëm e vetëm se janë në përputhje me mendimet e imāmitëve. Ne mund të marrim si të mirëqenë qenien e rreme e këtyre ḥadītheve, vetëm në rast se në kohën kur përcjellësi i ka përcjellur përmbajtjet e tyre bien ndesh me besimet e tyre. Për më tepër dhënia e numrit të saktë e Ebū Xhārūdit në Ḥadīthin e Leuḥasë (Pllakës), mund të jetë tërësisht e vërtetë me besimin që ai ka jetuar gjatë jetës së tij - madje dhe pas pjesëmarrjes së tij në kryengritjen e Zejdit. (71)

Pohojmë se në shtesë ndaj të tëra këtyre dukurive, ḥadīthet e dymbëdhjetë imāmëve (p.m.t.) ishin aq të përhapura në shekujt e dytë dhe të tretë të mërgimit islām në burimet e ḥadītheve të Shkollës së Ehli Sunnetit dhe imāmizmit, sa hulumtuesi duhet të kërkojë një dëshmi për të treguar se zejditët e atij shekulli nuk i kanë pranuar këto lajme. E thënë ndryshe do të ishte më shkencore, kërkimi i dëshmisë për vërtetimin e mohimeve të tyre të këtyre ḥadītheve të njohura dhe nuk është aspak shkencore të merret si e mirëqenë mbështetja në kredon e të mëvonshmëve, për vërtetimin e mosbesimin e zejditëve të epokës së parë. Si rrjedhojë vëmë theksin se prania e këtyre lloj ḥadītheve me fjalëza të tilla si “është e qartë se”, “patjetër”, “sigurisht” në dritën e çështjeve të trajtuara, nuk është i mundur shikimi i tyre sikur bien ndesh me mendimin e vërtetë të Ebū Xhārūdit dhe lënia e tyre mënjanë, përkundrazi nga ato duhet të përfitohet në krijimin e arkitekturës së mendimit të xhārūditëve të epokës së parë. Ky ḥadīth dhe dëshmitë që do të shfaqen në të ardhmen tregojnë se pavarësisht se xhārūditët e epokës së parë, i kanë mohuar ḥadīthet që lajmërojnë për dymbëdhjetë imāmët (p.m.t.), përsëri brezat e parë i pranonin këto përcjellje ashtu si degët e tjera muslimane.

Disa nga ḥadīthet që zënë vend në burimet e ḥadītheve shī‘īte dhe që përgëzojnë për dymbëdhjetë imāmët, janë përcjellur nga ana e Zijād Ibn Mundhirit i njohur ndryshe si “Ebū Xhārūdi”, i cili është njëri nga dijetarët e mëdhenj të degës zejdite...

Njëri nga dëshmitarët që mund të pretendohet për pranimin këtij pretendimi është dhe “aṣli” (dorëshkrimi autentik, thelbi) që ka mbetur në ditët e sotme, i ‘Abbād Ibn Ja‘ḳūb Reuāxhinit (i cili njihet ndryshe dhe si i njohuri “Ebū Sa‘īd ‘Uṣfūri”).(72) Sipas mendimit të disa hulumtuesve dhe ky i fundit ishte një personalitet xhārūdit dhe për më tepër ai cilësohej si njëri nga krerët e tyre në epokën e tij. (73)Ebū Sa‘īdi përveç përcjelljes së lartpërmendur ka përcjellur dhe tri ḥadīthe të ndryshme që dëshmojnë për konceptin e dymbëdhjetë imāmëve (p.m.t.):

‘Abbād ‘Amri ka përcjellur kështu nga Ebī Ḥamzai: “Unë e kam dëgjuar ‘Ali IbnḤusejnin të thotë kështu: “Nuk ka dyshim se Allāhu i krijoi nga drita e madhështisë së Tij, Muḥammedin, ‘Alīun dhe njëmbëdhjetë vetë nga brezi i tyre dhe i gjykoi ata të ngjashëm në dritën e dritave të Tij. Ata e adhuran Atë përpara krijimit të njerëzimit dhe e lëvduan dhe e shenjtëruan Atë. Dhe ata ishin imāmë nga brezi i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).

Abbād ‘Amri pëcjell kështu në mënyrë të ngritur nga EbūXhaferi (Imām Muḥammed Bākiri)(p.m.t.): “I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.): “Ka njëmbëdhjetë nāḳibë (përfaqësues), nexhībë (fisnikë) dhe muḥaddethë (të krijuar) nga brezi im. I fundit i tyre është është Ḳāimi (i Përhershmi) (p.m.t.), i cili do ta mbushë sipërfaqen e tokës me drejtësi, ashtu siç ajo ishte e mbushur me padrejtësi”.

