Kerkimet Filozofike Fetare

Analizë Historike: Si U Arrit Nga Gadīr Humi Në Thaḳīfe?!

Njëra nga pyetjet themelore të përmendura në mbi çështjen e Gadīr Humit është kjo: “Megjithëse kishte kaluar një kohë pakëz më tepër se dy muaj nga ngjarja e Gadīrit dhe mbledhjes së Thaḳīfesë, vallë çfarë lloj shndërrimesh u përjetuan në shoqëri, që i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) kishte mbetur i detyruar që t’i jepte urdhër ushtrisë së Usāmes për imobilizim dhe nxori përpara syve për herë të dytë çështjen e letrës, kutisë së lapsit dhe bojës së shkrimit?! Cilat palë ishin aktive në këtë epokë?!

Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

Njëra nga pyetjet themelore të përmendura në mbi çështjen e Gadīr Humit është kjo: “Megjithëse kishte kaluar një kohë pakëz më tepër se dy muaj nga ngjarja e Gadīrit dhe mbledhjes së Thaḳīfesë, vallë çfarë lloj shndërrimesh u përjetuan në shoqëri, që i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) kishte mbetur i detyruar që t’i jepte urdhër ushtrisë së Usāmes për imobilizim dhe nxori përpara syve për herë të dytë çështjen e letrës, kutisë së lapsit dhe bojës së shkrimit?! Cilat palë ishin aktive në këtë epokë?! Sa ndarje shfaqnin veprimtari?! Vallë përse i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) në një kohë afër ndërrimit jetë të tij përveç (dhënies shtysë së ushtrisë së Usāmes dhe kërkesës së letrës, kutisë së lapsit dhe bojës së shkrimit), përse nuk e theksoi edhe një herë kujdestarinë e Imām ‘Alīut (p.m.t.)?! Cili është roli i ḳurejshëve në këto lëvizje dhe si kanë mundur që ta luajnë këtë rol?!

Por më e rëndësishmja, vallë përse historia ka mbetur e heshtur ndaj ngjarjeve që kanë ndodhur brenda këtyre dy muajve?! Sepse ne e dimë se historia ka shënuar hollësitë më të vockla të jetës së nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Këtu kur hulumtuesi ia drejton vetes pyetjen themelore të drejtuar në formën: “Vallë a ishin këto më të rëndësishme se lëvizjet e kryera me qëllimin e harresës së Gadīr Humit, sa të tjerat as që u cekën?!” është e natyrshme se do ta mendojë përgjigjen dhe në këtë mënyrë do t’i çelë udhën zgjerimit ë horizontit të diturive në këtë çështje.

Cilat shenja na çojnë në hallkat e humbura mes ngjarjes së Gadīr Humit dhe Thaḳīfesë?!

Ne shenjat e përmendura mund t’i radhisim si më poshtë:

Njëra nga këto është ngjarja e Ushtrisë së Usāmes. I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) caktonte si kryetarin e ushtrisë në mesin e një ushtrie, ku merrnin pjesë “muhāxhirët” (mekkasit) dhe “enṣārët” (medīnasit) Usāmen, një djalë mjaft të ri (që ishte afërisht 18-19 vjeç) dhe synonte që ta dërgonte ushtrinë në epokën më të vështirë, në pikën më të largët.

Në pamje të parë synimi ishte hakmarrja e Zejd Ibn Ḥārithes duke luftuar me romakët, megjithatë lind pyetja: “Vallë përse pikërisht në atë kohë?! Dhe përse ky njeri?!” Teksa “muhāxhirët” dhe “enṣārët” merrnin pjesë në këtë ushtri, vallë përse njerëz të dashur si i nderuari ‘Alī (p.m.t.) dhe Ebū Dherri, Selmān Fārīsīu dhe Miḳdād Ibn ‘Amri përse u përjashtuan nga ky imobilizim?! Ja pra nga këtu mund të kuptojmë se i nderuari dërguar (p.q.m.t.), kishte dashur që të bënte përgatitje, kundrejt rrymës kundërshtare të prijësisë së Imām ‘Alīut (p.q.m.t.).

