Iraku

Ushtarët e ushtrisë së Irakut rimarrin kontrollin e plotë të Tikritit

Ushtria e Irakut, e përkrahur nga mijëra persona të armatosur të fiseve dhe forcave vullnetare, kanë rimarrë kontrollin e plotë të qytetit verior Tikrit nga terroristët tekfiristë të ashtuquajturit Shteti Islam i  Irakut dhe Sirisë (ISILI).


    Sipas raporteve, burimet e sigurisë thonë se forcat ushtarake arritën  të rimarrin kontrollin e qytetit nga militantët e lidhur me Al-Qaidën, të shtunën


     Kjo fitore vjen pasi forcat qeveritare sulmuan pozicionet e terroristëve tekfiristë nga katër drejtime të ndryshme.


     Zhvillimi i ri do të mund të lehtësojë përparimin e ushtrisë irakiane drejt Baixhi-it dhe Mosulit.


     Ndërkohë, një numër i papërcaktuar i militantëve u vranë dhe të paktën 20 automjete që u përkasnin terroristëve u shkatërruara gjatë raundit të fundit të operacioneve pranë qytetit të Samarra.


     Në një zhvillim tjetër, terroristët e ISIL-it dërmuan Irakun e veriut, kanë rrëmbyer dhjetra civilëve shi’itë dhe shkatërruan disa objekte fetare.


    Human Rights Watch (HRW) thotë se terroristët  tekfiristë kanë  sulmuar dy fshatra në afërsi të qytetit të Mosulit dhe urdhëruan  banorët e saj të largohen nga shtëpitë e tyre para se të marrë peng të paktën 40 njerëz.


    Ushtarët e ushtrisë së Irakut kanë qenë të angazhuar në luftime të rënda me terroristët në fronte të ndryshme dhe deri më tani kanë qenë në gjendje të largojnë militantët në disa vende.