Izrael

Ushtria izraelite fillon bastisjet në sabah në Khan Yunis

Aeroplanët luftarakë dhe tanket izraelitë të vendosur në vijën kufitare lindore në sabah të hënën, bombarduan tri objektiva në Khan Yunis në Rripin jugor të Gazës.

Burime lokale i thanë reporterit të Qendrës Palestineze të Informacionit se aeroplanët luftarakë izraelitë qëlluan  me dy raketa  një tokë bujqësore në lindje të qytetit Khan Yunis.

Ndërkohë, tanket izraelite afër vijes  kufitare  hapën zjarr në dy poste rezistence në veri dhe në jug të Khan Yunis.

Nuk u raportuan lëndime në sulme, por ndërtesat dhe shtëpitë fqinje me objektivat e raketes  pësuan dëme të pjeseshme.

Ushtria izraelite okupuese pretendoi se sulmet erdhën si përgjigje ndaj balonave të zjarrit të nisura nga Rripi i Gazës drejt vendbanimeve fqinje izraelite një ditë më parë.

Burimi: The PIC