Një shenjë tjetër është ngjarja e lapsit dhe bojës së shkrimit. Përballë urdhrit të rëndësishëm të të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) (të sjelljes së lapsit dhe bojës së shkrimit), një njeri që është nuk kishte peshë (prijësi i dytë) ka mundur të thotë: “Nuk ka dyshim se ky njeri flet përçart!” dhe nuk e ka çuar këtë kërkesë në vend.  Ndërsa shihet si një njeri i vetëm ai që e thotë këtë në këndvështrimin me qendër argumentin fetar, drejtimi analitik e bën të detyruar hetimin në mënyrë serioze të ngritjes së pyetjes: “Vallë si ia ka dalur mbanë ky njeri në arritjen e qëllimit e tij?!” Kur ky njeri ka kundërshtuar, vallë përse të pranishmmit e tjerë në shtëpinë e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) e kanë ndihmuar atë?! Kjo do të thotë se kjo lëvizje ndikuese kishte hyrë deri në shtëpinë e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) dhe lajmet vazhdimisht arrinin në Xhurf, kështu që këta njerëz lajmëroheshin për ngjaret që ndodhnin në shtëpinë e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Në një vend ceket fjalëza: “Një burrë tha...”, kurse në një vend tjetër kalon thënia: “Ata thanë se...”. Qasja me qendër analizën nxjerr kuptime të rëndësishme nga kjo thënië: “Ata thanë se...” dhe kjo nënkupton se “atje kishte një çetë dhe një palë, sepse nuk është e mundur thënia e një gjëje të tillë e një njeriu të vetëm, si dhe moskundërshtimi i askujt”.

Cilat palë ishin aktive gjatë çastit të ndërrimit jetë të të dërguarit të Allāhut?!

Palët aktive që ishin aktive në muajt afër ndërrimit jetë të të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) ishin si vijon: “Enṣārët” (Medīnasit) e përbërë nga farefiset Eus dhe Khazrexh, “muhāxhirët” (mekkasit) e parë ḳurejshë që ishin pala më e afërt me të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.) dhe “muhāxhirët” që kishin ardhur pas “Fet’ḥut” (Çlirimit).

Dhe farefisi i ḳurejshëve ndahej në dy pjesë: “ḳurejshu’sh-sherīfi” (ḳurejshët fisnikë, e nderuar) dhe “ḳurejshu’l-uedī” (ḳurejshët e dorës së dytë, shkallës së poshtme) dhe në këtë klasifikim fisnikëria, pasuria dhe fuqia shoqërore vlerësohej e lidhur me fuqinë e ndikimit të ngjarjeve. Në mesin e anëtarëve të “ḳurejshu’sh-sherīfit” (ḳurejshëve fisnikë) mund të sjellim si shembull farefiset e bijve të Hāshimit, bijve të Maḥdūmit dhe bijve të ‘Abduddārit, ndërsa në mesin e anëtarëve të “ḳurejshu’l-uedīt” (ḳurejshëve të dorës së dytë) zinin vend farefisi i bijve të Tejmit dhe i bijve të ‘Adīt.

Farefiset e “ḳurejshu’l-uedīt” (ḳurejshëve të dorës së dytë) si bijtë e Tejmit dhe bijtë e ‘Adīt luajtën rolin më të madh në ngjarjet në vitet e fundit të jetës së të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Kurse farefiset e “ḳurejshu’sh-sherīfit” (ḳurejshëve fisnikë) në përgjithësi u përfshinë në Medīnë pas çlirimit të Mekkës dhe anëtarët e tyre shtinë në dorë cilësi të fuqishme drejtuese. Deri në atë masë sa dhe i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) duke u marrë shkas nga këto veçoritë e tyre, i përfitoi nga ata duke i caktuar detyra në rajonet e Jemenit dhe Ḥixhrit. Kjo bashkësi duke qenë se kishte një burim me të shkuar të errët dhe si pasojë e luftimit kundër Islāmit, nuk mund të zinte vend në mesin e ngjarjeve dhe nuk kishte mundësi që të bëhej faktori kryesor në krye të tyre. Krahas kësaj brenda një kohë të shkurtër, ata arritën që t’i përdornin si urë “ḳurejshu’l-uedīn” (ḳurejshët e dorës së dytë) në arritjen e qëllimeve të tyre.

