Izraeli: ISIL-i nuk mund të pushtojë Irakun
Një raport i lëshuar nga Qendra Kombëtare e Institutit të Kërkimeve të Sigurisë Izraelite deklaroi se i ashtuquajturi Shteti i Irakut dhe Shamit (Da'ish apo Isil) nuk është në gjendje për të pushtuar Irakun ose të kontrollojë zona të gjera në të.
Raporti shtoi se numri i forcave të
Shtetit të Irakut dhe Shamit (Da'ish apo Isil) nuk ka më shumë se 10.000
luftëtarë, të cilët me këtë numër nuk mund të pushtojnë Bagdadin ose ta kontrolluar
atë.
Ai shtoi se Da'ish arriti të pushtojë
disa pjesë të Irakut, sepse njerëzit nuk luftuan kundër tyre.
Njerëzit mendojnë se Da'ish nuk
është më e keqe se vetë qeveria e kryeministrit Nuri al-Maliki-së, shtoi
raporti izraelit.
Raporti theksoi se Da'ish nuk
përbën kërcënim për Izraelin në kohën e tanishme, por kur i referohemi financave
të Da'ish apo marrëdhëniet e tij me organizatat tjera terroriste ndoshta mund të synojnë Izraelin.
Instituti, i kryesuar nga Amos Jadlin,
një oficier i Forcës Ajrore të Izraelit (IAF), zëvendës komandant, më parë drejtor i Bet Shin
dhe drejtori aktual i Institutit të Universitetit të Tel Avivit për Studime të Sigurisë
Kombëtare (INSS), theksoi se Da'ish është pjesë e Kampit të Xhihadit Botërore, i cili dëshiron të krijojë
një shtet islamik në rajon, të ngjashëm me talebanët, por konflikti i brendshëm
në mes të liderit të tij, Ebu Bekr
el-Bagdadi dhe të al-Kaidës, Ajman al-Zavahiri rezultoi në dëbimin e Da'ish-it nga
aleanca e bërë nga al-Kaida me grupet të
tjera kryesore Islame.
Raporti shtoi se “media po i ekzagjeron aftësitë e Da'ish-t, duke e rritur numrin e luftëtarëve të organizatës.”
Raporti vuri në dukje se numri i
luftëtarëve nuk i kalon 10.000, duke përfshirë edhe disa të huaj.