Izrael

Autoritetet izraelite shkatërrojnë shtëpinë e palestinezit në Tira

Autoritetet izraelite në agim të hënën shkatërruan një shtëpi në pronësi të palestinezit në qytetin  arab të Tiras në rrethin qendror të Izraelit (tokat e pushtuara më 1948) me pretekstin e ndërtimit pa leje.

Shtëpia i përkiste një banori lokal të quajtur Islam Kashua dhe u rrafshua me tokën pa njoftim paraprak, sipas të afërmve të pronarit të shtëpisë.

Dëshmitarët okularë thanë se forcat e policisë izraelite rrethuan lagjen ku ndodhi prishja dhe parandaluan çdo qytetar të afrohej në zonë ndërsa buldozerët po rrëzonin shtëpinë.

Për dekada, Izraeli ka ndjekur një politikë të dëbimit të detyruar dhe prishjes së shtëpive të palestinezëve që jetojnë nën okupim në zonat Palestineze dhe shtëpive të Arabëve në Izrael.

Në vitet e fundit, shkalla e shkatërrimit të kryer kundër pronës palestineze në Izrael dhe zonat palestineze të Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit ka arritur një nivel të paparë.

Burimi: The PIC