‘Abbād ‘Amr Ibn Thābiti përcjell kështu nga EbīXhaferi (Imām Muḥammed Bākiri)(p.m.t.), ky nga i ati, ky i fundit nga etërit e tij se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëroi kështu: “Yjet në qiell janë siguri për banorët e qiellit, kur yjet e qiellit shuhen banorëve të qiellit u ngjajnë gjëra që nuk i pëlqejnë. Yjet nga brezi im që është Ehli Bejti im janë njëmbëdhjetë yje, ata janë siguri për sipërfaqen e tokës dhe për banorët e sipërfaqes së tokës”. (74)

Një pikë tjetër që të tërheq vëmendjen është se Ebū Sa‘īd ‘Uṣfūri, në asnjë përcjellje nuk i ka dhënë përparësi brezit të Imām Ḥusejnit (p.m.t.) ndaj brezit të Imām Ḥasānit (p.m.t.). Ashtu siç kanë parashikuar dhe vërtetuesit e hetuar më lart, megjithëse ai ishte një zejdit xhārūdit me katër ḥadīthet e përcjellura në këtë krye, ai bëhet një dëshmitar i rëndësishëm dhe i sigurtë i tezës e cila është pretendimi i këtij artikulli me titull: “Mbi Pranimin E Ḥadītheve Të Dymbëdhjetë Imāmëve Të Zejdizmit Të Epokës Së Parë”. (75)

Në shtesë ndaj këtyre fakteve, ne duhet të tërheqim vëmendjen, se njëri nga dëshmitarët që mund të pretendohet për pranimin këtij pretendimi është dhe “aṣli” (dorëshkrimi autentik, thelbi) që nga epoka e pranisë së imāmëve (p.m.t.) që ka mbetur deri në ditët e sotme, i ‘Abbād Ibn Ja‘ḳūb Reuāxhinit (i cili njihet ndryshe dhe si i njohuri “Ebū Sa‘īd ‘Uṣfūri”) dhe disa vepra të kufizuara si vepra me titull: “Uṣūlu Mine’l-Kāfī”(Mënyra e Mjaftuesit) e Imām Kulejnit dhe vepra të tjera përcjelljet e të cilave kanë arritur deri në ditët tona, pohojmë se janë dëshmi të otantizmit të këtij teksti. Kjo është arsyeja se ne duhet të tërheqim vëmendjen se përveç shtjellimit të gjendjes së besimit të ‘Abbād Ibn Ja‘ḳūb Reuāxhinit, ḥadīthi i katërt që ka përcjellur lidhur me çështjen e dymbëdhjetë imāmëve (p.m.t.) nga Ebū Xhārūdi, (76) në epokën e pranisë së imāmëve (p.m.t.), pra pas qartësimit të mbarë kritereve dhe vite përpara lindjes së përplasjeve të mëvonshme, ka arritur në duart e muḥaddithëve sipas gjasave, që duke u shkruar me një udhë që nuk është imāmite pas Epokës së Fshehjes. Natyrisht se një ḥadīth i tillë nga Ebū Xhārūdi, me këto veçori dhe përcjellja e një vepre në epokën e pranisë së imāmëve - veçanërisht nëse e quajmë udhën e saj me prirje zejdite xhārūdite - mund të quhet si një dokument i rëndësishëm historik, që tregon për pranimin e ḥadītheve të dymbëdhjetë imāmëve të xhārūdizmit të epokës së parë. (77)

Kështu pra deri tani ne folëm për tri nga katër çështjet e përftuara nga përcjellja e Ḥadīthit të Leuḥasë (Pllakës) së Ebū Xhārūdit. Shumë mirë por çfarë mund të thuhet për pikën e fundit?! Sipas kësaj pike trashëgimtari i fundit është Imam Ḳāimi (i Përhershmi)(p.m.t.). Vallë a bie ndesh kjo kredo me kredon e Ebū Xhārūdit dhe ndjekësve të tij?! Dëshmitë historike tregojnë se besimi në Imam Ḳāimin (të Përhershmin) (p.m.t.), zë vend në mesin e besimeve të Ebū Xhārūdit dhe vartësve të tij (78) dhe xhārūditët duke marrë për bazë këtë quhen si ata të cilë besojnë në Imām Mehdīun. (79) Nga personi i Ebū Xhārūdit janë përcjellur ḥadīthe të rëndësishme për sa i përket kohës së fundit dhe Imam Ḳāimit (të Përhershmi) (p.m.t.). (80) Nëse do ta quajmë si një shembull të duhur veprën me titull: “Tefsīr” (Komentimi) e Furāṭ Kūfīut, atëherë do të shikojmë se kjo vepër zotëron dëshmi të rëndësishme që kanë të bëjnë me çështjen e besimit të xhārūditëve të epokës së parë. Dëshmia e parë është parathënia që ka shkruar njëri nga nxënësit e Furāṭ Kūfīut në këtë komentim. Ai në këtë parathënie duke e lëvduar në mënyrë kuptimplotë Furāṭ Kūfīun me fjalët: “mjeshtri i muḥaddithëve të kohës, shejkh i nderuar” citon si më poshtë: “Unë dëshmoj se Muḥammedi (p.q.m.t.) është robi dhe i dërguari i Allāhut... Përshëndetja qoftë mbi të dhe mbi Ehli Bejtin e tij (p.m.t.)... I pari i tyre është dera e qytetit të diturisë Murteḍā Emīr Mu’minīni ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibi dhe i fundit i tyre është Imām Mehdīu (p.m.t.)... (81)

