Izraeli fillon sulmet ajrore kundër pozicioneve të Hamasit në Gaza
Ushtria izraelite nisi sulme ajrore të reja kundër pozicioneve të grupit palestinez të rezistencës Hamas në Rripin e rrethuar të Gazës.
Tanket dhe avionët luftarakë të regjimit Tel Aviv sulmuan kompleksin ushtarak të Hamasit dhe infrastrukturën nëntokësore, të shtunën vonë, sipas mediave izraelite.
Raportet e mëparshme nga burime palestineze thanë që një post vëzhgimi afër kampit të Burejxhit ishte nën sulme të përsëritura.
Izraeli pretendon se sulmet e së shtunës u nisën në shenjë hakmarrjeje për hedhjen e bombave me balona.
Në shenjë hakmarrjeje për sulmet izraelite, grupet palestineze filluan sulme me raketa kundër Izraelit, duke lënë të paktën pesë të plagosur.
Hamasi më herët ishte zotuar të rritë presionin e tij mbi ushtrinë izraelite pasi dy fëmijë u plagosën gjatë sulmeve të natës të së premtes në Gaza.
Të premten, Izraeli filloi sulme të reja ajrore dhe tokësore kundër caqeve në të gjithë Rripin e rrethuar të Gazës.
Aeroplanët e luftës, helikopterët dhe tanket izraelitë bombarduan edhe një herë pozicionet në enklavën e bllokuar, duke pretenduar se ato ishin pozicione të mbajtura nga lëvizja palestineze e rezistencës së Hamasit.
Në një deklaratë të lëshuar pas sulmeve, ushtria izraelite tha se sulmet u kryen në përgjigje të një numri të balonave të zjarrtë të dyshuar të dërguar nga Gaza në territoret e okupuara, dhe në shënjestër të "kompleksit të forcave detare, infrastrukturës nëntokësore dhe vëzhgimeve" që i përkisnin Hamasi.
Regjimi izraelit çdo herë fillon sulme kundër pozicioneve në enklavën e bllokuar, duke akuzuar grupet e rezistencës atje për lëshimin e raketave.
Gaza ka qenë nën rrethimin e Izraelit që nga qershori i vitit 2007, gjë që ka shkaktuar një rënie të standardit të jetës.
Burimi: Press Tv