Një palë tjetër aktive në vitet fundit gjatë jetës së nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) ishin dhe dyfytyrëshit. Krahasimi i mënyrës të sqarimit të Ḳur’ānit Famëlartë të ngjarjeve, në dallim me stilin e përcjelljes së ngjarjeve të historianëve të sjell në mendje këtë pyetje: “Ndonëse një pjesë e rëndësishme e ājeteve të Ḳur’ānit Fisnik, të zbritura në vitet e fundit të jetës së të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) bëjnë fjalë për dyfytyrëshit, vallë përse në librat e historisë nuk zënë vend gjëra të rëndësishme që kanë të bëjnë më dyfytyrëshit?! A është asgjësuar plotësisht një bashkësi kaq e rëndësishme pas ndërrimit jetë të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)?! Por kush ishin këta, ku shkuan dhe si u pajtuan me rrymën mbizotëruese?!

Shenjat se ngjarja e Thaḳīfesë kishte qenë e planifikuar qëmoti

Ne duhet që të prekim përdorimin e shpeshtë të fjalës “felte” në lidhje me ngjarjen e Thaḳīfesë dhe fjalinë “Zotimi ndaj Ebū Bekrit ishte një “felte” një punë që ndodhi në çast dhe Allāhu na ruajti nga e keqja e Tij”. Kjo fjalë ka kuptimin: “një punë e nxituar, e përshpejtuar dhe pa plan”. Ngjarjanë çastit e zotimit, teksa kryesisht përfytyrohet si një pikë dobësie për rrymën mbretëruese, sipas hulumtimeve të fundit historike thënia “felte” dhe theksi që vihet në të, në të vërtetë është një pengim përgënjeshtrues përpara hulumtuesit dhe synimi i saj thelbësor është pengimi i vënies pas të dhënës.Shprehem kështu sepse këto ngjarje të japin përshtypjen se nuk ishin të rastësishme në kuptimin e plotë të fjalës dhe ishin planifikuar qëmoti. Pavarësisht kësaj duke paraqitur disa vështrime historike analitike, do të dalë në dritë në një mënyrë të bukur se kjo punë kishte qenë e planifikuar qëmoti:

1. Si fillim Thaḳīfeja ishte përbërë kryesisht nga dora e “enṣārëve”. Këtu pyetja thelbësore është kjo: “Kjo bashkësi qëishte kaq besnike ndaj urdhrave të të dërguarit (p.q.m.t.) vallë përse ishte pararoja e kësaj pune?!” Si përgjigjje themi se anëtarët e “enṣārëve” duke parë këtë plan dhe komplotet, e kuptuan se i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) në çastet e fundit të jetës së tij, ishte i pashpresë se çështja e Gadīr Humit do të arrinte synimin e saj. Gjithashtu ata kishin dëgjuar me veshë nga gjuha e bekuar e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) dhe urdhrin e thënë “muhāxhirëve”:“Nëse kaloni në qeveri silluni mirë me “enṣārët””.