Në shtesë ndaj të tëra këtyre diturive, iu vëmë në dijeni se vepra me titull: “Tefsīr” (Komentimi) e Furāṭ Kūfīut, bart brenda saj një numër të madh cilësimesh rreth ngjarjeve të kohës së fundit dhe rreth besimit të Imām Mehdīut (p.m.t.) (82) dhe tërësia e këtyre njohurive është e mundur të konceptohet brenda një paradigme që pranon qenien vulë të Ḳāimit (të Përhershmit). Në veprën me titull: “Tefsīr” (Komentimi) e Furāṭ Kūfīut, ceket të paktën tetë herë termi Ḳāim (i Përhershëm) (83) si shpëtimtari i kohës së fundit dhe në asnjë vend kjo fjalëz nuk është përdorur në kuptimin e imāmit të nocionit të përgjithshëm, në përputhje me teorinë e kryengritjes së zejditëve. (84) Gjithashtu Furāṭ Kūfīu përcjell kështu në përmendjen e ngjarjeve të mi‘rāxhit (ngritjes në qiej) të lajmëtarit: “(Përshëndetja dhe paqja e Allāhut qofshin mbi të tërë) ‘Alīun, Fāṭimenë, Ḥasānin, Ḥusejnin dhe mbi mbarë imāmët e ngjashëm dhe Mehdīun... Mehdīu ishte një si yll ndriçues në mesin e tyre... Mua më tha: “O Muḥammed, ja pra këta janë argument...” (85)

Me kushtimin pak kujdes të këtij lajmi mund të kuptohet lehtësisht se Imām Mehdīu (p.m.t.) është vula e këtyre imāmëve dhe trashëgimtarëve.

Një pikë tjetër që të tërheq vëmendjen, është përcjellja e një lajmi tjetër në këtë kuptim të Shejkh Ṣāduḳut (p.m.t.) vetëm me anë të Furāṭ Kūfīut: (86)“…Unë pashë dymbëdhjetë drita. Sipër çdo drite me një rresht të gjelbër shkruhej emri i një trashëgimtari nga trashëgimtarët. I pari i tyre ishte ‘AlīIbn EbīṬālibi (p.m.t.) dhe i fundit i tyre ishte Mehdīu i bashkësisë sime muslimane”. (87)

Krahas rëndësisë së sqarimit të qenies vula e trashëgimtarëve të Imām Mehdīut (p.m.t.) të përcjelljes së Shejkh Ṣāduḳut (88) ka gjasa që argumentet fetare në lidhje me dymbëdhjetë imāmët (p.m.t.) janë një tregues i vijimit të pranisë në burimet zejdite në vitet e fillimit të epokës së Fshehjes së Vogël.

Përfundim dhe Vlerësim

Në këtë shkrim pasi treguam besimin e bashkësisë imāmitë ndaj Zijād Ibn Mundhirit dhe xhārūditëve të epokës së parë, shqyrtuam “Leuḥatu’l-Ḥadīthin” (Ḥadīthin e Pllakës) së përcjellur nga Ebū Xhārūdi. Në këtë përcjellje mund të diagnostifikohen katër koncepte të rëndësisë kyçe:

a. Trashëgimtarët janë nga brezi i të nderuarës Fāṭime (p.m.t.).

b. Këta njerëz janë dymbëdhjetë vetë.

c. Tre nga këta e kanë emrin Muḥammed, kurse tre ose katër e kanë emrin ‘Alī.

ç. I fundit i tyre është Ḳāimi (i Përhershmi).

