Mbi 100 kolonistë e përdhosin Xhaminë Al-Aksa nën mbrojten e policisë
Dhjet ëra kolonistë hebrenj të hënën në mëngjes sulmuan Xhaminë Al- Aksa dhe shkatërruan oborret e saj nën një mbrojtje të rreptë të policisë.
Të paktën 117 kolonistë vizituan oborret e xhamisë në grupe, veçanërisht zonën lindore të saj, dhe disa prej tyre u panë duke kryer lutje talmudike, sipas burimeve lokale.
Studentët e instituteve fetare hebraike ishin gjithashtu në mesin e atyre kolonistëve që defiluan ne Xhami në në orët e mëngjesit.
Xhamia Al Aksa është e ekspozuar ndaj përdhosjeve të përditshme nga kolonët hebrenj dhe forcat e policisë në mëngjes dhe pasdite, përveç të premteve dhe të shtunave.
Policia izraelite mbylli portën al-Maghariba, e cila përdoret nga hebrenjtë për të hyrë në Xhami, në ora 10:30 pasi kolonët përfundojnë udhëtimet e tyre të mëngjesit në vendin e shenjtë. Më vonë pasdite, e njëjta portë është rihapur për turne në mbrëmje nga kolonët.
Gjatë pranisë së kolonëve brenda kompleksit të Xhamisë Al-Aksa , kufizimet e hyrjes u janë shqiptuar besimtareve myslimanë në hyrjet që çojnë në Xhami dhe letërnjoftimet e tyre merren derisa të largohen nga vendi i shenjtë.
Burimi: The PIC