2.Ngjarjet e rrjedhura në çastet e fundit të jetës së nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) - si mbledhja e Ushtrisë së Usāmes dhe çështja e kërkimit të lapsit dhe bojës së shkrimit - tregojnë për praninë aktive të një pala homogjene në skenë, krijimin e lidhjes së saj me shtëpinë e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) dhe marrjen e lajmeve nga ajo, si dhe pengimin e lëvizjes së Ushtrisë së Usāmes. Gjithashtu mund të ceken dhe reagimet e shfaqura nga disa njerëz në çastin kur u dëgjua lajmi i ndërrimit jetë të të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Kur në Medīnë u dëgjua lajmi i ndërrimit jetë të të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.), prijësi i dytë nxorri shpatën dhe tha se i dërguari (p.q.m.t.) nuk kishte vdekur. Mendja planifikuese pas kësaj rryme, ishte Ebū Bekri që gjendej në rajonin e Ṣunḥut në rrethinat e Medīnesë dhe i duhej një rast për ta çuar veten në Medīne. Pasi Ebū Bekri erdhi në Medīnë dhe pa të nderuarin e dërguar (p.q.m.t.) iu drejtua ‘Umerit duke i thënë: “Çfarë po bën kështu?!”, ndërsa ky i fundit ia ktheu: “I dërguari (p.q.m.t.) nuk kishte vdekur”. Atëherë Ebū Bekri lexoi ājetin ḳurānor:“وَمَا مُحَمَّدٌ إِلَّا رَسُولٌ قَدْ خَلَتْ مِنْ قَبْلِهِ الرُّسُلُ ۚ أَفَإِنْ مَاتَ أَوْ قُتِلَ انْقَلَبْتُمْ عَلَىٰ أَعْقَابِكُمْ ۚ وَمَنْ يَنْقَلِبْ عَلَىٰ عَقِبَيْهِ فَلَنْ يَضُرَّ اللَّهَ شَيْئًا ۗ وَسَيَجْزِي اللَّهُ الشَّاكِرِينَ”(Dhe Muḥammedi nuk ishte tjetër vetëm se i dërguar. Me të vërtetë dhe përpara tij kishte të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose vritet, a do të ktheheshit ju pas e më pas (nga feja ose lufta)? Dheai cili kthehet pas, ai nuk i bën dëm Allāhut aspak dhe Allāhu do t’i shpërblejëfalenderuesit). (Āli ‘Imrān, 144) Pas kësaj ‘Umeri e pyeti: “A është ky ājet nga Ḳur’ani?! Unë nuk e kam dëgjuar atë më parë, nuk e dija”. Por ç’është e vërteta ungji i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) ‘Abbāsi ia kishte lexuar të njëjtin ājet më parë.

3. Dëshmia e tretë, përputhja e palës së Thaḳīfesë. Kur Ebū Bekri, ‘Umeridhe Ebū‘Ubejde Xherrāḥu, hynë në Thaḳīfe ata flisnin jashtëzakonisht në harmoni, përputhje, bukur si ta kishin projektuar më parë këtë. Me fjalë të sigurta dhe me fjalë me vend, ata pasi shkaktuan humbjen në bashkësinë masive të “enṣārëve” dhe kur u ngërdheshjet dhe ulërimat e tyre pushuan, atëherë ata ua këshilluan prijësinë me mirësjellje njëri-tjetrit! Ata vazhduan që ta shfaqnin këtë njëshmëri në mënyrë jashtë mase në përputhje me njëri-tjetrin dhe në epokën e prijësisë që ndoqi. Këtu na tërheqin vëmendjen ‘Umeri si kryetari i vërtetë i qeverisë dhe Ebū ‘Ubejde Xherrāḥu si fuqia e vërtetë ushtarake jashtë kufinjve.

Vallë si i përdorën farefisii “ḳurejshu’sh-sherīfit” (ḳurejshëve fisnikë) si urë farefisin e“ḳurejshu’l-uedīt” (ḳurejshëve të dorës së dytë)?!

Në vështrimin historik të përqendruar në analizë, arrihet në përfundimin se “ḳurejshët fisnikë” në ditët e fundit të jetës së të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.), kishin ngurruar në krijimin e lidhjes me bijtë e Hāshimit dhe me rrymat e “ḳurejshëve të dorës së dytë”. Arsyeja e mosmarrjes pjesë e “ḳurejshëve fisnikë” në lëvizjen e bijve të Hāshimit, ishte garimi i ashpër me ta dhe qenia e të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) kandidat fisnik të bijve të Hāshimit. Ata ushqenin hem armiqësi hem urrejtje ndaj Imām ‘Alīut (p.m.t.), sepse i madhi i tyre ishte vrarë nga dora e Imām ‘Alīut (p.m.t.). Njëpikë tjetër e rëndësishme ishte se shumica e humbjevetë tyre, ishin shkaktuar nga dora e Imām ‘Alīut (p.m.t.)bashkë me duart e “enṣārëve”.Nga ana tjetër dimë dhe se në luftrat e zhvilluara me idhujtarët shumë pak vetë nga ana e “ḳurejshëve fisnikë” ishin vrarë nga duart e “ḳurejshëve të dorës së dytë”, në luftrat e zhvilluara me idhujtarët.