Me shtjellimin e dëshmive dhe fakteve historike, arritëm në përfundimin se pika e parë dhe e fundit ishin pranuar nga ana e xhārūditëve të epokës së parë dhe se kjo nuk ishte një gjendje e diskutuar. Kurse për sa i përket pranimit të pikës së dytë dhe të tretë dhe gjasës së përcjelljes së tyre të këtyre pikave brenda epokës historike, shënjuam se kredot e tyre nuk kishin treguar mospërputhje me këto.

Shtojmë se kanë mbetur dhe përcjellje të tjera deri në ditët e sotme, që tregojnë se Zijjād Ibn Mundhiri e ka pranuar ligjërimin e dymbëdhjetë imāmëve përveç “Leuḥatu’l-Ḥadīthit” (Ḥadīthit të Pllakës):

1. Përcjellja e një rëndësie shumë të madhe në këndvështrimin e historik (numri i imāmëve). (89)

2. Përcjelljet e Kerāxhikit (numri i imāmëve dhe qenia vulë e Ḳāimit (të Përhershmit). (90)

Gjithashtu dhe nga Furāṭ Kūfīu është përcjellur një ḥadīth që dëshmon kornizën e njëjtë historike - si një shembull tejet i qartë xhārūdit afër atij të Ibn Mundhirit. (91)

Gjithashtu duhet të tregohet kujdes se një sërë diturish të pranishme lidhur me xhārūdizmin e epokës së parë, janë në shkallën e “khaberu’l-uāḥidit” (lajmit të vetëm) dhe janë përcjellje të shpërndara. Në raste të tilla hulumtuesi është i detyruar që të përfitojë nga dituritë e kufizuara, që janë në duart tona dhe këto janë dituri të rëndësishme, të cilat nuk mund të përjashtohen lehtësisht nga hulumtuesi, siç janë disa përcjellje të rëndësishme dhe të pavarura, si qenia e Ebū Xhārūdit përcjellësi i “Leuḥatu’l-Ḥadīthit” (Ḥadīthit të Pllakës), përcjelljet që Ebū Sa‘īd ‘UṣfurīdheKerāxhiki kanë kryer nga ai, përcjellja e Shejkh Ṣāduḳut e kryer nga Furāṭ Kūfīu. Në përfundim të tërë këtyre diturive dhe njohurive, pranimi i ligjërimit të dymbëdhjetë imāmëve të xhārūdizmit të epokës së parë, është e qartë se është një tezë e fuqishme mbi të cilën ia vlen të mendohet. (92)

Më qëllimin e diagnostifikimit se çfarë kanë kuptuar Ebū Xhārūdi dhe ndjekësit e tij në shekujt e parë nga imāmeti (udhëheqja), atëherë duhet t’iu drejtohet veprave që kanë mbetur nga ata dhe nëse orvatet që të rindërtohet korniza e mendimit të tyre, themi se do të përftohen përfundime që të tërheqin vëmendjen. (93) Megjithëse xhārūditët kanë një larmi ndasish mendimi me imāmitët në çështjet e imāmit si “‘iṣmeti (pafajësia), naṣṣi (argumenti fetar hyjnor), nesaku (ardhja e imāmëve në mënyrë të pashkëputur dhe të njëpasnjëshme), qartësia e diturisë dhe xhihādit dhe cilësia e “taḳijjes” (fshehjes së identitetit në rast frike dhe nevoje)”, kjo gjendje nuk duhet të quhet si një arsye për mbylljen e syve përpara mendimeve të tyre të përbashkëta.

 

Këto pika të përbashkëta i kishin çelur udhën themelimit të besimit të ndërsjelltë mes zejditëve dhe imāmitëve në epokën e pranisë së imāmëve (p.m.t.). Për këtë arsye shtendosja e vijave të kufirit të trashura dhe të theksuara në epokat e mëvonshme, do t’i ndihmojë hulumtuesit që të shtinë në dorë përshkrime më të tejdukshme lidhur me zejdizmin e epokës së parë. Ndërsa ky përshkrim është tërësisht i ndryshëm nga konceptimi i disa hulumtueve bashkëkohorë.

Burimet e Referuara:

1- ‘Abdullāh Muuāḥḥidī Muḥibbi, “Nigāhi be Tefsīr-i Furāṭ Kūfī” (Hyrje në Komentin e Furāṭ Kūfīut), ‘Ājine-ji Pejūheshi, fq. 698-700 nr: sajı: 60.

2- ‘Alī Ibn Ḥusejn Isfahānī (Ebū Ferexh), “Makātilu’ṭ-Ṭālibijjīni” (Artikujt e Nxënësve), Shtëpia Botuese: “Mektebetu’l-Ḥajdarijje” (Instituti i Ḥajdarit), viti diellor 1385, Nexhef, ‘Irāk.

