Forcat cioniste ndalojnë palestinezët të marrin pjesë në Namazin e Xhumasë në Xhaminë Al-Aksa
Forcat e regjimit Sionist parandaluan rreth 2,000
besimtarë palestinezë të hynin në xhaminë Al-Aksa për të kryer Namazin e së Premtes.
Forcat e regjimit okupues përmendën mungesën e lejeve për të parandaluar palestinezët të hyjnë në xhami, raportoi RT Arabisht.
Pengesat u instaluan në disa nga portat e xhamisë për të parandaluar hyrjen.
Media lokale tha se autoritetet izraelite ndaluan ata nën 50 vjeç të hynin në Al-Aksa, duke kontrolluar identitetin e besimtarve dhe duke ndaluar disa prej tyre.
Kompleksi i Xhamise Al-Aksa u mbyll dy herë për disa muaj pasi pandemia e koronavirusit goditi Palestinën në muajin Mars. Mbyllja e parë ishte në mes të marsit deri më 31 maj, ndërsa e dyta në shtator zgjati për një muaj, duke u rihapur më 18 tetor.
Xhamia Al-Aksa është një nga vendet më të shenjta në Islam. Myslimanët besojnë se Profeti Muhammed (a.s.) u ngjit në qiell nga atje, siç përmendet në Ku’ran. Ishte gjithashtu Kibla e parë e Islamit, drejtimi drejt të cilit myslimanët duhet të drejtohen për t'u lutur, para se të ndryshohen në Mekë.
Burimi: IQNA