Kjo është arsyeja kryesore epjesëmarrjes së “ḳurejshëve fisnikë” në lëvizjen e “ḳurejshëve të dorës së dytë” dhe nga ana tjetërata ishin në dijeni dhe të kësaj: “Nëse qeveria do të kalonte në duart e bijve të Tejmit ose të bijve të ‘Adīt, ata do t’i dilnin lehtësisht jashtë kësaj dinastie, por nëse ajo do tëkalontenë duart e bijve të Hāshimit, atëherë puna nuk dotë ishte aqe lehtë. Gjithashtu“ḳurejshit e dorës së dytë” në epokën e sundimit të tyre, si pasojë e opozitës së tyre me “enṣārët” dhe bijtë e Hāshimit, atëherëdo të ishin të detyruar të shfrytëzonin ndihmën e “ḳurejshëve fisnikë”.

Kurse “ḳurejshët fisnikë” duke marrë detyra në këtë pushtet, dalëngadalë do të çelej udha e shtënies në dorë të drejtimit në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo është arsyeja që në vitet e para të qeverive të tyre nuk u dëgjuan shumë zhurma. Vetëm në një rrëfim ndonëse përcillet se Ebū Sufjani kishte ardhur në shtëpinë e Imām ‘Alīut (p.m.t.) pas zgjedhjes së Ebū Bekrit, arsyeja e kësaj ishte se në muajt e fundit ai nuk kishte qenë në Medīnë dhe nuk ishte në dijeni të ngjarjeve. Kur e mësoi çështjen dhe ai mbeti i kënaqur.

Njëra nga dëshmitë e ndikimit të shtresëss së epërme të“ḳurejshëve fisnikë” nënjëmënyrë në përputhje me qeverinë, është dhe ngjarja e testamentit të Ebū Bekrit nëçastet e fundit tëjetës së tij. Në atë epokë‘Uthmāni i cili ishte ngarkuar me detyrën e qenies shkrues i EbūBekrit, ishte i pranishëm në shtratine tijtëvdekjesdhe po shkruante testamentin e prijësit. Sapo Ebū Bekri nisi të flasë dhe të thotë: “Japra ky është testamenti i EbūBekrit...” i bie të fikët. Dukeqenë se ‘Uthmāni mendoi se ainuk do vinte më në vete ai shkroi: “Prijësi im është ‘Umeri” duke e plotësuar vetë testamentin e tij. Kur Ebū Bekrierdhi në vete pas një kohe të shkurtër ai pyeti për testamentin e tij, ndërsa ‘Uthmāni ia ktheu: “Ti ke thënë kështu”. Kurse Ebū Bekri i dha këtë përgjigje duke i thënë: “Pjesën e fundit nuk e shkrova unë, e shkrove ti por e shkrove mirë”!

‘Uthmāni,i dha vend në skenën e testamentit përfaqësuesit të vërtetë në qeveri. Fakti se ‘Uthmānido tëbëhej njeriu i tretë nëprijësi, ishte e qartë që në fillim të ngjarjes së Thaḳīfesëdhe kur ai erdhi në pushtet, Ebū Sufjani shprehu pikërisht kështu:“Qeveria doli nga bijtë e Tejmit dhe ‘Adīt dhe erdhi tek ne, silleni atë si një top në mesin tuaj, që të arrijë tek fëmijtë tuaj!” Pra kini kujdes që të mos ta humbni pushtetin!

Burimi: Medya Şafak