3- ‘Alī Ibn Ḥusejn Mes‘ūdī, “Mur‘ūxhu’dh-Dhehebī” (Autoritetet e Dhehebīut), Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Endulusi” (Andaluzia), Bejrūt, Libān.

4- ‘Alī Ibn Ibrāhīm Ḳummīu, “Tefsīru’l-Ḳummī” (Komenti i Ḳummīut), Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Kitābi” (Libri), viti hënor 1404, Ḳum, Īrān.

5- ‘Alī Ibn Muḥammed Ḥaddād Rāḍīu, “Kifājetu’l-Etheri fi Nāṣṣi ‘ala Eimmeti’l-Ithnā ‘Asheri” (Mjaftimi i Lajmeve në Argumentet Fetare të Dymbëdhjetë Imāmëve), Shtëpia Botuese: “Bidāri” (Dritat), Ḳum, viti hwnor 1401.

6- ‘Alī Ibn Mūsā Ibn Ṭāūusi, “Jeḳīn bi Ikhtiṣāṣi Meulānā ‘Alī bi Imreti’l-Mu’minīni” (E Vërteta e Qartë e Përcaktimit të Zotëriut Tonë ‘Alīut në Prijësinë e Besimtarëve), Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Kutubi” (Librat), viti diellor 1413, Ḳum, Īrān.

7- ‘Alī Shahalizāde, “Tefsīr-i Ebū Xhārūdi” (Komenti i Ebū Xhārūdit), fq. 46-47, numër: 1, verë 92, Shtëpia Botuese: “Tefsīr-i Ehl-i Bejti” (Komenti i Ehli Bejtit).

8- ‘Alī Shahalizāde, “Tefsīru Ebī’l-Xhārūd ue Musneduhu” (Komenti i Ebū Xhārūdit dhe Zinxhiri i Tij), Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Ḥadīthi” (Ḥadīthi), viti hënor 1434, Ḳum, Īrān.

9- Aga Bozorg Tehrānī, “Zerīa ilā Teṣānīfi’sh-Shīa” (Dijetarët në Klasifikimin e Shī‘ītëve), Shtëpia Botuese: “Ismā‘īlijjāni” (Ismā‘īlitët), viti diellor 1408.

10- Aḥmed Ibn ‘Abdil‘azīz Xheuherī, “Muktedhebu’l-Etheri fi Nāṣṣi ‘ala Eimmeti Ithnā ‘Asheri” (Përgënjeshtrimi i Lajmeve në Argumentet Fetare të Dymbëdhjetë Imāmëve), Ḳum, Ṭabāṭabāīu, pa datë botimi.

11- Aḥmed Ibn ‘Alī Nexhāshīu, “Fihristu Esmāi Muṣannifi’sh-Shīa” (Indeksi i Emrave të Klasifikuesit të Shī‘ītëve), Dirājetü'n-Nūr.

12- Aḥmed Ibn Ḥusejn Ibn Gazāirī, “Kitābu’ḍ-Ḍuafā” (Libri i të Dobëtëve) (Rixhāl Ibn Gazāirī) (Muḥaddithët e Ibn Gazāirīt), Shtëpia Botuese: “Dirājetu’n-Nūri” (Aftësia e Dritës).

13- E‘aḍḥām Ferxhāmī, dhe Muḥammed Ḳāḍḥim Raḥmān Sitajishi, “Te‘ethīr-i Ebū’l-Xhārūdi ber Riuājāt-i Imāmijje” (Ndikimi i Ebū Xhārūdit në Përcjelljet e Imāmitëve), Shtëpia Botuese: “‘Ulūm-i Ḳur’āni ue Ḥadīthi” (Dituritë e Ḳur’ānit dhe Ḥadīthit), fq. 9-45, nr. 88.

14- Ebū Fetḥ Kerāxhikī, “Istibṣāri fi’n-Naṣṣi ‘ala Eimmeti’l-Eṭhāri” (Largpamësia e Argumenteve Fetare në Imāmët më të Dëlirë) (Istinṣāri) (Ndihma),Saktësimi Nga Jezdīu.

15- Ebū Sa‘īd ‘Uṣfūrī (dhe të tjerët), “‘Uṣūlu’s-Sitte ‘Asheri” (Mënyra e Gjashtë e Dymbëdhjetë Imāmëve), Shebusterīu, viti diellor 1363, Ḳum, Īrān.

16- Etan Kohlberg, “Uṣūlu Erbe‘a Mieti” (Mënyra e Katër Qindëve), fq. 69-123, nr: 17, vjeshtë, Përkthimi Nga Muḥammed Ḳāḍḥim Raḥmetī, Shtëpia Botuese: “‘Ulūm-i Ḥadīthi” (Dituritë e Ḥadīthit), viti hënor 1379.

17- Furāṭ Ibn Ibrāhīm Kūfīu, “Tefsīru Furāṭ Kūfī” (Komenti i Furāṭ Kūfīut), Shtëpia Botuese: “Uezarātu’l-Irshādi’l-Islāmī” (Ministritë e Udhëzimit Islām), viti hënor 1410, Tehrān, Īrān.

18- Ḥasān Ibn Jusūf Hilī, “Khulaṣat’l-Aḳuāli fi Me‘arifeti’r-Rixhāli” (Përmbledhja e Fjalëve në Diturinë e Muḥaddithëve), Shtëpia Botuese: “Dirājetu’n-Nūri” (Aftwsia e Dritws).

19- Ḥasān Ibn Mūsā Neubaḥtī, “Firaḳu’sh-Shīa” (Ndarjet e Shī‘ītëve), Libraria e Kuvendit, Kopja e Dorëshkrimit, nr: 10-1427.

20- Ibn Ḥaxher ‘Asḳalānī, “Tehdhību’t-Tehdhībi” (Afrimi i Afrimit), Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Fikri” (Mendimi), viti diellor 1984, Bejrūt, Libān.

21- Imām Aḥmed Ibn ‘Īsāi, “Emālī” (Veprat), Kopje e Librarisë Zejdite.

22- Imām Muḥammed Ibn Je‘aḳūb Kulejnī, “Uṣūlu Mine’l-Kāfī” (Mënyra e Mjaftuesit), Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Kutubi’l-Islāmijje” (Librat Islāmë), viti hënor 1408, Tehrān, Īrān.

23- Māhir Xherrāri, “Tefsīr Ebū Xhārūd Zijjād Ibn Mundhiri, Muḳaddime-ji der Shinaht-i ‘Aḳāid-i Zejdijje” (Komentimi i Ebū Xhārūd Ebū Xhārūd Zijjād Ibn Mundhiri, Parathënie e Sqarimit të Kredove të Zejdizmit),fq. 535-562, nr: 95, Përkthimi Nga Muḥammed Ḳāḍḥim Raḥmeti, ‘Ajine-ji Pejūhishi.

24- Merjem Kubādī, “Tefsīru Furāṭ Kūfī” (Komenti i Furāṭ Kūfīut), Shtëpia Botuese: “Pejūheshkede-ji ‘Ulūm-i Insanī” (Qendra e Diturive Njerëzore), viti hënor: 1389, Tehrān, Īrān.

25- Mirza Ḥusejn Ibn Muḥammed Taḳī Nūrīu, “Mustedreku’l-Uesāili” (Perceptimi i Ndërmjetësimeve), Shtëpia Botuese: “Muessesetu Āliu’l-Bejti” (Instituti i Familjes së Shtëpisë), viti hënor 1408, Ḳum, Īrān.

26- Muḥammed Ibn ‘Abdilāh Nāshī Ekberi, “Mesāilu’l-Imāmeti” (Çështjet e Udhëheqjes), Shtëpia Botuese: “Merkez-i Mutaelat-i Edjāni ue Medhāhibi” (Qendra e Studimeve të Feve dhe Doktrinave), viti diellor 1386, Ḳum, Īrān.

27- Muḥammed Ibn ‘Abdilāh Nishābūrī (Hākim Nishābūrī), “Mustedrek ‘ala Ṣāḥīḥajni” (Perceptimi i Dy Përmbledhjeve të Ḥadītheve të Vërteta), Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Me‘arife” (Dituria), pa datë botimi, Bejrūt Libān.

28- Muḥammed Ibn ‘Alī Ibn Bābeuejhu, “‘Ilelu’sh-Sherāji” (Mangësitë e Lajmeve), Dauerī, viti diellor 1385, Ḳum, Īrān.

29- Muḥammed Ibn ‘Alī Ibn Bābeuejhu, “Khiṣāl” (Përmbledhja), Shtëpia Botuese: “Xhāmie-ji Muderrisīn-i Hauḍa-ji ‘Ilmijje-ji” (Universiteti i Mësuesve i Oqeanit të Diturisë), viti diellor 1362, Ḳum, Teherān, Īrān.

30- Muḥammed Ibn ‘Alī Ibn Bābeuejhu, “Men Lā Jeḥdhuruhu’l-Faḳīh” (Atë që nuk e Paralajmëron Juristi), Shtëpia Botuese: “Defter-i Intishārāt-i Islāmī” (Fletorja e Botimeve Islāme), viti hënor 1413, Ḳum, Īrān.

31- Muḥammed Ibn ‘Alī Ibn Bābeuejhu, “‘Ujūnu’l-Akhbāri’r-Riḍā (a.s.)” (Burimet e Lajmeve të Imām Riḍāit (p.m.t.)), Shtëpia Botuese: “Xhihāni” (Bota), viti diellor 1378, Tehrān, Īrān.

32- Muḥammed Ibn Aḥmed Dhehebīu, “Mizānu’l-‘Itidāli fi Naḳdi’r-Rixhāli” (Peshorja e Baraspeshws nw Pwrcjelljen e Muḥaddithëve), Shtwpia Botuese: “Dāru’l-Me‘arifeti” (Dituria), viti diellor 1963, Bejrūt, Libān.

33- Muḥammed Ibn Ḥasān Seffār Ḳummīu, “Beṣāiru’d-Derexhāti” (Largpamësia e Shkallëve), Shtëpia Botuese: “Mektebetu Ājetullāh Marashī” (Ājetullāh Marashī), viti hënor 1404, Ḳum, Īrān.

34- Muḥammed Ibn Ḥasān Tūsīu, “Fihrist” (Indeksi), Shtëpia Botuese: “Dirājetu’n-Nūri” (Aftwsia e Dritws).

35- Muḥammed Ibn Ḥasān Tūsīu, “Gajbet” (Fshehtësia), Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Me‘ārifi” (Dituria), viti hënor 1411, Ḳum, Īrān.

36- Muḥammed Ibn Ḥasān Tūsīu, “Ikhtijāru Me‘arifeti’r-Rixhāli” (Përzgjedhja e Diturisë së Muḥaddithëve) (Rixhāl-i Keshshī) (Muḥaddithët e Keshshīt), Shtëpia Botuese: “Dirājetu’n-Nūri” (Aftwsia e Dritws).

37- Muḥammed Ibn Ibrāhīm Nu‘mānī, “Gajbet” (Fshehtësia), Shtëpia Botuese: “Ṣadūḳu” (Ṣadūḳu), viti hënor 1397, Tehrān, Īrān.

38- Muḥammed Ibn Mes‘ūd ‘Ajjāshī , “Tefsīru’l-‘Ajjāshī” (Komenti i ‘Ajjāshīt),Shtëpia Botuese: “Maṭbū‘atu’l-‘Ilmijje” (Shtypshkronja e Diturisë), viti diellor 1380, Tehrān, Īrān.

39- Muḥammed Ibn Muḥammed Ibn Nu‘mān Mufīdi, “Irshād fi Me‘arifeti Ḥuxhexhilāhi ‘ale’l-‘Ibādi” Udhëzimi në Urtësinë e Argumenteve të Allāhut në Robërim), Shtëpia Botuese: “Ālu’l-Bejti” (Familja e Shtëpisë), viti hënor 1413, Ḳum, Īrān.

40- Muḥammed Ibn Muḥammed Ibn Nu‘mān Mufīdi, “Risāletu’l-‘Adedijje” (Dorëshkrimi i Robëreshës).

41- Muḥammed Ḳāḍḥim Raḥmetī, “Danishnāme-ji Xhihān-i Islāmi” (Kwshillimi i Botws Muslimane), Neni: “Xhārūdizmi”.

42- Muḥammed Ḳāḍḥim Raḥmetī, “Gajbet-i Ṣugrā ue Nuhestin Buhranhā-ji Imāmijje” (Epoka e Fshehjes së Vogël dhe Shpalosja e Dëshmive të Imāmitëve), fq. 35-82, numër: 25, Shtëpia Botuese: “Tārīkh-i Islāmi” (Historia Islāme).

43- Muḥammed Kerīmī Zenxhānī Aṣli, “Dānishnāme-ji Xhihān-i Islāmi” (Këshillimi i Botës Islāme), Neni: “Tefsīr-i Furāṭ” (Komenti i Furāṭit).

44- Muḥammed Senedi, “Senedu’l-Uruetu’l-‘Uthḳā” (Zinxhiri i Lidhjes mw tw Fuqishme), “Kitābu’l-Ḥaxhxhi” (Libri i Ḥaxhxhit), Shtëpia Botuese: “Muessese-ji Kutub-iĀjetullāh Senedi” (Instituti i Librave tw Ājetullāh Senedit), viti hënor 1419.

45- Muxhtebā Ilāhī Khurāsānī, “Dānishnāme-ji Xhihān-i Islāmi” (Këshillimi i Botës Islāme), Artikulli i Ḥasān Ibn Maḥbūbit.

46- Ṣa’d Ibn Abdilāh EshariḲummīu, “Maḳālāt ue’l-Firāḳ” (Artikujt dhe Dallimet), Shtëpia Botuese: “‘Ilmī ueFerhengī” (Dituria dhe Njohuria), viti diellor 1360.

47- Sejjid ‘Ali Nejād Museuīu, “Ashinājī ba Zejdijje” (Njohja e Zejdizmit), fq. 70-102, nr: 11, Shtëpia Botuese: “Heft Āsmān” (Java ...).

48- Sejjid Ebū Ḳāsim Khūjī,“Muxhemu Rixhāli’l-Ḥadīthi” (Pwrmbledhja e Muḥaddithëve), Shtëpia Botuese: “Dirājetu’n-Nūri” (Aftwsia e Dritws).

49- Sejjid Ḥasān ‘Alī Ṭā Hā, “Xhāmi‘u’l-Etheri fi Imāmeti’l-Eimmeti’l-Ithnā ‘Asheri (a.s.)” (Përmbledhësi i Lajmeve në Udhëheqjen e Dymbëdhjetë Udhëheqësve (p.m.t.)), Shtëpia Botuese: “Muessesetu’l-Islāmī” (Instituti Islām), viti hënor 1414, Ḳum, Īrān.

50- Sejjid Ḥusejn Muderrisī Ṭabāṭāīu, “Mirāth-i Mektūb-i Shīa ez Seh Ḳarn-i Nuhestin-i Hixhrī” (Trashëgimia e Shkrimeve të Shī‘ītëve në Shekujt e Parë të Mërgimit), Përkthimi Nga Resūl Xhāferijjāni dhe ‘Alī Kurāī, viti diellor 1386, Muerrih, Īrān.

51- Sejjid Muḥammed Riḍā Xhelālī Ḥusejnī, “Imāmijje ue’z-Zejdijje Jeden bi Jedin fi Himājeti Turāthi Ehli’l-Bejti” (Imāmitët dhe Zejditët Dora e Dorës në Ruajtjen e Trashëgimisë së Ehli Bejtit”, fq. 274-320 Shtëpia Botuese: “Ulūmu’l-Ḥadīthi”(Dituritë e Ḥadīthit).

52- Sejjid Muḥammed Riḍā Xhelālī Ḥusejnī, “Xhihādu’l-Imāmi’s-Sexhxhādi” (Xhihadi i Imām Sexhxhādit), Shtëpia Botuese: “Mexhmeu’l-‘Ālemī li Ehli’l-Bejti” (Përmbledhja Botërore e Ehli Bejtit), viti hënor 1431, Bejrūt, Libān.

53- Shejkh ‘Abdullāh Māmekānīu, “Tenkīhu’l-Maḳāl fi ‘Ilmi’r-Rixhāli” (Përmbledhja e Artikujve në Diturinë e Muḥaddithëve), Shtëpia Botuese: “Ṭābetu’l-Murteḍauijje” (Shtypshkronja e të Kënaqurve), pa datë botimi. Nexhef, ‘Irāḳ.

54- Shejkh Ḥurr ‘Āmilī, “Uesāilu’sh-Shī‘a” (Ndërmjetësimet e Shī‘ītëve), Shtëpia Botuese: “Muessesetu Āli’l-Bejti (a.s.)” (Instituti i Familjes së Shtëpisë (p.m.t.)), viti hënor 1409, Ḳum, Īrān.

55- Wilfred Madelung, “Firḳahā-ji Islāmī” (Ndarjet Islāme), Përkthimi Nga Ebū Ḳāsim Sirrī, Shtëpia Botuese: “Intishārāt-i Esātīri” (Botimet e Rreshtave), viti hënor 1381.

56- Xhafer Ibn Muḥammed Ibn Kuluejhu, “Kāmilu’z-Zijārāti” (Plotësuesi i Vizitave), Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Murteḍauijje” (Të Kënaqurit), viti diellor 1356, Nexhef, ‘Irāḳ.

57- Xhafer Subḥānī, “Buḥūthi fi Milel ue’n-Niḥali” (Çështjet e Kredove dhe Sekteve / Ṭarīḳateve), Shtëpia Botuese: “Muessesetu’l-Imāmi’ṣ-Ṣādiḳi” (a.s.) (Instituti i Imām Ṣādiḳut (p.m.t.)), Ḳum, Īrān.

58- Xhāsim Ḥusejni, “Tārīkh-i Sijāsi-ji Gajbet-i Imām-i Deuazdehum” (Historia Politike e Epokës së Fshehtësisë dhe Vijimi i Tyre), Përkthyes Ājetullāh Tehrānī, Shtëpia Botuese: “Emīr-i Kebīr” (Prijësi i Madh), viti diellor 1385.

Burimi: Medya Şafak